[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q41866
Rreshti 14:
([[527]]-[[565]])
 
Gjatë kohës së sundimit të Justinianit, perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, [[Afrika]] dhe [[Italia]] u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër [[arkitektura]] po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: HajaAja Sofia në [[Konstantinopoja|Konstantinopol]] ([[Stambolli|Stamboll]]). Historianët siç ishin [[Prokopiusi]] dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së [[Herodoti]]t e [[Thukididi]]t. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe [[Kodeksi i Justinianit]] ([[529]]) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve [[533]]. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit.
 
Për të zhvilluar perandorinë në pjesët tjera, Justiniani i dha një çmim të lartë në vitin [[532]] Shahut pers Kusros I. Mirëpo përbrenda kishte trazira siç ishin kryengritja e [[Nikea|Nikesë]] që shpërtheu në janar të [[532]] në Konstantinopol. Pas disa çrregullimeve politike, [[Belisari]] hyri në [[Hipodromi|Hipodrome]] me ushtri dhe e shuajti revoltën e "të gjelbërve" dhe "të kaltërve". Më këtë rast u shkaktua një gjakderdhje dhe qyteti pësoi dëmtime të rënda, mirëpo në anën tjetër kjo i hapi rrugën Justinianit për zbatimin e programit të tij. Kështu ai vetëm disa ditë pas revoltës filloi punimet për ndërtimin e kishës së re në vend të kishës së dëmtuar rëndë të Haja Sofies.