Hamami i Haxhi Beut, Pejë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: oc:Banh turc
v Bot: Automated text replacement (-name=gjeneruar automatikisht +name=gjeneruar_automatikisht)
Rreshti 8:
Hamami i Haxhi Beut në Pejë është vepër monumentale me karakter shoqëroro- publik i ndërtuar në periudhën kur qyteti ishte në sundimin e osmanlinjëve, përkatësisht kur Peja ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasëve (1462-1485), pra në gjysmen e dytë të shekullit XV. Donator i këti objekti monumental ishte Haxhi Beu nga Peja.<ref>S. R I z a j , Kosova gjatë shekujëve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982, 230-242</ref>
 
Duhet cekur se Haxhi Beut ishte një ndër banorët e parë vendas shqiptar i cili e përqafoi besimin Islam. Me interes është të theksohet se me ramjen e Pejës (1462) në sundimin e osmanlinjëve, disa anëtarë të Dinastisë së Dukagjinasëve përqafojnë besimin Islam.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1>S. R I z a j , Kosova … , 230-242</ref> Në këtë mënyrë Dukagjinasit ruajtën pozitat, pushtetin dhe territoret e veta e në lidhje më këtë tregon dhe flet fakti i formimit të Sanxhakut të Dukagjinasëve. Pra në këtë periudhë, në fillim të formimit të sangjakut në fjalë, një numër i aristokracisë shqiptare, përkatësisht pejane duke pranuar besimin Islam u inkuadruan në aparatin shtetëror të Perandorisë Osmane. Duke përqafuar fenë dhe kulturën islame këta shqiptarë më pas luajtën rol me rëndësi në çdo aspekt, duke qenë donator të shumë veprave monumentale si të kultit, poashtu edhe të atyre laike, të karakterit shoqëror e arsimor. Duhet theksuar se në Pejë prej 174 familjeve ekzistuese nga ata 33 kaluan në besimin Islam, ndërsa 141 ishin të krishter. Në periudhën në fjalë asnjë familje në rrethinën e Pejës nuk përqafuan fenë Islame.
 
Në kohën e Sanxhakut të Dukagjinasëve pos Bajrakli-Qarshi Xhamisë, medresës u realizua edhe Hamami i Haxhi Beut. Këtë ndërtim monumental të karakterit publik, Haxhi Beu më pas ia bashkoi vakëfit të tij që gjendej në Manastir.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1 />
 
Hamami si ndërtim klasik i arkitekturës islamo-shqiptare u ndërtua në mahallën e Sinan Vojvodës. Kjo ishte periudhë kur Peja kishte vetëm 18 mahalla.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1 /> Hamami i Vjetër i Pejës u dha në përdorim me qira. Qiraja vjetore ishte 2000 akçe.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1 />
 
Është me interes të theksojmë se kjo banjo publike një kohë të gjatë nuk ka patur unitet, përkatësisht në afërsi direkte të realizimit nuk është ndërtuar asnjë xhami dhe atë deri në vitin 1587. Ky vit është koha e ndërtimit të Xhamisë së Hamamit. Pra në këtë mënyrë ky hamam (në gjusmën e dytë të shek.XV ) nuk formoi kompleks me vepër kulti, xhami gjë që ishte karakteristike dhe tipike për periudhën osmane . Veç se, tash për tash mund të ngel supozimi, nëse xhamia ekzistuese e njohur si Xhamia e Hamamit nuk paraqet ndonjë rindërtim, adaptim mbi themele të një xhamie më të vjetër,të periudhës së ndërtimit të hamamit të Haxhi Beut.Nëse kjo e thënë, ky sypozim nuk ka bazë atëherë Hamami i Vjetër ngel si një ndërtim i veçuar. Poashtu për ekzistimin e ndonjë vepre sakrale, xhamie më të vjetër e që i pëgjigjet kohës së banjos tani për tani nuk kemi të dhëna apo dëshmi të burimeve të kulturës materiale. Duhet cekur se hulumtime arkeologjike ende nuk janë bërë. Me fjalë të tjera ky hamam, si ekzemplar i veçant nuk lidhet me kohën e ndërtimit të xhamisë, pra të Xhamisë së Hamamit, në afërsi direkte të objektit në fjalë e që ishte karakteristike për periudhën dhe realizimet e komplekseve të këtilla në territoret etnike shqiptare.Kjo formë dhe mënyrë e të konceptuarit,të realizimeve të komplekseve ku gërshetohen, përkatësisht në afërsi direkte aplikohen ndërtimet publike, si hamamet me objekte të kultit , xhamit ishte cilësore sidomos për sistemin urbanistik osmano e që u bartën dhe u aplikuan edhe në zhvillimin urbanistik të qyteteve shqiptare. Në bazë të kësaj ky kompleks i ndërtimit del jashtë rregullave dhe principeve urbanistike osmane, me fjalë të tjera paraqet një shmangëje të normave urbanistike të zhvillimit të mahallave, qyteteve të periudhës osmane në Pejë.
Rreshti 22:
== Hamami i Haxhi Beut ==
 
Hamami i Vjetër, Hamami i Haxhi Beut në Pejë ka skemë të plotë funksional dhe ishte aktiv deri në dekaden e pestë të shek. XX. Banjoja publike e Pejës është “çift “ hamam-asimetrik. Në dallim nga “tek“ hamamet të cilët janë shfrytzuar nga njerëz të një gjinie ose edhe të dy gjinive (femërore dhe mashkullore ) në ditët e ndryshme ose në kohë të ndryshme të ditës, para apo pas dreke, “çift” hamamet ishin në përdorim nga burrat dhe nga gratë në mënyrë të vazhdueshme gjatë tërë ditës.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1 />
 
Hamami i Haxhi Beut në aspektin arkitekturalo-funksional përbënë një skemë të plotë funksionale, meqë posedon të gjitha ambientet e parapara për këso ndërtime të karakterit publiko-shoqëror.<ref name=gjeneruar automatikisht1gjeneruar_automatikisht1 />
 
Ekzemplari i banjos së qytetit në fjalë, si vepër arkitekturale në sajë të funksioneve që kryen, përbehet nga këto ambiente: ambienti i hyrjes, zhveshjes, përkatësisht pëgatitorës për larje-shatërvani; ambienti ndërmjetës, izolues-kapallëku; ambienti kryesor i djerësitjes, masazhit dhe i larjes-hamamet, banjot; ambienti i depos së ujit-hazna me furrë-qylhane si dhe kanalet e nën dyshemesë për ngrohjen e mjediseve me gazët e furrës-hipokaustit. Këto janë pjesët, mjediset kryesore që e karakterizojnë dhe e përbëjnë skemën e plotë funksionale, të këtij hamami klasik si ndërtim publiko-shoqëror, në Pejë.