Gentius
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Gentius. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Tung, nuk po e shoh te rruges ate qe ke bere tek feja islame, nuk mundesh thjeshte me e ndrru krejt perberjen e temes psi qe aty lidhen edhe shume tema tjera drejte perdrejt. Mundesh me shtu apo permirsu gjana te cilat nuk jane mire te renditura. Ne temen mbi fene islame kane punuar shume autore dhe shume kohe, keshtu qe trego pak rrespekt edhe per te tjeret. Tung--Luani 1 2 Korrik 2010 18:51 (CEST)
Tungjatjeta,
(sa për dijeni: nuk mund të kërkoni respekt prej të tjerëve ose të paktën ta përmendni këtë kur nuk dini rregullin fillestar të sjelljes me respekt: të drejtuarit me "Ju".)
Shpresoj ta kuptoj atë që pak a shumë doni të thoni, me gjithë problemet, jo të dialektit por të drejtshkrimit dhe të formulimit!
Në lidhje me përmbajtjen: një enciklopedi nuk është vendi për të bërë propagandë për bindjet ideologjike personale, fanatizmat fetare ("...psi qe aty lidhen edhe shume tema tjera drejte perdrejt...") ose për trillime fantazie por në rradhë të parë për FAKTE HISTORIKE DHE PROVA. Dhe këtu llogariten të GJITHA faktet, jo vetëm ato që u pëlqejnë disa fanatikëve. Eshtë e drejta e të gjithë publikut të interesuar për të mësuar historinë dhe të tashmen e pashtrembëruar dhe të qartë. Koha e censurës dhe të hedhurit hi syve ka marrë fund me kohë! Dhe shtrembërimet tendencioze nuk kanë nevojë të "renditen" mirë por për t'u hedhur atje ku e meritojnë: në plehra.
_______________________________________________________________________________________________
I nderuar kjo që thua ti nuk është e vërtet, të kam shkruar dhe skjaruar që nuk ashtë mirë të fshihet komplet shkrimi pa i pasur parasysh të gjitha lidhjet që përmban shkrimi dhe puna e shumë autorve. Kjo ashtë arsyeja, por tregoje ti arsyen pse e hedh poshtë shkrimin e vjetër Temën dhe e vendosktë variant tënden.--Luani 1 17 Gusht 2010 00:30 (CEST) ______________________________________________________________________________________________
(Me këtë nivel të shqipes që keni ju, e marr me mend se sa e kuptoni atë që kam shkruar...!)
Edhe një herë:
e kam ndryshuar të gjithë artikullin sepse ishte në nivel të dobët në çdo drejtim, të dhëna të përcipëta e të mangëta historike, pa referime literature shkencore dhe plot shprehje subjektive, thurrje lavdesh që duket që janë shkruar nga fanatikë adhurues fetarë, të dhëna për websites grupesh fetare që e meritojnë të quhen plehra. NJË ENCIKLOPEDI ËSHTË NË RRADHË TË PARË VENDI PËR BURIME SERIOZE SHKENCORE DHE JO TABELË PËR TË NGJITUR REKLAMA! Ju mjaftojnë këto arsye? Tungjatjeta, --Gentius 17.08.2010
- Pershendetje. Nuk po me pelqen sjellja e juaj. Shprehjet qe i perdorni per ta arsyetuar nji veprim jan te teperta. Nuk ke te drejte te thuash per dikend se jan plehra vetem pse jan fetar fanatik.
Punoni, ndryshoni, rregulloni por mos ofendoni njeni tjetrin dhe askend. Planeti 17 Gusht 2010 10:21 (CEST) _____________________________________________________________________________________________
Unë nuk kam ofenduar njeri por kam kritikuar në mënyrë objektive duke thënë troç atë që duhet thënë. Apo është për ju cilësimi "fanatik fetar" ofendim? Në qoftë se shkruani gjepura si psh. një mori fjalësh turke dhe arabe vetëm për të mos përdorur ato shqipe ose këto e shumta në kllapa (për këtë duhet të quheni madje "antishqiptar"!), një mori fjalësh me shkronjë të parë të madhe për të shprehur devotshmërinë prej skllavi, megjithëse sipas drejtëshkrimit në shqip ato shkruhen me shkronjë të vogël, (merrni një herë mundimin për të parë një fjalor!), atëherë s'ka nevojë ta ndjeni veten të fyer kur ju quajnë "fanatik fetar" sepse ju jeni vërtetë një i tillë.
