[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating interwiki links, now provided by Wikidata on d:q7398586
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 4:
{{Leter emri| Safet}}
{{Leter mbiemri| Butka}}
{{Leter ditëlindje| [[10 Gusht|10 gusht]] [[1901]]}}
{{Leter vendlindje| [[Butka]], [[Perandoria Osmane]]}}
{{Leter ditëvdekje| [[19 Shtator|19 shtator]] [[1943]]}}
{{Leter vendvdekje| {{flagicon|Albania}} [[Shkodra|Shkodër]], [[Shqipëria|Shqipëri]]}}
{{Leter nacionaliteti| Shqiptar}}
{{Leter profesioni| Jurist, publicist}}
Rreshti 18:
== Jeta ==
 
Safet Butka u lind në [[Butka|Butkë]], të [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]], më [[10 Gusht|10 gusht]], [[1901]]. Ai ishte fëmija i pestë i [[Sali Butka|Sali Butkës]] ndër shtatë tjerët, Qenamin, Iljazin, Ganiun, Muharremin, Xhaferrin dhe Naxhijen. Familja e tij rrjedh nga [[Familja Frashëri|Familja Aliçko (Cokllarët)]], nga familjet autoktone të [[Frashëri (Përmet)|Frashërit]].
 
Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, ai shkoi për studime të mëtejshme në [[Linz]], [[Austria|Austri]], ku përfundoi shkollën e mesme. Gjatë qëndrimit të tij në Linz ai mori me vehte kushëririn e tij të, të riun [[Qemal Butka]], një arkitekt i famshëm shqiptar, i cili më vonë do të bëhej kryetari i bashkisë së [[Tirana|Tiranës]]. Pas shkollës së mesme, Safet Butka shkoi për të studiuar në [[Universiteti i Gracit|Universitetin e Gracit]], ku ai u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928.<ref name="dk">Kaloçi D., ''Plaku që nderohej nga Zogu e Enveri'', pasqyra.com - Viti VI - 10 Sshkurt 2004.</ref>
 
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore "''Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania''" bashkë me [[Aleks Buda|Aleks Budën]], [[Eqerem Çabej]]n, [[Krist Maloki]]n, [[Lasgush Poradeci]]n, kushuririn Qemalin, [[Skënder Petro Luarasi|Skënder Luarasin]]n, etj. Botoi një koleksion të poezisë së zgjedhur të [[Naim Frashëri]]t ("''Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar''")dhe në vitin 1925 një studim mbi veprën e Naim Frashërit ("''Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare''"). Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe u emërua profesor në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun Francez të Korçës]]. Në vitin 1929 ai u martua me Hatixhe Lubonjën, me të cilin ai kishte 4 fëmijë, Saliu, Iljazi, [[Uran Butka|Urani]] dhe Tefta.<ref name="dk"/>
 
Nga 1928 në 1939 ai punoi si mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të mesme në qytetet shqiptare të Korçës, në Instutin Tregtar të [[Vlora|Vlorës]] dhe në [[Gjimnazi i Gjirokastrës|Normalen e Gjirokastrës]], ku shërbeu dhe si drejtor. Ai ishte edhe drejtori i Klubit të parë Shqiptar të Mesimdhënësve dhe ishte një nga profesorët e parë që zbatoi metodat perëndimore në procesin e mësimdhënies në vendin e tij. Si kryetar i shoqatës, ai ishte nismëtar një sërë aktivitetesh patriotike dhe kulturore, si: vendosjen e pllakës përkujtimore tek [[Rrapi i Mashkullores]] në kujtim të dëshmorëve të çetës së [[Çerçiz Topulli]]t, realizoi memorialin e [[Koto Hoxhi]]t dhe përkujtimin e figurave të tjera të shquara si: [[HoxhaHasan Tahsini|Hoxhë Tahsini]], [[Bajo Topulli]] etj.
Bashkëorganizator me min. e Arsimit [[Faik Shatku]]n, për kthimin e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia në Shqipëri. Në këtë kohë ai shkruajti artikuj në revista pedagogjike, sociale dhe filozofike. Botoi mjaft shkrime problemore në shtyp si: "Për të nesërmen shqiptare", "Për zhvillimin e gjuhës", "Mbi edukatën kombëtare", "Po shqiptarizmit dhe Perëndimit" etj.
 
