[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 69:
 
Pas fitores kundër Bylisit, Flamurtari do të merrte nëntë pikë të tjera në tre ndeshjet e ardhshme, duke fituar me goleada kundër [[KF Tomori|Tomorit]] dhe [[KS Shkumbini|Shkumbinit]] respektivisht 5–2 dhe 3–0, me Veliu i cili luajti 90 minuta në të tjera ndeshjet. Më 6 Mars, në ndeshjen e fundit të Grupit B në kupë, Flamurtari mposhti me rezultatin 3–0 Teutën duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve <ref>{{cite news|title=Flamurtari Vlorë vs. Teuta Durrës|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/03/06/albania/cup/ks-flamurtari-vlore/ks-teuta-durres/1410269/|accessdate=7 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=6 Mars 2013}}</ref>. Në këtë ndeshje, Veliu shënoi Golin e dytë duke realizuar me kokë në minutën e 50 pas një krosimi të mesfushorit [[Gjergji Muzaka]] <ref name="Veliu: U bënë pazare kundër nesh, të hetojë Prokuroria…">{{cite news|title=Veliu: U bënë pazare kundër nesh, të hetojë Prokuroria…|url=http://www.panorama-sport.com/kupa-e-shqiperise/kupa-e-shqiperise-cilat-do-te-jene-dy-gjysmefinalistet-e-tjera/|accessdate=7 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=6 Mars 2013}}</ref>. Megjithatë, kjo fitore u bë e pavlefshme pas fitores së Laçit 3–2 kundër Bylisit. Bylis, Laçi dhe Flamurtari e mbyllën grupin të treja me nga 12 pikë, por Flamurtari ishte ajo që u eleminua për shkak të golavarazhit më negativ se sa dy skuadrat e para <ref>{{cite news|title=Summary - Cup - Albania - Results, fixtures, tables and news|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/03/06/albania/cup/ks-flamurtari-vlore/ks-teuta-durres/1410269/|accessdate=7 Janar 2015|work=Soccerway|date=6 Mars 2013}}</ref>. Veliu reagoi për këtë eleminim duke thënë se ndeshje e Laçit kundër Bylisit ishte e trukuar në mënyrë për të nxjerrë Flamurtarin nga kompedicioni <ref name="Veliu: U bënë pazare kundër nesh, të hetojë Prokuroria…" />.
 
Flamurtari e mbylli sezonin në kampionat në vendin e katërt me 46 pikë, dy më pak se vendi i tretë që mbahej nga Teuta, duke dështuar të kualifikohej për në kompedicionet europiane sezonin e ardhshëm. Në kupë, Flamurtari u eleminua në Grupin B të çerek–finaleve. Në aspektin personal, Veliu e mbylli kampionatin duke luajtur 24 nga 26 ndeshjet e mundshme, duke koleksionuar gjithsej 2139 minuta dhe një gol. Në kupë, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke luajtur tetë ndeshje, të gjitha si titullar nga 90 minuta, dhe duke shënuar tre gola.
 
===Sezoni 2013–14===