Kombëtarja spanjolle e futbollit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 79:
 
Spanja u zgjodh si vendi mikpritës i [[1982 FIFA Kupa e Botës|Kupës së Botës 1982]]. Pritshmëritë për Spanjën ishin të larta si vendi mikpritës dhe nën drejtimin e trajnerit [[José Santamaría]]. Spanja avancoi në raundin e dytë, por ata u eleminuan, dhe kjo solli shkarkimin e Santamarías. Spanja më pas u kualifikua në [[1986 FIFA Kupa e Botës|Kupën e Botës 1986]] dhe kaloi raundin e parë. Raundi i dytë përballi me Spanjën me [[Kombëtarja daneze e futbollit|Danimarkën]], ku ata fituan me rezultatin 5–1, por në çerek–finale, pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt dhe në shtesë kundër [[Kombëtarja belge e futbollit|Belgjikës]], Spanja humbi me rezultatin 5–4 nga penalltitë duke u eleminuar nga turnamenti.
 
Javier Clemente u vendos trajneri i ri i Spanjës në vitin 1992, dhe kualifikimi për në [[1994 FIFA Kupa e Botës|Kupën e Botës 1994]] u arrit. Spanja barazoi me Korenë e Jugut 2–2 dhe me Gjermaninë 1–1, përpara se të kualifikohej për në raundin e dytë pas fitores 3–1 kundër Bolivisë. Spanja vazhdoi formën e mirë edhe në raundin e dytë, duke mposhtur Zvicrën me rezultatin 3–0, por u eleminua në çerek–finale pas humbjes 2–1 kundër Italisë.
 
Në [[2002 FIFA Kupa e Botës|Kupën e Botës 2002]], Spanja i fitoi të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Spanja mundi [[Kombëtarja irlandeze e futbollit|Republikën e Irlandës]] në raundin e dytë nga gjuajtjet e penalltive, dhe më pas u ndesh kundër njërës nga vendeve mikrpitës, [[Kombëtarja koreano jugore e futbollit|Koresë së Jugut]], në çerek–finale. Spanja u eleminua në fund nga gjuajtjet e penalltive pavarësisht se kjo gjuatje ishte shumë e diskutuar për shkak të gabimeve arbitrale gjatë kohës së rregullt dhe asaj shtesë <ref>{{cite news|last=Hayward |first=Paul |url=http://www.telegraph.co.uk/sport/football/international/3029872/Korean-miracle-spoilt-by-refereeing-farce.html |title=Korean miracle spoilt by refereeing farce |publisher=Telegraph |date=23 Qershor 2002 |accessdate=24 Qershor 2012 |location=Londër}}</ref>.
 
==Lojtarët==