Ibrahim Karbunara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
 
 
=== Aktiviteti nga Pavarësi te Kongresi i Lushnjës ===
* [[1912]] Kur Plaku i Vlorës [[Ismail Qemali]] shpallte Pavarësinë atje ishte edhe Shehu Ibrahim Karbunara bashkë me Nehbi Sefën, përfaqësonin Lushnjen në atë ngjarje të madhe… Shehu do të mbetej në historinë e vendit edhe si shkruesi i Aktit të Pavarësisë. Kohët e trazuara pas disgregacionit të perandorisë, pas indipendencës, akoma nuk jepnin shpresë formimi dhe kristalizimi të shtetit të ri…U provua që të mbretëronte edhe Princ Vidi, por iku pas 6 muajsh…Akoma Shqipëria ishte nje plasdarm i pa organizuar ku italianë, grekë e serbë, orvateshin të zhvatnin nga ky vend pa zot, nuk mjaftoheshin me coptimet e 1913-ës po te tjera grykësi. Ne strukeshim në veten tonë, ata- kush e kush të rrëmbente nga ne, kush e kush të na rrëgjonte …Por …tanimë qemë zgjuar, na prinin bijt’ më të mirë, më të zgjuar dhe më të përgatitur të vendit … Në të gjitha ngjarjet kyçe që do të kalonte vendi Ibrahim Karbunara tashmë qe i angazhuar…
 
*[[1919]] Ndërsa grekë dhe italianë nxitonin të vinin në jetë Traktatin e fshehtë të 1915-ës, atje në teqenë e Karbunarës Shehu kishte pritur Konsullin Eden te Inteligencie Services dhe Tomsonin. Dy personalitete Ingleze bisedonin me Shqiptarin e Madh, shumë të interesuar për problemet Shqiptare pasi Qeveria Britanike donte formimin e një qeverie kombëtare – në vend të asaj që ishte në Durrës, filo italiane. Ishte vitale mbajtja e nje Forumi kombëtar. Koha nuk priste! Po në mesin e dhjetorit 1919, në këtë tempull të perëndisë në Teqenë e Karbunarës u formua Komiteti me kryetar Sheh Karbunarën, nënkryetar [[Mihal Grameno]]n, me përbërje: Sali Butka, Vasil Tromara e të tjerë, për mbledhjen e Kongresit historik të Lushnjes. Ishte Sheh Karbunara që u caktua Lushnja vendmbajtja e Kongresit. Dhe vetëtimthi nga Lushnja iu nisën ftesat - Bashkive të Shqipërisë që të dërgonin delegatët e tyre në kohën e caktuar. Vendmbledhja e Kongresit historik anti imperialist e anti grabitqar do të mbahej në Lushnj! Kështu ndodhi me Elbasanin, Krujën dhe Lushnjën dhe kështu mbeti në histori, Lushnja do të mbante nderin e atij Kongresi Kombëtar.
Rreshti 16:
 
[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:MuslimanëMyslimanë]]
[[Kategoria:Patriotë]]