[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Image:Election MG 3455.JPG|thumb|Një grua hedh votën e saj në raundin e tretë të zgjedhje presidenciale franceze 2007]]
'''Demokracia''' (gr. ''demo'' - popull, ''kraci'' - rendi, në kuptimin sundues) është një formë e jetës politike të një rendi sundues popullor. Përkufizimi i fjalës përshkruan vetëm se kush do të sundojë dhe përkundër interpretimeve të ndryshme, ai nuk përfshin përshkrime se si duhet të qeverisë i zgjedhuri. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rendë qeverisës i shteteve janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve shtetërore, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës ''demokraci''.
 
Line 9 ⟶ 10:
=== Lindja e idealit demokratik ===
 
[[File:Cleisthenes.jpg|upright|thumb|[[Klisteni]], "babai i demokracisë athinase", bust modern]]
Ideali demokratik e ka origjinën në [[Greqia e lashtë|Greqinë e lashtë]] të epokës klasike (shekulli i 5-të dhe 4-të p.e.s.). Bëhet fjalë në të njejtën kohë për një filozofi dhe eksperiencë politike, si shembull atë të [[Athina|Athinës]]: reformat e [[Soloni]]t, [[Pisistrati]]t dhe [[Klisteni]]t lejuan përparimin dhe ngritjen e sistemit demokratik që [[Efialti]] dhe [[Perikliu]] perfeksionuan.
Në këtë mënyrë, grekët shtruan të parët rrugën e demokracisë politike të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët i marrin vetë vendimet lidhur me qytetin ([[polis]]). Por kjo formë e demokracisë qëndron e kufizuar: femrat, skllevërit dhe metekët (banorët e huaj të Athinës) nuk konsideroheshin si qytetarë, kurse zgjedhjet, parim themel i demokracisë, nuk zinin veçse një rol dytësor – preferohej shorti për të përcaktuar magjistratët. Megjithatë, qytetarët, që zinin vend rregullisht në Asamblenë e përgjithshme të popullit ([[eklezia]]), nuk merrnin pjesë më pak, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve.
Line 22 ⟶ 24:
 
== Asambletë e para përfaqësuese në Mesjetë ==
[[Image:Magna Carta (British Library Cotton MS Augustus II.106).jpg|upright=1.3|thumb|[[Magna Carta]], 1215, Angli]]
Në Europën mesjetare nuk ekzistonte një shtet demokratik, por disa qytete (komuna) në [[Flandër]] dhe [[Itali]] sidomos, kishin përvoja me diçka të ngjashme me demokracinë. Nga ana tjetër, parimet demokratike po zbatoheshin edhe në shumë komunitete manastirore.
Në nivel kombëtar, ekzistonin tashmë asambletë përfaqësuese, të zgjedhura nga populli dhe të mbledhura nga vullneti i mirë i mbretit: p.sh, [[Parlamenti]] në [[Angli]], [[Kortesi]] në [[Spanjë]], Shtresat e Përgjithshme në [[Francë]]. Por vetëm asambletë angleze zotëronin pushtet të vërtetë me firmosjen e Kartës së Madhe në 1215, sipas të cilit Parlamenti duhet të jepte miratimin e tij për taksat.
Line 72 ⟶ 75:
===Transformimi i pushtetit===
==== Një shtet i dobësuar ====
[[File:2011 Wisconsin Budget Protests 1 JO.jpg|thumb|Protesta.]]
Ndërkohë që e drejta universale e votës u adoptua nga të gjitha regjimet liberale, u formuan organizata të mëdha politike (partitë) dhe shoqërore (sindikatat): përveç garantimit të lirive individuale, demokracia liberale ka pranuar ekzistencën e lirive kolektive, si p.sh lirinë e protestës dhe anëtarësimit në sindikatë.
Konceptimi klasik i rolit të individëve në fushën politike u modifikua në mënyrë të konsiderueshme dhe regullat politike u përmbysën: disa organizata të mëdha u vunë përballë njëra tjetërës si rivalë për pushtet.