Sa për plehrat, po ta vrisni pak mendjen, mund ta kuptoni që ato kanë të bëjnë me websites të grupeve fetare dhe jo grupet vetë. Por megjithatë, sado cilësore që të jenë këto prezantime interneti, ato s'kanë punë në një enciklopedi që u takon të gjithë njerëzve dhe jo vetëm disave që u intereson të bëjnë reklamë për to. --Gentius, 17.08.2010, 19:50.
- Po gaboni nese mu ka drejtu mua dhe kerko falje . Nuk bisedohet ne kete forme. Te kesh kujdes me etiketime te lutem. Nuk ke kurfar argumente, po ia fut kot. Planeti 17 Gusht 2010 20:10 (CEST)
_________________________________________________________________________________________________
Edhe për ju vlen e njëjta gjë: ngaqë s'keni se ç'të thoni për akuzat e mia konkrete, pëgjigjeni me fjalë të përgjithëshme pllakative se, siç thotë një fjalë e urtë: "s'ke ç'ti bësh samarit dhe i bie gomarit!". --Gentius, 18.08.2010, 15:00
- Akuzat e tua jan të pa baza. Jam i detyruar t'i shikoj artikujt që kan të bëjnë me fenë islame. Si duket je më shum përkthyes i mië se sa artist e aq më pak historian. Të sygjeropj t'i lexosh artikujt të cilet kan te bejne me artikujt te cilet i ke redaktuar.Këtu jemi për të bashkpunuar, e jo me kriju ndasi, pa e injoru askend. Nëse vazhdon kështu nuk do jesh shum gjat me ne. Shpresova se do të kërkojsh falje, por ti nuk e bëre këtë. Të përshëndes. Planeti 18 Gusht 2010 15:30 (CEST)
- Kjo është shumë kontraproduktive. Shprehjen e Planetit: "Nëse vazhdon kështu nuk do jesh shum gjat me ne" unë e konsideroj si një presion të hapur që i bëhet dikujt. E pse thua: "me ne"? Kush janë ata wikipedianë të ndershëm që sipas teje mund të përkrahin shpreje të tilla prej arroganti? Çfarëdo lloj kontradiktash që mund të kishit me njëri-tjetrin, ty të ndalohet të bësh presione të këtij lloji. Të të vijë turp për këtë. Vetëm për këtë thënie duhet të ishit bllokuar menjëherë dhe pa afat. Shumë e çuditshme se si kryesia nuk paska reaguar akoma. Mbetç me nder! Babagjysh (diskutimet) 5 dhjetor 2012 12:38 (CET)
Historia e fesë islame
RedaktoWhy not accepting alphabetic order in Historia_e_fesë_islame#Shih_edhe ?
--AXRL 26 Dhjetor 2010 19:55 (CET)
- Pse më drejtoheni në anglisht, nuk dini shqip ju? Gentius 27 Dhjetor 2010 00:05 (CET)
- A përse nuk pranoj rendin alfabetik në artikullin Historia_e_fesë_islame#Shih_edhe ?
- --AXRL 27 Dhjetor 2010 14:06 (CET)
- Nuk është gjë me aq rëndësi por megjithatë mendoj se si edhe në shumë artikuj të tjerë enciklopedikë përdoret zakonisht radhitja sipas rendit të afërsisë tematike, gjeografike ose të shkallës së rëndësisë për interesat e lexuesit. Gentius 27 Dhjetor 2010 22:50 (CET)
Pytje?!
