[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: sk:Diomédes (syn Tydea)
v Bot: Automated text replacement (-|thumb| +|parapamje|)
Rreshti 1:
'''DIOMEDI (greq. Diomedes lat. Diomedes) - i biri i Tideut, kreshnikut kalidonas dhe gruas së tij Deipilës, mbret në Arg.'''
[[Skeda:Diomedes Glyptothek Munich 304 n1.jpg|thumbparapamje|250px|]]
 
Para së gjithash e njohim nga lufta e Trojës, në të cilën u dallua si njëri prej luftëtarëve akeas më trima, më të fortë dhe më të suksesshëm. Kurrë nuk paraqitej si frikacak e as që është tërhequr nga beteja. Nuk u frikësohej as magjive e zotërave dhe ka besuar në mënyrë të vendasur në fundin ngadhënjimtar të luftës, Trim i njëjtë, si në fushëbetejë, është treguar edhe në kundërvënie me eprorët, ballë për ballë me Agamemnonin, kryekomandantin e ushtrisë akease, kur propozimet e tij nuk i ka konsideruar si të mira dhe të arsyeshme. Mirëpo, urdhrat i ka përfillur pa mëdyshje dhe vullnetarisht paraqitej për kryerjen e detyrave më të rënda. Ishte vërtet trim pa frikë dhe pa të meta dhe sipas normave tona, ndoshta, edhe më simpatiku prej të gjithë komandantëve akeas nën Trojë.