[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
 
=== 12 Bëmat e Heroit ===
[[File:Pieter paul rubens, ercole e i leone nemeo, 02.JPG|thumb|Pieter paul rubens, ercole e i leone nemeo, 02|Herkuli dhe Luani i Nemeut nga Rubens]]
 
Në Kiteron Herakliut i pëlqente shumë, e pengonte vetëm luani i tërbuar, i cili i hante njerëzit dhe kafshët. U lëshua kundër tij, e mposhti dhe në shenjë të kujtimit e merr lëkurën e tij. Tani jetonte i qetë deri në moshën e tij tetëmbëdhjetëvjeçare, kur iu kujtua mendimi se do të ishte më mirë që të shikojë pak nëpër botë dhe t'ia gjejë vetes gruan. Prej drurit të frashërit e gdhendi shkopin, e hudhi krihëve lëkurën e luanit të Kiteronit dhe u nis për në Tebë, në vendlindjen e vet.
 
Rreshti 45:
 
Herakliut i është dashur që sërish të shkojë në Libi dhe pastaj në tokën ku jetonte vigani Anteu, i biri i Gjeas, hyjneshës së tokës. Sipas zakonit të vet Anteu e fton në dyluftim. Në këtë dyluftim Herakliu e mund vetëm për arsye se në luftë e kuptoi nga e merrte fuqinë e vet vigani. Kur në të vërtetë Anteu e ndien se po dobësohej, puqet mirë për toke, me nënën e vet dhe kështu mbledh fuqinë për betejë të re. Herakliu e shkoqit nga toka dhe e çon lartë. Në këtë gjendje vigani mbeti i paaftë dhe Herakliu e mbyti. Në rrugën deri te Hesperidet Herakliu qe i detyruar që t'i mposhtë dhe t'i kapërcejë pengesat e shumta, të cilat udhëtarëve ua krijojnë cubat dhe sunduesit. Ndër të tjera e menjanon edhe mbretin egjiptian, Buzirisin, i cili i kapte të huajt dhe ua flijonte zotërave. Më në fund, Herakliu arrin deri te Atlanti. Kur ia shpjegoi se pse ka ardhur tek ai, Atlanti me një mikëpritje të dyshimtë i propozoi se vetë do t'ia sjellë mollët poqese gjatë kësaj kohe Herakliu do t'ia mbante kupën qiellore. Herakliu u pajtua me këtë. Atlanti e plotësoi premtimin e vet. Por vetë deshti t'i çojë mollët në Mikenë, e pastaj të kthehet. Dinakërisë mund t'i përballohet vetëm me dinakëri. Herakliu sa për sy e faqe pranoi, por e luti Atlantin që për një çast t'ia mbajë peshën vetëm deri sa të bëjë mbështetësen për supa që kupa mos t'i shkaktojë plagë. Posa Atlanti u gjet në pozitën e mëparshme Herakliu i mori mollët dhe iu falënderua njerëzishëm viganit dhe askund nuk u ndal deri në Mikenë. Euristeu nuk u besoi syve të vet dhe nga vetë befasia ia ktheu mollët. Herakliu i ofroi si fli hyjneshës Athena dhe ajo ua ktheu Hesperideve. Me këtë u plotesua edhe detyra e dymbëdhjete dhe Herakliu tani më ishte i lirë.
 
 
=== JETA, DASHURIA DHE BËMAT NË LIRI ===