RedaktoTungjatjeta! Më falni për vonesën, por ndoshta e keni vu re, se un rrall e për mall vij në Vikipedian shqipe, sepse kam hek dor nga bashkpunimi im ktu; sa për ti hedh 1 shikim asaj se ça ndodh e bahet. Ngaqë vet kam ken 1 vikipedian i flakt e ithtar i saj më bie ndërmend nga1her + për te. Pashë + shkrimin tuj në faqen teme, e thash, ma mir von se kurr, t'ju përgjigjem, se pytjet nqs s'e keni për gja mund të mi bani + në faqen teme të vikipedias. Do mundohem t'ju përgjigjem me aq sa di! Un s'kam asgja për të fsheh nga të tjert! Meqë e çmoj çiltërsinë, dëshiroj që + të tjert të jen të çiltërt me mu. Nqs pytjet janë të 1 rrafshi të veçant, e duhen detyrimisht të bahen privat, atëherë shkruhena në postat tona elektronike, po deshtët. Me nderime Leke Mjeku 13 Janar 2011 23:00 (CET)
Reply
RedaktoPërshëndetje, më fal për përgjigjen e vonuar. Nëse do të hapësh një votim, vendi ku mund ta bësh këtë është Kuvendi. Secili ka të drejtën e votës, por duhet të japë një arsye për mendimin e tij. Në fund, pasi një numër i caktuar përdoruesish të kenë votuar, merret vendimi.--Pedanti 5 Shkurt 2011 11:35 (CET)
Reply
RedaktoDuhen rreth 5 ose 6 vota, nga të cilat 3 ose 4 të jenë pro. Kam përshtypjen se vendimin e merr një administrator. Se si, nuk jam i sigurt.--Pedanti 5 Shkurt 2011 17:11 (CET)
Reply
RedaktoNëse ai nuk e bën këtë, me siguri që duhet hapur një votim për ta përjashtuar nga posti ose nga Wikipedia krejt. Por unë nuk mendoj se diçka e tillë do të ndodhë.--Pedanti 6 Shkurt 2011 20:58 (CET)
Re: Rreth votimeve per faqe te mbrojtura
RedaktoU pergjigja te Përdoruesi_diskutim:Eagleal#Rreth_votimeve_per_faqe_te_mbrojtura. Te fala. — eagleal 27 Shkurt 2011 05:57 (CET)
- Artikujt u rikthyen në verzionet përkatëse që u votuan pozitivisht në Kuvend. --Λeternus 4 nëntor 2011 19:58 (CET)
Faleminderit
RedaktoPashe qe jemi vetem ne te dy duke shkruar online, dhe thashe t'ju pershendes. Faleminderit per artikujt e bukur mbi fene islame dhe me thoni nese keni nevoje per gjesend. Sportishqiptar 30 nëntor 2011 01:47 (CET)
- Faleminderit. Përshëndetje edhe nga unë. Gentius 30 nëntor 2011 01:58 (CET)
Allahu është emër i përveçëm dhe shkruhet me shkronje te madhe. --Olsi (diskuto) 7 dhjetor 2011 13:44 (CET)
- "Allah" nuk është emër i përveçëm. Në çdo fjalor të shqipes shkruhet me shkronjë të parë të vogël ashtu si edhe fjala "zot". --Gentius 7 dhjetor 2011 23:51 (CET)
- Si nuk qenka emer i pervecem??? --Olsi (diskuto) 8 dhjetor 2011 16:11 (CET)
- Nuk është emër i përveçëm thjesht ngaqë nuk është emër përveçëm (!) --Gentius 8 dhjetor 2011 23:35 (CET)
- Si nuk qenka emer i pervecem??? --Olsi (diskuto) 8 dhjetor 2011 16:11 (CET)
- Mund ju ndihmoj ndoshta me një dokument mbi drejtshkrimin e shqipes. Tek titulli: "VI. PËRDORIMI. I SHKRONJAVE TË MËDHA" (faqja 206) thotë që: Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, perëndi, shenjt, zanë etj. -- Tëfcí [kontaktohu] 13 dhjetor 2011 19:52 (CET)
Faleminderit për udhëzimin e hollësishëm. --Gentius 15 dhjetor 2011 13:39 (CET)
- Shkruhet me shkronje te madhe, pasi behet fjale vetem per nje zot. Perderisa thuhet se Allahu eshte nje dhe i vetem nuk ka se si te shkruhet me te vogel. Edhe "zot" shkruhet me te madhe kur behet fjale vetem per nje. --Olsi (diskutimet) 25 nëntor 2012 02:59 (CET)
- E kuptoj shumë që e ke të vështirë ta pranosh po mos u mërzit, është fazë që kalon! (P.S.: faleminderit për fjalën "gjithçka") Gentius (diskutimet) 25 nëntor 2012 13:46 (CET)
