Content deleted Content added
Rreshti 181:
2. Gjuhët e hueja jan pasqyrë e mirë me i shqyrtue kur vendosim ndonji rregull për shqipen, por përvoja e tyne asht e ndryshme dhe jo detyruese ndaj gjuhës sonë. Ne kemi gjuhën tonë, doket tona, Kanunin tonë, dhe tymin tonë të duhanit që askush s'guxon me na e prishë.
 
3. Wikipedia përgjithsisht e përdor kryefjalën e fjalisë hapëse për titull t'artikullit. Ta zamë, Wikipedia anglisht shkruen: "Albania, officially the Republic of Albania, is a country in..." Artikulli titullohet "Albania." Në gjuhën shqipe, kryefjala asht gati gjithmonë në trajtën e shqueme ose e paraprime me nji përcaktor si "një" ose "disa." Përjashtim bajnë vetëm disa tekste të shkrueme që fillojnë me fjalë si "Sekretari i Parë . . . , aktivistë të Partisë, të rinj dhe të reja, dhe badihavxhinj të fshatit e qytetit përuruan sot ujësjellësin me kapacitet 10 litra në orë . . . ."
 
4. Wikipedia, me përjashtim të Wikipedisë ruse dhe ndonji simotre të saj, nuk asht e ndërtueme si nji fjalor, tue përfshi këtu fjalorët enciklopedikë të botuem dikur ndër shqiptarë. Enciklopedi të tilla ka pasë dhe ka edhe në gjuhë tjera, por Wikipedia nuk asht nji prej tyne.