[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 58:
 
Më 6 Korrik 2010, ai u rikthye në [[Shqipëria|atdhe]] për të firmosur me kampionët në fuqi [[KS Dinamo Tirana]]. Tek [[KS Dinamo Tirana|Dinamo]] ai nuk arriti të dhurojë ndonjë impakt duke luajtur vetëm 8 ndeshje dhe u largua që në merkaton e dimrit duke u transfruar tek skuadra qipriote [[Olympiakos Nicosia]]. Në vitin 2011, Hidi la [[Olympiakos Nicosia]] për tu transferuar tek klubi tjetër qipriot [[AEL Limassol]] ku luajti deri në vitin 2013, duke koleksionuar vetëm 5 ndeshje në kampionat. Në verën e vitit 2013, Hidi firmosi me [[Apollon Limassol]].
 
== Kombëtarja ==
 
Hidi bëri debutimin e tij të plotë kombëtarë në një ndeshje miqësore kundër [[Kombëtarja polake e futbollit|Polonisë]] më 29 Maj 2005. Ai u thirr për të luajtur në miqësore nga trajneri [[Gjermania|gjerman]] [[Hans-Peter Briegel]], i cili ishte i impresionuar nga paraqitjet e Hidit në [[Kategoria Superiore|Kategorinë Superiore]] me [[KF Tirana|Tiranën]]. Hidi ishte në formacionin startues në debutimin e tij, por gjërat nuk shkuan mirë në debutim pasi sulmuesi i [[Wisla Krakow]] shënoi për kombëtaren e tij që në minutën e parë. Edhe pse Goli erdhi shumë shpejtë, Hidi e mbrojti portën e tij dhe nuk lejoi pësimin e Golit të dytë <ref>[http://footballdatabase.eu/football.coupe.pologne.albanie.17857.en.html international debut v Poland]</ref>. Ndeshja e rradhës kombëtare e Hidit do të ishte në tokën [[Shqipëria|shqiptare]] kundër [[Kombëtarja azerbajxhane e futbollit|Azerbajxhanit]], e cila kishte 14 ndeshje pa fituar. Ndeshja u luajt më 17 Gusht 2005 në [[Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"|Qemal Stafa]] ku ishin mbledhur 7,300 tifozë shqiptarë. Hidi sërisht ishte në formacionin statues të [[Hans-Peter Briegel|Peter Briegel]] dhe sërisht pësoi një Gol në minutat e para të ndeshjes, këtë herë, Hidi e pësoi Golin në minutën e dytë nga sulmuesi [[Zaur Tagizade]].
 
== Referenca ==
<references/>
 
[[Kategoria:Lindje 1980]]