- Do therres Shtyllen e Peste per kete: Injoro gjithe rregullat. Rregulli i vene nga Emil Lafe e Jani Thomaji ne vitin 1972 qe "zot" te shkruhet me te vogel do ndryshoje. Thjesht shqiptaret jane shume te zene te blejne Mercedesa, per t'u marre me pune kulturore tani per tani ne Akademine e Shkencave. Prandaj jam dakord me Olsin ne kete dhe te "zhbera", :-). Pasthirrma (diskutimet) 26 nëntor 2012 05:44 (CET)
- E kuptoj shumë që e ke të vështirë ta pranosh po mos u mërzit, është fazë që kalon! (P.S.: faleminderit për fjalën "gjithçka") Gentius (diskutimet) 25 nëntor 2012 13:46 (CET)
- E ka thënë edhe Nostradamus-i më duket që do ndryshojë. --Gentius (diskutimet) 26 nëntor 2012 21:52 (CET)
- :-). Puna eshte qe eshte rregull pa kuptim, i bere ne kohen e monizmit, kur feja zyrtare ishte ateizmi, pra mohimi i Zotit. Une jam i bindur qe po ta hedh ne kuvend per votim, jam aq i zoti sa ta bind komunitetin per te ndjekur shtyllen e peste per kete. Kete do? Pasthirrma (diskutimet) 26 nëntor 2012 22:33 (CET)
- E ka thënë edhe Nostradamus-i më duket që do ndryshojë. --Gentius (diskutimet) 26 nëntor 2012 21:52 (CET)
Jam i një mendje me ty por pikërisht kjo është një nga pikat ku duhet bazuar kjo enciklopedi: t'u përmbahet rregullave dhe edhe ligjeve (ndoshta ende) në fuqi në qoftë se pretendon të jetë serioze. Nuk e besoj se mentaliteti që mbizotëron nën masat e shqiptarëve sot që të vendosin vetëgjyqsinë me koburen në dorë kundra çdo rregulloreje duhet marrë si model ideal pavarësisht nëse këto rregulla dhe ligje nuk na pëlqejnë kështu siç janë. Unë jam më tepër për rrugën më të civilizuar të përpjekjes për ndryshimin në rrugën e sotshme legale. --Gentius (diskutimet) 26 nëntor 2012 23:22 (CET)
- Ok, ndoshta do ishte me civile ta hedhim ne diskutim ne kuvend. Wikipedia mund t'i paraprije Institutit te Gjuhesise dhe mediave te shkruara dhe diskutimi yne mund te arrije ne nje konsensus qe te jete i vlefshem edhe per profesionistet dhe ata qe mund te marrin vendime nje dite. Pasthirrma (diskutimet) 27 nëntor 2012 12:41 (CET)
- Megjithë respektin që kam: pretendimi se Wikipedia shqiptare, me këtë nivel katastrofal (jo vetëm) gjuhësor që ka shumica dërrmuese e artikujve të saj, mund t'i "paraprijë" institutit të gjuhësisë është, e shprehur me kujdes, qesharak! Le t'i përqëndrojmë më mirë energjitë, jo që të mënjanojmë, por të paktën të reduktojmë deri në një shkallë të durueshme sasinë e plehrave në përmbajtje dhe shkeljet flagrante të rregullave të vetë kësaj enciklopedie dhe pastaj t'u japim mend „profesionistëve“ se pikërisht, sikur s'mjafton kjo, me një arrogancë të tillë përsipër e diskualifikojmë veten përfundimisht!
- Edhe unë mendoj se Wikipedia, si enciklopedi e lirë që është, duhet të mbetet kreative dhe fleksibël por veç në radhë të parë në idetë që përmban. Kjo liri duhet kuptuar në radhë të parë si mjet demoratik që bën që idetë e përmbajtjeve të saj sa vjen e të plotësohen dhe përmirësohen POR gjithmonë duke u bazuar tek dhe duke ridhënë me prioritet zërat më të përhapur dhe më me autoritet të literaturës më serioze dhe si pasojë edhe duke iu përmbajtur, si në këtë rast, rregullave të drejtshkrimit në fuqi dhe jo të keqkuptohet si mundësi dhe hapësirë për të përfaqësuar dhe publikuar bindjet ideologjike vetjake. Se në fund të fundtit, nuk kemi bazë tjetër konsensi. Më mirë kjo se sa të grindemi pa fund për një "emërues të përbashkët" diletantësh. Kjo sepse nuk mund të pretendosh se një konsens i gjetur me anë të