[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 95:
 
=== Herkuli në Letërsi dhe Arte ===
[[File:Bartholomäus Spranger - Hercules, Deianira and the Centaur Nessus - Google Art Project.jpg|thumb|Bartholomäus Spranger - Hercules, Deianira and the Centaur Nessus - Google Art Project|Herkuli dhe Dejanira nga Bartolomeu Spranger]]
Veprat antike për Herakliun nuk është e mundur të numrohen. Vetëm piktura në vazavazo me pamjet nga jeta e tij janë ruajtur (sipas katalogut të Bromerit) më së njëmijë e tetëqind. Më së pesëqind paraqesin Herakliun në luftë me luanin, më se treqind Herakliun në luftë me amazonet, më se njëqind e pesëdhjetë Herakliun me demin e Kretës, më se njëqind e njëzet Udhëtimin e Herakliut në Olimp, me se njëqind Herakliun me Kikën, gati njëzet Herakliun me Kerberin, saktësisht tetëdhjetë Herakliun në luftën me Gerionm etj. Gjenden gati në të gjitha muzetë e mëdha botërore. Skulptura e vjetër me pamjen e tij Herakliu në luftë me Hidrën, e zbukuronte frontonin e tempullit të lashtë në Akropolin athinas (përafërsisht eshtë e vitit 570 para e.s.). Me siguri nga viti 530 para e.s. janë ruajtur metopat nga tempulli C në Selinunt që e paraqesin Herakliun dhe Kerkopët dhe Herakliu e vret amazonen (sot në Muzeun Kombëtar në Palermo). Nga fillimi i shek. 5. para e.s. është truporja Herakliu e gjuan shigjetën nga harku që gjendet në frontonin lindor të tempullit të Afaniut në Eginë (sot gjendet në Gliptotekën e Mynihut). Nga koha përafërsisht e vitit 460 para e.s. janë metopat e Veprave të Herakliut nga tempulli i Zeusit në Olimp (sot gjendet në Muzeun e Olimpisë). Prej skulpturave romake më të njohura jane Veprat e Herakliut në Muzeun e Kapitolit në Romë, ndërsa prej pikturave murale janë freskat Herakliu i mbyt gjarpinjët dhe Herakliu e mbron Deanirën prej Kentaurit Nes nga Pompejët (sot gjenden në Muzeun Kombëtar në Napoli). Disa piktura të Herakliut janë ruajtur edhe në katakombet e krishtera (Herakliu me Hidrën, Herakliu ia sjell Alkestidën mbretit Admet e të tjera, nga mesi i shek. IV të e.s.) që gjendet në Via Latina të Romës. Prej skulpturave janë ruajtur më së shumti kopjet e Herakliut të Poliktetit, me siguri nga shek. V para e.s. (kopja më e bukur është ndoshta Herakliu, kopja e Lisipit nga fundi i shek. IV para e.s. (më e bukura është e ashtuquajtura Herakliu Farnese (Farneze) që gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit; kopja romake e veprës së dytë të Lisipit Herakliu në luftë me luanin, gjendet në Ermitazhin e Leningradit. Prej të tjerave të ruajtura janë veçmas i ashtuquajturi Herakliu i Vatikanit, ;trupore e gjatë gati katër metra prej bronze të praruar që është nga theatari i Pompeut në Romë (sot gejndet në Muzeun e Vatikanit), pastaj Herakliu e vret drenushën, trupore romake prej bronze sipas modelit grek nga shek. IV para e.s. nga Pompejët (sot gjendet në Muzeun kombëtar në Palermo) dhe Herakliu i dehur nga shtëpia Cervia (Çervia) në Herkulanum (sot gjendet në Muzeun Kombëtar në Napoli); prej veprave artistike që kanë të bëjnë me shembëlltyrën e Herakliut në vend të parë duhet përmendur kopjen e vogël të Lisipit Herakliun, përafërsisht nga fillimi i shek. III para e.s. dhe gjendet në Muzeun Popullor në Beograd.
 
