Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 367:
 
=== Ftohja ndaj Perëndimit ===
[[Skeda:Perandoria Bizantine 1025.jpg|300px|thumb|left|Perandoria Bizantine në 1025]]
Zgjerimi i interesave bizantine në Adriatik, për më tej, kishte ngritur edhe një herë çështjen e pretendimeve bizantine në Italinë e jugut dhe në të tërë pjesën perëndimore të perandorisë së vjetër romake. Ndarja fizike e perandorisë në Lindje dhe Perëndim ishte theksuar nga vendosja e sllavëve në Gadishullin e Ballkanit dhe Greqi dhe që nga shekulli i 7-të të dy botët kishin zhvilluar mënyrat e tyre. Ndryshimet midis tyre shfaqeshin hapur në konfliktet kishtare, si Skizma Fotiane. Konvertimi i sllavëve kishte krijuar urrejtje mes agjentëve të juridiksioneve rivale. Por rivendosja e autoritetit bizantin në Greqi dhe Europë lindore, shtuar fitoret kundër fuqive islamike në Azi, përforcuan besimin bizantin në universalitetin e perandorisë, sipas të cilit Italia dhe Perëndimi me siguri do ribashkoheshin në kohë. Derisa të vinte koha, ruhej fantazia se sundimtarët në Europën perëndimore, si ata të sllavëve, e mbanin autoritetin e tyre të mbështetur në marrëdhënien e tyre të veçante me perandorin e vetëm të vërtetë në Konstandinopojë.