Rreshti 32:
 
Në ishullin famëkeq do gjente intelektualë e patriotë si [[Llazar Fundo|Zai Fundo]]n, [[Muzafer Pipa|Muzafer Pipën]], [[Abas Ermenji]]n, [[Isuf Luzaj]]n dhe federalistët italianë [[Altiero Spinelli]]n dhe [[Sandro Pertini]]n. Kërkesës për lirimin e tij Mëkambësia nuk i përgjigjej. Vetëm me 7 shkurt 1942 Kryesia e Këshillit të Ministrave në Tiranë njoftonte Komandën e Lartë të Karabinierisë që Safet Butka së bashku me bashkëatdhetarë të tij ishin liruar dhe u jepej porosia organeve kompetente për t’i lënë të lire kur të mbërrijnë në Shqipëri. Ndërsa Komanda e Lartë e Karabinierëve duke i njoftuar Komandat e grupeve të Karabinierisë së Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, u kujtonte edhe referencat për veprimtarinë e mëparshme te tij.<ref>AQSH. F. 249, V 1942, D.I/303, f. 77.</ref>
U lirua shtator 1942 në Shqipëri, u vendos në Butkë ku kishte lënë familjen. Pasi vajti në Tiranë të konsultohej me [[MitMid'hat bej Frashëri|Mit'hat Frashërin]]n<ref name="dk"/> doli në mal dhe u bë një udhëheqës i shquar i lëvizjes së Ballit Kombëtar në zonën e Korçës. Bërthama e çetës së tij ishte e përbërë nga 70 luftëtarë të kalitur dhe me shumë përvojë, dhe që në rast emergjence mund të zgjerohej në një mijë njerëz. Çeta e Safet Butkës i dha një ndihmë të vlefshme luftëtarëve të Vlorës dhe e mori nga depot ushtarake italiane në fshatrat Dardhë, Suli, [[Graçani|Graçan]], Progri, Pleshisht, dhe Verbinj gjithë prodhimin bujqësor (misri, duhani, leshi, etj) që kishin marrë italianët dhe ua ktheu pronarëve.
 
Forcat e tij sulmuan italianët në [[Vithkuqi|Vithkuq]] në mars të vitit 1943. Më 25 mars 1943, forcat e Butkës sulmuan dhe shkatërruan një brigadë tërë italiane në afërsi të [[Voskopoja|Voskopojës]]. Kishte viktima të konsiderueshme në të dy anët, por vullnetarët dhe Çeta e Safet Butkës vrau numrin më të madh të ushtarëve italianë dhe pjesa tjetër u dorëzuan dhe u mor rob. Çeta e Butkës sulmoi qendrën e italianëve në Voskopojë, ku liroi të gjithë të burgosurit politikë, dhe mori nga depot ushtarake për në Ersekë, një sasi të rëndësishme të armëve dhe municioneve.
Rreshti 48:
Nga 9 deri në 13 shtator në Poçestë në rrugën Pogradec-Korçë, forcat e Safet Butkës, së bashku me forcat partizane të drejtuara nga [[Nexhip Vinçani]] sulmuan karvanin italian që ishte tërhequr nga qyteti i Korçës, duke bllokuar përparimin e tij për 5 ditë. Gjashtë ditë pas betejës së përbashkët të Pocestës, çeta e Safet Butkës u rrethua nga larg nga forcat komuniste të komanduara nga T.Kolaneci dhe N.Vinçani. Sekretari juridik i çetave të Safet Butkës, Xhevdet Kapshtica, shkruante: “''Ishte më tepër se një rrethim, një grackë, një provokim për luftë vëllavrasëse midis shqiptarëve. Po viheshin në zbatim vendimet e Konferencës së Dytë të Labinotit, që i shpalli luftë të armatosur Ballit Kombëtar. Natyrisht, në teqenë e Melçanit ata nuk mund të sulmonin, për shkak të forcave të konsiderueshme që kishim, por edhe të pozicionit gjeografik të Teqesë, që është një kështjellë e lartë natyrore. Dy nga të qarkorit të BK të Korçës i thanë Safetit se kishte ardhur koha që t’u përgjigjeshim këtyre provokimeve, siç e meritonin. “Kjo nuk do të bëhet kurrë, sa të jem gjallë unë. Vetëm po të kalohet mbi trupin tim!''”.<ref>Kapshtica Xh., ''Pse e vrau veten Safet Butka'', botuar te gazeta “Liria”.</ref>
 
Vrau veten më [[19 Shtator|19 shtator]] 1943 në teqenë e fshatit [[Melçani|Melçan]], duke i qendruar besnik fjalës së tij.
 
== Burime ==