Prej veprave arkitektonike që kanë të bëjnë me Herakliun rëndom në vend të parë përmendet tempulli më i vjetër grek në Sicili, i ashtuquajturi Tempull i Herakliut në Agrigent (nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s.). Identifikimi i tij, ndërkaq, ëishtë mjaft i dyshimtë. Në Romë Herakliu i ka pasur dy tempuj njërin nën Kapitol, tjetrin pas Cirkus Maximus-it (Cirkus Maksimus) pranë lumit Tibër, dhe prej tempujve të tjerë, të cilët i janë kushtuar veçmas ishte i njohur ai në Cora (Kora) afër Romës (në stilin italodorik nga shek. I para e.s., sot për fat të keq në gërmadhat).
Line 101 ⟶ 102:
Prej veprave të mjeshtërve të kohës së re që frymëzohen nga mitet mbi Herakliun po i përmendim vetëm më të vlefshmet dhe më të famshmet. Në rend të parë po i përmendim tri piktura të Pjetër Paul Rubensit Herakliu i dehur (1615-1616, sot gjendet në Galerinë e Drezdenit), Herakliu në luftë me luanin e Nemeut (pas vitit 1620 dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht) dhe Herakliu te mbretëresha Omfalla (sot gjendet në Prado të Madridit, ndërsa kopja është e shek. XVII dhe gjendet në Galerinë e Pallatit në Ryhnovo në Çekosllovaki), pastaj pikturat e Jan Gosaert Mabuscut Herakliu dhe Omfalla e vitit 1513 (sot gjendet në koleksionin e H.Cook-ut (Kukut) në Richmond) të Nikoias Pusinit pejzazhi Herakliu dhe Kaku, me siguri i vitit 1649-1650 (sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit) dhe Guido Renit Vdekja e Herakliut, përafërsisht e viteve 1617-1621 dhe sot gjendet në Luvër të Parizit. Prej pikturave murale duhet përmendur pikturën Herakliu dhe Atlanti dhe Herakliu i rrethuar me virtyte të vëllazërve Ludoviko, Augustino dhe Anibale Carraccit (Karaqit) e vitit 1582 dhe gjendet në Pallatin Sanpiere në Bolonjë. Prej veprave skulpturale duhet veçmas përmendur Herakliu dhe Kako e Baccio Bandinellit (Bakçio Bandinelli) e vitit 1534 dhe sot gjendet në Piaizza della Siguria në Firencë, Herakliu e vret Kentaurin Nes e Giovani de Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1594-1599 dhe sot gjendet në Loggi dei Lanzi në Firencë; Herakliu pushon dhe Herakliu në luftë me Hidrën e Pierre Pugetut (Pjer Puzheut) pas vitit 1675, Herakliu dhe Lihasi e Antonio Canoves (Aantonio Kanoves) sot gjendet në Galerinë Corsini (Korsini) në Romë dhe Herakliu i madh prej bronze e Antione Bourdellit (Antoan Burdellit) e vitit 1090 në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Në Pragë gjenden pesë skulptura të shkëlqyeshme të Herakliut. Tri janë të Adriaen de Vriesit (1625-1626), dhe ato Herakliu (origjinali gjendet në Muzeun e qytetit), Herakliu në luftë me dragoien (origjinali gjatë luftës tridhjetëvjeçare është bartur në Suedi, ndërsa kopja gjendet në pallatin e Vaddshtejnit), Herakliu i sjeli mollët prej kopshtit të Hesperideve (poashtu kopjet e origjinalit janë nga Suedia), sot gjenden në Galertnë e Qytetit në Pragë, pastaj Herakliu me Hidrën e Ignac Platzerit (Flatcerit) e vitit 1746 (gjendet në Pallatin Çerninslki dhe Herakliu e ngre hakun e Antoine Bourdellit (Antoan Burdelli) e vitit 1909 dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare, pastaj Herakliu dhe Anteu e Giovani da Bologna (Gjovani da Bolonja) e vitit 1570, sot gjendet në Muzeun Artistiko-historik në Vjenë.
 
Trajtime poetike dhe dramaturgjike të aventurave të Herakliut poashtu ka shumë. Për herë të parë veprat e Herakliut permenden (kuptohet jo të gjitha) te Homeri. Prej atëherë nuk i ka lënë anash pothuajse asnjë autor antik. Sofokliu e trajtoi fazën e fundit të jetës së Herakliut në tragjedinë TrahinjasetTrakinaset. Tragjedia e Euripidit[[Euripidi]]t Herakliu, në të vërtetë, nuk e përfshin verzionin tradicional të mitit (i cili edhe ashtu ka variante të shumta), por, përkundër kësaj me përpunimin e vet e ka ruajtur primatin gati më tepër se dy mijë vjet. Dy tragjedi për Herakliun i ka shkruar edhe poeti romak [[Seneka]]: Herkuli i tërbuar sipas Euripidit dhe Herkulit në Eta sipas Sofokliut[[Sofokliu]]t. Të përditshmen e Herakliut, jetën e tij që e ka kaluar në mes të veprave të tij heroike, e ka trajtuar në epilin Shekulli i heronjëve të Teokritit, poet i Aleksandrisë (nga gjysma e parë e shek. III para e.s..). Prej veprave më të reja dramtike të njohura janë Herakliu dhe shtallatstallat e AugiutMbretit Avgjia të Frieddrich Dürrennmattit (Fridrih Dyrenmahit) dhe Herakliu i Marjan Matkoviqit, shikrimtaritshkrimtarit kroat.
 
[[Kategoria:Heronj]]