një votimi demokratik 5-votësh në kuvend pasqyron edhe atë mbizotërues tek (të themi) popullsia jonë sot. Si pasojë, kur bëhet fjalë për të votuar në kuvend mbi një çështje, psh. përmbajtjeje ose forme, atëherë votojmë për atë se në ç'masë pasqyron, rijep, u përmbahet dhe përfaqëson kjo përmbajtje ose formë mendimin e qualifikuar mbizotërues në shkencë dhe ndër ekspertë duke përdorur si kriter matës për këtë referimet e qarta e konkrete në literaturë dhe në sferën publike që bëjnë autorët e artikujve. Më vonë mund të dalë dikush dhe të pretendojë diçka krejt tjetër absurde dhe të kërkojë (sipas asaj logjike me të drejtë) të merret edhe mendimi i tij parasysh. Kriteret për vlerësimin ose gjykimin e një çështjeje nga ana jonë si përdorues mund të jenë pra vetëm në këtë mënyrë objektive dhe të paanëshme. Ashtu si edhe psh. në një proces gjyqsor në një shtet ligjor ku gjyqtarët nuk gjykojnë si t'u thotë mendja vetë mbi temat në lidhje me çështje shkencore ose teknike por duke u bazuar në ekspertizat e qarta të specialistëve më të kualifikuar se ata. Sado me përvojë, të besueshëm dhe privilegjuar që të bëhemi si përdorues, nuk mund të shesim mend si arbitra të ditur për çështje të pasigurta dhe të diskutueshme. Cdo gjë tjetër do të çonte përndryshe në struktura oligarkike në këtë enciklopedi që s'kanë të bëjnë fare me parimet demokratike, „shtyllat“ e Wikipedias.
- Nqs. do, e hedhim në diskutim më të gjerë këtë temë në kuvend duke e mbartur të gjithë të deritanishmin atje. --Gentius (diskutimet) 2 dhjetor 2012 18:00 (CET)
- Ok, ndoshta e imja ishte ide qesharake, po unë mendoj që nuk janë më pak qesharake disa rregulla gjuhësore të vendosura nën diktatin e kallashnikovit të Mehmet Shehut në 1972, rregulla të vendosura në një vend të marrë, ku kishte 5 vjet që ishte vënë në skenë Orwell-i, me vendimin që s'do kishte më kisha e xhamia, pasi populli shqiptar ishte tepër i zgjuar që të hante brockullen e fesë. E ndoshta qeveria e sotme është akoma më e marrë sesa ajo e vitit 1972, kur në vend që te zgjerojë kulturën në vend e të zgjidhi problemet me opozitën, vendos të prodhojë një kek për 200 mijë veta që do festojnë pavarësinë. Ndoshta ke të drejtë që në këtë rrëmujë është më mirë të mbrojmë atë që kemi, duke mos u dukur shumë të zgjuar. Me të mira.Pasthirrma (diskutimet) 2 dhjetor 2012 23:22 (CET)
- Meqe ra fjala per Kongresin e Drejtshkrimit: Ky artikull a nuk duhet ta kete titullin Uilliam Shekspiri? Ti do e zhvendosje? Pasthirrma (diskutimet) 3 dhjetor 2012 19:38 (CET)
- Të jap shumë të drejtë. Eshtë problem kompleks. Edhe unë mendoj se emrat e huaj të përveçëm nuk duhen transkribuar si edhe në të kundërtën ku emrat shqiptarë në gjuhet e tjera lihen të pandryshuar, të paktën në shkrimet e nivelit më të lartë. Sa më thellë të futesh në shkrimet historike aq më shumë sheh se më parë transkribimi, madje deformimi dhe ndryshimi i emrave të huaj ka qenë gjë normale në çdo gjuhë. Dhe Shqipërinë e 1972-shit mund ta krahasosh e pakta me 1872 gjetkë! Sot në këtë nivel globalizimi mendoj se duhet të ketë prioritet shkrimi origjinal, përderisa bëhet fjalë për të njëjtin tip shkronjash, në këtë rast latine. Traskribimi dhe pronuncimi/shqiptimi mund të jepen në vijim ose shpjegim psh. në kllapa. Në raste të tjera kur shkrimi origjinal është i një tipi tjetër shkronjash, psh. cirilike, arabe, kineze etj., mund të bëhet në radhën e kundërt. Prandaj mendoj se nuk mund të ketë rregull unik strikt për të gjitha rastet.
