Qeveria Rama I: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Qeveria Rama-Meta''' erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 17 shtator 2014 23:46

Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër. Ilir Meta mban postim e kryetarit të parlamentit.

Përbërja e qeverisë

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër - Niko Peleshi
  • Ministër i Mbrojtjes - Mimi Kodheli
  • Ministër i Punëve të Brendshme - Saimir Tahiri
  • Ministër i Punëve të Jashtme - Ditmir Bushati
  • Ministër i Integrimit Evropian - Klajda Gjosha
  • Ministër i Financave - Shkëlqim Cani
  • Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës - Edmond Haxhinasto
  • Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit - Eglantina Gjermeni
  • Ministër i Arsimit dhe Sportit - Lindita Nikolla
  • Ministër i Drejtësisë - Nasip Naço
  • Ministër i Kulturës - Mirela Kumbaro
  • Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë - Erion Veliaj
  • Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike - Milena Harito
  • Ministër i Shëndetësisë - Ilir Beqaj
  • Ministër i Energjisë dhe Industrisë - Damian Gjiknuri
  • Ministër i Mjedisit - Lefter Koka
  • Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të - Edmond Panariti
  • Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin - Ermonela Felaj
  • Ministër Shteti për Çështjet Vendore - Bledi Çuçi

Përkatësia politike

Përkatësia politike e anëtarëve të qeverisë është nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Statistika

Kronologji e ngjarjeve kryesore

2013

2014

  • 06 shtator 2014 - Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, martohet me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës, duke i deklaruar dhe faturuar shpenzimet e dasmës private si një aktivitet kulturor, çka sipas sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[1] Për më tepër nuk kuptohet se si është e mundur që një momument publik si kalaja e Gjirokastrës shfrytëzohet për aktivitete private. Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[2]
  • 17 shtator 2014 – Gjykata Kushtetuese shpall si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.[3] Për këtë vendim të qeverisë pati debate publike dhe kritika të ashpra ndaj qeverisë për shkak të shkeljes së lirive dhe të drejtave themelore të privatësisë sl individit.[4]

Referenca dhe shënime