[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Korrigjime gabimesh shtypi
Rreshti 38:
=== Ekzegjeza e kuranit (''tafsīr-i'') ===
 
Për shumë pasazhe të kuranit jep [[Ekzegjeza e kuranit|ekzegjeza]] (''shpjegimi, komentimi'') e kuranit, (''tafsīr''-i ose ''tefsir''-i), hollësira që janë me rëndësi për trajtimin e Muhametit si figurë historike dhe si themelues i fesë sipas kuptimit islamik. Ekzegjetët e kuranit kanë mbledhur të dhënat mbi arsyet historike të zbulesës (arabisht أسباب النزول = asbab an-nuzul) së vargjeve të caktuara, sipas burimeve më të vjetra të historiografisë islamike, duke i komentuar ato në veçanti. Kështu u zhvillua një degë e pavarur e ekzegjezës së kuranit që iu përkushtohej vetëm atyre vargjeve kuranike, zbulesa e të cilave lidhej me ngjarje të caktuara nga jeta e Muhametit.<ref>Për rëndësinë e kësaj dege të ekzegjezës së kuranit shih: Michael Lecker: ''Muslims, Jews & Pagans''. Studies on Early Islamic Medina. (''Myslimanët, çifutët dhe paganët. Studime mbi Medinën islamike të hershme).'' Brill, 1995. f. 91–92</ref> Orientalisti gjerman Theodor Nöldeke thekson rëndësinë e kësaj kategorie letrare brenda ekzegjezës së koranitkuranit kështu:<ref>Theodor Nöldeke: Geschichte des Qorāns. (''Historia e kuranit'') Leipzig 1909. Vol. 2, f. 182</ref>
 
: „''Këto vepra të quajtura me emrin "asbāb an-nuzūl" ndryshojnë nga komentet'' (ekzegjeza) ''në atë se ato përmbajnë vetëm materiale që i referohen zbulesës. Por pasi ato, si nga ana e historisë fetare ashtu edhe të asaj letrare përbëjnë pjesën më të rëndësishme të ekzegjezës, të zhveshura nga shtojcat e bezdisshme, janë të lehta për t'i rrokur me sy, kuptohet lehtë se sa e madhe është vlera e tyre për shkencën.''“
Rreshti 128:
* i ashtuquajturi [[Isra dhe miraxh-i#al-Isrāʾ|udhëtimi i natës]] (al-isrāʾ) për në Jeruzalem që pretendohet të ketë ndodhur 17 ditë përpara hixhra-s për në Yathrib.
 
Historiografia nuk është e pasaktë vetëm në datimet por është e prirur të përmbledhë të dy këto ngjarje si ''një'' udhëtim i natës i Muhametit për në Jeruzalem. Pasi prej atje, prej [[Mali i tempullit|malit (''shkëmbit'') të tempullit]] në Jeruzalem, mbi të cilin më vonë u ngrit ''[[Kupola e Shkëmbit]]'' (kubbat aṣ-ṣaḫrāʾ), pretendohet të jetë ngjitur në qiell Muhameti. Më parë, sipas legjendës, ai drejtoi një falje me të gjithë profetët biblikë duke përfshirë këtu edhe Jezusin. Pas një takimi këshillues me zotin, Muhameti thuhet se u kthye bashkë me kryengjëllin Gabriel në Mekkë. Jeruzalemi (''al-bait al-mukaddas''; ose ''al-bait al-makdis'') me [[Xhamia Al-Aksa|xhaminë al-Aksa]] (al-masgid al-akṣa; shih suren 17, vargjet 1–2) zhvendoset që në këtë fazë të vonë të veprimtarisë së tij në Mekkë përpara mërgimit në Yathrib në qendër të krijimit të fesë së re monoteiste. Përveç nga historiografia, të dyja këto episode trajtohen edhe nga shkrimet tradicionale ([[Hadithi|hadith-i]]) dhe ekzegjeza e kuranit hollësisht dhe në mënyrë polemike për të harmonizuar (''përshtatur, përputhur'') mundësisht me njëra-tjetrën tarshëgimitëtrashëgimitë e shumta në lidhje me suren 17, vargu 1 që prej shekullit të parë islamik. [[al-Tabari]] ka përmbledhur në komentimin e tij monumental të kuranit ([[Tefsiri|tafsir-in]]) versionet kryesore të këtyre episodeve. Identifikimi i „shenjtërores së largët“ në suren 17, vargu 1, me Jeruzalemin, gjendet për herë të parë në ekzegjezën e hershme të kuranit, kur kalifi [[umajjadët|umajjad]] [[Abd al-Malik|ʿAbd al-Malik ibn Marvān]] tregoi interes për këtë vend të shenjtë si për të krishterët ashtu edhe për çifutët dhe filloi me ndërtimin e [[Kupola e Shkëmbit|Kupolës së Shkëmbit]]. Këtu duhet vënë re se nën mbishkrimet në Kupolën e Shkëmbit, të cilat përbëhen pa përjashtim nga citate nga kurani, ''nuk'' bën pjesë sure 17, vargu 1. Edhe vetë në xhaminë al-Aksa përmendet ky varg i kuranit në një mbishkrim jo më parë se të shekullit të 11-të.<ref>Shih: H. Busse: ''Jerusalem in the Story of Muhammad's Night Journey and Ascension.'' Në: ''Jerusalem Studies in Arabic and Islam'' 14 (1991). f. 1–40, veçanërisht f. 36–37</ref> (Shih edhe: [[Isra dhe miraxh-i|Ngjitja në qiell e Muhametit]])
 
=== Periudha e profetisë në Medinë ===