[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 76:
Para fillimit të sezonit 2013–14, për kapitenin Veliu kishte klube brënda dhe jashtë Shqipërisë të cilat kërkonin shërbimet e lojtarit, ku më konkretisht ishte skuadra izraelite e [[Hapoel Tel Aviv F.C.|Hapoel Tel Aviv]] <ref>{{cite news|title=Flamurtari, tetë lojtarë në dilemë|url=http://www.panorama-sport.com/flamurtari/flamurtari-ne-ajer-8-lojtare-ne-dileme/|accessdate=3 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=15 Qershor 2013}}</ref>. Por trajneri [[Ernest Gjoka]] ka hedhur kategorisht poshtë largimin e lojtarit duke thënë se Veliu është një "lojtar i paprekshëm" dhe se është "simboli" i Flamurtarit <ref>{{cite news|title=Gjoka: Veliu e Zeqiri janë të paprekshëm. Nuk ka kuptim Flamurtari pa praninë e tyre|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/gjoka-veliu-e-zeqiri-jane-te-paprekshem-nuk-ka-kuptim-flamurtari-pa-pranine-e-tyre/|accessdate=3 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=19 Qershor 2013}}</ref>. Gjithashtu edhe Veliu deklaroi se Flamurtari është prioriteti i tij dhe se ai po priste presidentin Gjika për të diskutuar për rinovimin e kontratës <ref name="Veliu: Pres Gjikën të firmos, Flamurtari primar. Ky do të jetë sezoni i kuqezinjve">{{cite news|title=Veliu: Pres Gjikën të firmos, Flamurtari primar. Ky do të jetë sezoni i kuqezinjve|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/veliu-pres-gjiken-te-firmos-flamurtari-primar-ky-do-te-jete-sezoni-i-kuqezinjve/|accessdate=3 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=11 Korrik 2013}}</ref>. Ai gjithashtu foli edhe për revolucionin e uljes së pagave të lojtarëe duke thënë se ai dhe agjenti i tij do të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit <ref name="Veliu: Pres Gjikën të firmos, Flamurtari primar. Ky do të jetë sezoni i kuqezinjve" />. Pas takimit me presidentin, Veliu u rikthye zyrtarisht në stërvitje <ref>{{cite news|title=Rikthehet Sakaj, qëndrojnë Veliu e Zeqiri. Gjika bind Micin, mbrojtësi qëndron në Vlorë|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/rikthehet-sakaj-qendrojne-veliu-e-zeqiri-gjika-bind-micin-mbrojtesi-qendron-ne-vlore/|accessdate=3 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=6 Gusht 2013}}</ref>. Më 27 Gusht 2013, Veliu zyrtarisht rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për një tjetër <ref>{{cite news|title=Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj|url=http://www.panorama-sport.com/lajme-flash/flamurtari-firmosin-edhe-zeqiri-veliu-e-abilaliaj/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=28 Gusht 2013}}</ref>.
 
Veliu luajti ndeshjen e parë të sezonit më 31 Gusht në ndeshjen e javës së parë të [[2013–14 Kategoria Superiore|sezonit 2013–14]], duke qënë një nga lojtarë më të mirë të ndeshjes e duke ndihmuar Flamurtarin të marri një fitore 1–0 jashtë fushe [[KSKF Vllaznia Shkodër|Vllaznisë]] <ref>{{cite news|title=Vllaznia Shkodër vs. Flamurtari Vlorë 0 – 1|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/08/31/albania/super-league/ks-vllaznia-shkoder/ks-flamurtari-vlore/1543886/|accessdate=4 Janar 2015|work=Soccerway|date=31 Gusht 2013}}</ref>. Më 15 Shtator, në ndeshjen e javës së dytë kundër kampionëve të [[KF Skënderbeu|Skënderbeut]], Veliu bëri një tjetër paraqitje fantastike, duke shpëtuar skuadrën në disa raste në pësimin e golit, me Flamurtarin i cili fitoi me rezultatin 2–1 <ref>{{cite news|title=Flamurtari thyen korçarët mes tensionit. Loja ndalet 30 minuta, kuqezinjtë në krye|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/flamurtari-thyen-korcaret-mes-tensionit-loja-nderpritet-30-minuta-kuqezinjte-marrin-kreun/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=16 Shtator 2013}}</ref>. Gjatë ndeshjes ndodhën disa incidente mes tifozëve në tribuna, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për rreth 30 minuta. Kjo gjë solli që [[Federata Shqiptare e Futbollit|FSHF-ja]] të penalizonte me tre pikë Flamurtarin, një vendim i cila u konsiderua absurd dhe i padrejtë nga Veliu <ref>{{cite news|title=Veliu: FSHF-ja duhet të na kthejë pikët. Ndaj Teutës na mungoi fati, do kthehemi te fitorja|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/veliu-fshf-ja-duhet-te-na-ktheje-piket-ndaj-teutes-na-mungoi-fati-do-kthehemi-te-fitorja/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=20 Shtator 2013}}</ref>. Ky vendim erdhi pas humbjes 2–1 kundër [[KS Teuta|Teutës]] më 18 Shtator, ku Veliu luajti në të gjithë ndeshjen. Në ndeshjen e javës së katërt kundër [[KS Kastrioti|Kastriotit]], Veliu u detyrua të braktisë ndeshjen që në minutën e 21 për shkak se pësoi një frakturë në shpatull pas një përplasje në zonë <ref>{{cite news|title=Kastrioti gjunjëzon Flamurtarin, kuqezinjtë prekin fundin. Veliu përfundon në spital…|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/kastrioti-gjunjezon-flamurtarin-kuqezinjte-prekin-fundin-veliu-perfundon-ne-spital/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=23 Shtator 2013}}</ref>; Flamurtari humbi ndeshjen me rezultatin 1–0 jashtë fushe duke shkuar në fund të renditjes <ref>{{cite news|title=Flamurtari Vlorë vs. Kastrioti Krujë 0 – 1|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/09/22/albania/super-league/ks-flamurtari-vlore/ks-kastrioti-kruje/1543904/|accessdate=4 Janar 2015|work=Soccerway|date=23 Shtator 2013}}</ref>. Pas ndeshjes u konfirmua se pas përplasjes ai kishte thyer klavikulën, e si pasojë rrezikonte të mungonte dy javë <ref>{{cite news|title=Franc Veliu rrezikon dy javë jashtë fushave|url=http://www.panorama-sport.com/lajme-flash/franc-veliu-rrezikon-dy-jave-jashte-fushave/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=24 Shtator 2013}}</ref>.
 
