Aparati riprodhues mashkullor te njeriu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit.
Rreshti 1:
{{Cung|mjekësia}}
Aparati riprodhues mashkullor është një sistem biologjik i përbërë nga një bashkësi organesh anatomike që kanë për qëllim riprodhimin.
 
Aparati riprodhues përqëndrohet te gonadet, që prodhojnë gametat, ose qelizat seksuale. Gonadet mashkullore janë testikujt.
 
Funksionet e aparatit riprodhues mashkullor janë:
# Sinteza e hormoneve seksuale, që zgjat gjatë gjithë jetës dhe fillon që kur embrioni është duke u zhvilluar në barkun e nënës.
#Prodhimi, ushqyerja dhe grumbullimi i përkohshëm i spermatozoidëve. Ky proçes fillon gjatë pjekjes seksuale ose pubertetit.
 
== Anatomia e aparatit riprodhues mashkullor ==
 
[[Skeda:Male_reproductive_system_lateral_nolabel.png|thumb|300px|right| '''Aparati riprodhues mashkullor''' : 1. Fshikëza e urinës 2. Kocka pubiene (''Os pubien'') 3. Penisi 4. Kavernosa 5. Gogëla 6. Lafsha 7. Kanali urinar 8. Zorra e trashë 9. Rektumi 10. Fshikëza seminale 11. Kanali ejakulues 12. Prostata 13. Gjëndra e Kuperit (bulbo-uretrale) 14. Anusi 15. Kanali deferent 16. Epididima 17. Testikuli 18. Skrotumi]]
 
Organet që përbëjnë aparatin riprodhues mashkullor janë:
# Testikujt
# Fshikëzat seminale
# Prostata
# Gjëndrat e Kuperit
# Penisi
 
== Testikujt ==
Testikujt janë organet që prodhojnë gametat seksuale mashkullore. Përmasat mesatare të një testikuli janë 4.5 cm gjatësi, 3.0 cm gjerësi, 2.5 cm trashësi dhe peshon rreth 11-17 gramë secili.
=== Mbrojtja e testikujve në skrotum ===
Skrotumi eshte nje qese ose xhep i veshur me lekure qe permban testikujt, epididimen dhe kanalin deferent. Septumi e ndan skrotumin ne dy pjese, ku secili mban nje testikul.
Tkurrja e muskujve dartos shkakton mbledhjen e lekures. Se bashku me muskujt kremaster, ata mbajne konstante temperaturen e testikujve, e cila duhet te jete tre grade Celcius me e ulet se ajo e trupit, ne menyre qe te krijohet nje mjedis i pershtatshem per spermatogjenezen. Kur temperatura e ambjentit ulet, muskujt tkurren duke mbledhur lekuren dhe duke bere qe testikujt te jene me prane nxehtesise se trupit. Kur temperatura e ambjentit ngrihet, muskujt leshohen dhe testikujt ndodhen me poshte.
 
Zona spermatike e brendshme dhe testikuli formojne ndermjet tyre nje hapesire virtuale, e cila permban leng lubrifikues.
Kordoni spermatik permban kanalin deferent, ene gjaku, ene limfatike si dhe nerva.
 
=== Anomailte e vendndodhjes se testikujve ===
[[File:CryptorchidismForms.jpg|thumb|Format e kriptorkidizmit]]
Ne momentin e lindjes, testikujt nuk jane domosdoshmerisht ne skrotum. Gjate jetes fetale (si fetus) testikujt ndodhen ne abdomen, dhe me pas zbresin me poshte deri ne skrotum. Por kjo mund te shoqerohet me forma te ndryshme te anomalive te vendndodhjeve te testikujve. Kriptorkidizmi eshte mungesa e nje ose te dy testikujve ne skrotum. Ajo perfshin gjithashtu pozicionet ektopike, qe kane te bejne me vendndodhjen e testikujve ne nje vend te pazakonte, krahasuar me trajektoren e tyre.
Nje foshnje e prekur nga kriptorkidizmi, kur te jete ne moshe madhore, ka 60% me shume mundesi steriliteti se sa njerezit normale.