[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 392:
 
Bazili II nuk u martua asnjëherë. Por pas vdekjes së tij, të afërmit e tij qëndruan në zotërim të fronit deri në 1056, jo për shkak të efektivitetit të tyre sesa prej ndjenjës së përgjithshme të popullit bizantin se begatia e perandorisë ishte e lidhur me vazhdimësinë e dinastisë maqedonase. Kur vëllai i Bazilit, Konstandini VIII, vdiq në 1028, dinastia u vazhdua nga dy vajzat e tij, Zoe dhe Teodora. Zoe u martua tri herë: me Romanin III Argjirin (sundoi 1028-34), me Mihalin IV (1034–41) dhe me Konstandinin IX Monomakun (1042–55), i cili jetoi më gjatë se ajo. Kur Konstandini IX vdiq në 1055, motra e Zoes, Teodora, sundoi e vetme si perandoreshë deri në vdekjen e saj një vit më vonë.
 
Perandorët e mëdhenj të epokës së artë (jo të gjithë anëtarë të familjes maqedonase) i dhanë formë historisë së asaj epoke. Pasardhësit e Bazilit II ishin më tepër krijesa të rrethanave, sepse ata nuk arritën të kishin ndikim. Në 56 vitet nga 1025 deri në 1081 pati 13 perandorë. Një tenativë e bërë nga Konstandini X Dukasi për të themeluar një dinasti të re qe e pasuksesshme në mënyrë katastrofale. Stabiliteti nuk u rivendos deri në ardhjen e Aleksit I Komnenit në 1081, prej të cilit sundoi për 100 vjet (1081–1185) familja e Komnenëve.
 
== Referenca ==