Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 4 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q122107 (translate me)
No edit summary
Rreshti 36:
Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.
 
Tërheqja e Italisë nga [[Vlora]] sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose [[Kolonët italianë në Shqipëri|kolonizimi]], te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane. Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]