Veliu nuk luajti në barazimin 0–0 kundër [[KFFK Partizani|Partizanit]] dhe në humbjen 2–0 kundër [[KS Besa|Besës]]. Me këtë humbje dhe barazim, Flamurtari renditej në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë. I pyetur për mundësitë që kishte Flamurtari për të rënë nga kategoria, Veliu tha se Flamurtari nuk ka asnjë mundësi për të rënë nga kategoria dhe se skuadra do të rikthehej <ref>{{cite news|title=Veliu garanton se Flamurtari nuk bie nga Superiorja|url=http://www.panorama-sport.com/flamurtari/veliu-garanton-se-flamurtari-nuk-bie-nga-superiorja/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=14 Tetor 2013}}</ref>. Veliu bëri rikthimin e tij më 18 Tetor në javën e tetë, duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër [[KF Laçi|Laçit]] <ref>{{cite news|title=Startoi java e 8-të: Goli i Nimanit likujdon Flamurtarin, kurbinasit i afrohen kreut|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/laci-flamurtari-nis-java-e-tete/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=18 Tetor 2013}}</ref>. Më 27 Tetor, Veliu shënoi golin e parë dhe të fundit të sezonit në fitoren 2–1 kundër [[FK Kukësi|Kukësit]] në shtëpi, duke u rikthyer te fitorja pas disa ndeshjesh negative; Kukësi kaloi e para në avantazh pas një goli të shënuar nga [[Sokol Cikalleshi]] në minutën e 39, por golat e Veliut dhe të Micit respektivisht në minutat 45 dhe 72 i sollën Flamurtarit fitoren e tretë në kampionat <ref>{{cite news|title=Flamurtari Vlorë vs. Kukësi 2 – 1|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/10/27/albania/super-league/ks-flamurtari-vlore/ks-perparimi-kukes/1543937/|accessdate=4 Janar 2015|work=Soccerway|date=27 Tetor 2013}}</ref>.
 
Më 2 Nëntor 2013, në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër [[KF Tirana|Tiranës]], Veliu e braktisi sërisht ndeshjen, këtë herë në minutën e 34 duke u përplasur në tokë, gjë që rezultoi të dëmtonte gjurin <ref>{{cite news|title=Tirana pikiatë, Zeqiri bën heroin e vlonjatëve. Revoltë e tifozëve bardheblu: Hiqini fanellat!|url=http://www.panorama-sport.com/ballina/tirana-pikiate-zeqiri-ben-heroin-e-vlonjateve-revolte-e-tifozeve-bardheblu-hiqini-fanellat/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=3 Nëntor 2013}}</ref>. Flamurtari fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 jashtë fushe duke marrë fitoren e dytë rresht <ref>{{cite news|title=Tirana vs. Flamurtari Vlorë 0 – 2|url=http://int.soccerway.com/matches/2013/11/02/albania/super-league/kf-tirana/ks-flamurtari-vlore/1543939/|accessdate=4 Janar 2015|work=Soccerway|date=2 Nëntor 2013}}</ref>. Sipas mjekut të skuadrës, Veliu kishte një zgjatje të ligamentit duke rrezikuar ndeshjen me [[KS Lushnja|Lushnjen]] <ref>{{cite news|title=Lena kërkon falje, ka alarm për Franc Veliun|url=http://www.panorama-sport.com/flamurtari/lena-kerkon-falje-ka-alarm-per-veliun/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=5 Nëntor 2013}}</ref>. Pavarësisht tentavivave për t'u rikperuar në kohë, Veliu humbi ndeshjen kundër [[KS Lushnja|Lushnjes]] <ref name="Gjoka në hall, Flamurtari pa Veliun, Lenën dhe Arbrin">{{cite news|title=Gjoka në hall, Flamurtari pa Veliun, Lenën dhe Arbrin|url=http://www.panorama-sport.com/flamurtari/gjoka-ne-hall-flamurtari-pa-veliun-lenen-dhe-arbrin/|accessdate=4 Janar 2015|work=Panorama Sport|date=8 Nëntor 2013}}</ref> Veliu kishte shkuar në [[Tirana|Tiranë]] për të bërë një rezonancë magnetike dhe për të konfirmuar shkallën e dëmtimit <ref name="Gjoka në hall, Flamurtari pa Veliun, Lenën dhe Arbrin" />. Veliu nuk u rikuperua dot deri në fund të vitit, duke mos arritur dot të luajë asnjë minutë për vitin 2013.