Qenan Mesarea: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
'''Qenan Mesarea''' lindi në vitin [[1889]] në [[Janina|Janinë]], vdiq në [[Athina|Athinë]] në vitin [[1964]].
 
Origjina e familjes ishte nga fshati Mesarea i Leskovikut. Babai tij Hasan Tahsin Mesare, ka qenë një nga figurat e njohura dhe të rëndësishme në vitet e luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.
Rreshti 5:
Qenani lindi në Janinë, në shtëpinë e Mustafa Pashë Janinës, kur nëna e tij ishte e ftuar në atë familje. Për koincidencë Qanani u martua me Rafetin, vajzën e Mustafa Pashë Janinës, që lindi gjithashtu në të njëjtën shtëpi. Pas mësimeve të para në Janinë, Qenani vazhdoi studimet në Gallata Saray të Stambollit. Krahas lëndëve të tjera, mësimi i frëngjishtes ndikoi në formimin ardhshëm intelektual dhe artistik. Nëpërmjet kulturës frënge u njoh më gjerë me artin e pikturës. Madje edhe formimi i tij si piktor u arrit nën ndikimin e artit francez. Edhe firma: K. Messaré, e përdorur në të gjitha pikturat e krijuara në Shqipëri, Greqi, Itali, Turqi është nën ndikimin e frëngjishtes.
 
Në shkrimet e deritanishme janë shprehur mendime të ndryshme për formimin artistik, për llojin e veprimtarive që ka organizuar si dhe për përkatësinë qytetare, por, siç shihet nga jeta dhe vepra e tij, Qenan Mesarea, më shumë se shqiptar apo grek ka qenë një artist i botës së qytetëruar. Veprimtarinë artistike e zhvilloi kryesisht në [[Tirana|Tiranë]], Janinë, Selanik dhe në Athinë. Thuhet se ka pikturuar edhe në Francë dhe në Lozanë të Zvicrës. Tablotë e tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Galeritë e Artit në Selanik, në Janinë, në Athinë, në Muzeun e Luftës në [[Athina|Athinë]] si dhe në shumë koleksione private në [[Shqipëria|Shqipëri]], [[Greqia|Greqi]], [[Franca|Francë]] dhe vende të tjera. Koleksioni i çmuar i familjes ruhet nga djali Ini (Shahin) Mesarea në Athinë. Vitet e fundit të jetës Qenani u mbyll në vetvete, në studion e tij brenda shtëpisë. Dilte rrallë për të pikturuar. Një rrugë e qytetit të Janinës sot mban emrin Qenan Mesarea.
 
[[Kategoria:Piktorë shqiptarë]]