Mago Ulisses
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Mago Ulisses. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Dekoratë
Redakto
|
Ju falemnderit AMMAR! shpresoj mos kem dalë në pension, Me respekt Mago Ulisses
- Të faleminderit ty për punën tënde në Wikipedia dhe sigurisht në Faqen Kryesore, vetëm vazhdo. --AMMARTIVARI DISKUTO
- Përshëndetje. Nëse ke mundësi me ba nji lidhje me link neë fc https://www.facebook.com/pages/Wikipedia-shqip/136582223049727?fref=ts, kaher e kam hapur por nuk e kam lidh, me faqen kryesore, te https://sh.wikipedia.org/wiki/Glavna_stranica_/_%D0%93%D0%BB%D0%B0%D0%B2%D0%BD%D0%B0_%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D1%86%D0%B0, e kishin , dhe kjo mund të ndikoj në ngritjen e interesimit të njerzve për të Kontribuar. Ju faleminderit --Planeti (diskutimet) 7 Shkurt 2015 09:59 (CET)
Biografitë
RedaktoPash dy artikuj të rinj mbi persona realë (dmth biografi) të hapura nga ti (Enver Isufi dhe Llazar Haxhinasto). Në gjykimin tim këto persona nuk janë të njohura nga publiku i gjerë dhe si pasojë nuk e meritojnë një faqe në këtë enciklopedi. Fakti që këta janë profesorë dhe kanë shkruar ndonjë libër nuk u jep gjë të drejtë të kenë një faqe në wikipedia, përndryshe do të duhej t'u hapnim faqe të gjithë profesorëve, mësuesve dhe edukatoreve të trojeve Shqiptare dhe më gjerë. Unë mendoj se ato artikuj duhet të grisen, ose ose do të reduktohen ndjeshëm nga unë duke eliminuar çdo fjali apo togfjalësh që nuk ka rëndësi sipas parimeve enciklopedike. Nga ana tjetër për të dhënë një shembull Ahmet Osja e meriton një faqe, por me dy rreshta të vetëm dhe me referenca për ato rreshta (meqë i paskan dhënë disa vlerësime; pa hyrë në meritën e vlersimeve). Pres një përgjigjen tënde përpara se të ndërhyjë mbi ato artikuj. Kjo nuk është diçka personale ndaj personave në fjalë - madje i hasa për herë të parë. E them këtë sepse kam ndër mend të bëjë një pastrim radikal mbi seksionin e biografive, sidomos të personave të gjallë. Shpresoj në një mirëkuptim.-- Mr. Pseudo diskuto 16 mars 2015 20:26 (CET)
OK
A e dije se...
RedaktoTek A e dini se, bëhet fjalë që të jepen fakte, jo elozhe apo superlativa jo enciklopedike. Sa herë kam kërkuar në google ato që ke vendosur ti tek A e dini se, më kanë dalë materiale të kopjuara. Kam firikë se nëse kërkoj edhe pjesë të tjera, sikundër ajo që largova së fundmi, do të më dalin edhe ato të kopjuara... Prandaj le të shërbejë ky si paralajmërim. Duke posuar materiale të kopjuara dhe jo enciklopedike, jo vetëm që i ul cilësinë wikit, dhe bën një punë fallco, dmth sa për t'u dukur, por e vendos dhe i sjell probleme të mundshme ligjore wikit. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 27 prill 2015 22:06 (CEST)
Faqet me ndryshime në pritje
RedaktoPërshëndetje!
Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.
Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 16:20 (CEST)