- E megjithatë mendoj se nuk është gjë me aq shumë peshë ose nuk është temë ku përplasen aq fort pikëpamjet e kundërta ideologjike si në rastin e mësipërm, kështu që devijimi nga regullat e drejtshkrimit në fuqi nuk është aq konsensrrezikues. --Gentius (diskutimet) 4 dhjetor 2012 00:09 (CET)
- Mendoj se këto dy diskutime të mëhershme në Kuvend mund t'ju interesojnë: Në lidhje me artikujt biografikë dhe Ndryshimi i emrit së Wikipedias --Λeternus 5 dhjetor 2012 14:40 (CET)
Flm. Edhe unë jam si ti për t'i dhënë përparësi formës së shkrimit origjinal dhe në hyrje të shpjegimit të jepen format e transkribimit dhe shqiptimit. Për të lehtësuar pastaj gjetjen e artikullit nga ana e lexuesve që nuk e njohin shkrimin e saktë origjinal të bëhen faqe përcjellëse. Ka ardhur koha kur edhe shqiptarët duhet të mësohen t'i shqiptojnë emrat e huaj siç duhet edhe pse të shkruar në origjinal. Megjithatë të them të drejtën e ndiej veten jo mirë kur lexoj atë mori tekstesh entuziaste mbi këtë temë në kuvend duke parë se vetë ata që predikojnë aty për shkrimin siç duhet të gjuhës shqipe, me atë nivel të drejtshkrimit dhe formulimit s'e meritojnë të kalojnë asnjë klasë shkollë! Në qoftë se është diçka e rëndësishme për këtë enciklopedi, atëherë ajo se si të shfarrosen urgjentisht gjithë ato shkrime bashkë me autorët e tyre analfabetë nga faqet e saj. --Gentius (diskutimet) 5 dhjetor 2012 19:53 (CET)
Kontrolla e cilësisë
RedaktoPershendetje Gentius,
Tashmë ti je Kontrollues. Për më shumë informacion shiko tek Wikipedia:Kuvendi (seksionin Vandalism on sq.wikipedia ose Flagged Revisions). Për pyetje rreth privilegjeve të reja më pyet edhe ma. Përdori me përgjegjshmëri këto privilegje. Një punë të mbarë.-- Euriditi 29 nëntor 2012 14:15 (CET)
Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin mbi heqjen arbitrare të referencave mbi dënimet me vdekje të Kristaq Rama
RedaktoI nderuar, duke parë imparcialitetin tuaj të shfaqur në kritikat konstruktive ndaj Punëtori për sa i përket Artikullit mbi Muhamedin, të diskutuat edhe në Kuvend, doja që t'i hidhnit një sy diskutimit që zhvillohet tek Kuvendi ([[1]]) rreth heqjes arbitrate nga ana e Përdoruesi:Euriditi dhe Përdoruesi:Babagjysh të paragafit me referencat përkatëse mbi firmosjen e dy dënimeve me vdekje nga Kristaq Rama. Nga artikulli përkatës Kristaq Rama është larguar një paragraf i tërë me gjithë referencat, vetëm sepse sipas Euriditit janë referenca nga gazeta të politizuara. Për të dhënë një sqarim paraprak, unë referenca solla 3 të ndryshme, dhe nuk i solla për të dhënë një opinion, por thjesht për të ekstrapoluar prej tyre fakte mbi datën, objektin dhe firmosjen nga ana e Kriataq Ramës së dënimeve me vdekje. Në dy nga referencat ndodhej edhe një kopje e dokumentit origjinal të dënimit me vdekje. Unë, sua të qartësoj, distancimin tim nga politika, duke shprehur dëshirën time për të shtuar fakte e referenca. Edhe njëherë përsëris se në atë paragraf nuk kishte asnjë lloj opinioni personal apo të politizar. Besoj se do të dini të gjykoni drejtë. Pres me padurim!-- Mr. Pseudo diskuto 25 shkurt 2013 21:31 (CET)
- U përgjigja tek kuvendi dhe tek diskutimet e artikullit në fjalë. --Gentius (diskutimet) 26 shkurt 2013 03:14 (CET)
RE: Rikthimi i Zhvendosjeve
RedaktoPershendetje Gentius! E kuptoj se cfare po me pyet por nuk e di me siguri a eshte kjo pergjigjja qe kerkon. Tek Special:Log eshte regjistri i Wikipedias. Ketu paraqitet gjithcka qe ndodh, perfshi ridrejtimet. Tek cdo ridrejtim ka ne fund nje komande "ktheje". Provoje nese eshte kjo ajo qe kerkon. -- Euriditi 6 Janar 2015 18:40 (CET)
Faqet me ndryshime në pritje
RedaktoPërshëndetje!
Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.
Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 15:21 (CEST)