[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: sh:Fatva
Rreshti 15:
 
== Fatva me rastin e ngjarjeve konkrete ==
''Fatva'' më e njohur, e cila e bëri të njohur këtë term edhe në botën jo-islamike, është ajo e [[ajatollah-u]]t iranian [[Khomeini]]. Më 14 shkurt 1989 kreu shiit kërkoi vrasjen e shkrimtarit [[Salman Rushdie]] për shkak të gjoja [[Blasfemia|blasfemisë]] në librin e tij „[[Vargjet satanike (roman)|Vargjet satanike]]“ dhe të [[Apostazia në fenë islame|braktisjes së fesë islame]]. Megjithatë, sidomos sunnitët nuk e njohin këtë fatva si të vlefshme.
 
Në shtator 2000 u lëshua nga sheiku Nasr Farid Vassal, [[Myftiu|kryemyftiu]] i [[Egjipti]]t, një [[Fatva e duhanit|fatva duhani]] për të mbështetur fushatën në shkallë kombëtare kundra duhanit. Katër [[Madhhab|drejtimet juridike]] tradicionale kanë secila nga tre [[Ichtilāf|teori mospërputhëse]] mbi pirjen e duhanit: disa janë të mendimit se pirja e duhanit është e ndaluar, të tjerët e shohin si të lejuar ose si gjest të ulët. <ref>''al-mausu'a al-fiqhiyya.'' Botimi 5. Kuwait 2004. Vëll. 10. f. 101-112</ref>