Adolf Hitleri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 149:
Policia dhe në mënyrë më të përgjithshme shërbimet e sigurimit i dalin plotësisht jashtë kontrollit ministrit të brendshëm; ato janë në duart e [[Heinrich Himmler|Hajnrih Himler]], lideri i SS, i cili ndërtoi një shtet të vërtetë brenda shtetit. I ngarkuar me vënien në punë të një plani katër vjeçar që duhet ta lejonte ekonominë t’i përshtatej luftës, Hermann Goering fillon të fusë duart në kompetencat e ministrit të ekonomisë.
 
===Hitleri dhe rrethi i tij i direkt, zemra e pushtetit real===
Përfundimisht, në sistemin nazist, gjithçka varej nga vullneti i Fyhrerit, i cili rallë herë merrte iniciativën e vendimit, duke u kënaqur me disa pika jo të kthjellta që më pas “interpretoheshin” dhe prezantoheshin në formën e projekteve përpara diktatorit, i cili binte dakord ose e refuzonte atë. Kjo praktikë u teorizua nga juristi Karl Shmit. Vetëm dinjitarët e rrethit direkt të Hitlerit mbanin në këtë mënyrë një pushtet real në një sistem që ishte nja nga format më të arritura të shtetit-parti totalitar.