Ilir Konushevci: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
v Letra e parë e kategorisë është e vogël using AWB
Rreshti 10:
== Aktiviteti ==
 
Viti [[1989]] mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, [[Afrim Zhitia]] dhe [[Bedri Sokoli]]. Në atë kohë Iliri theksonte: ''“Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të [[Kosova|Kosovës]]”.''
 
Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së [[Kosova|Kosovës]], përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me [[13 maj]] [[1992]] , Iliri, së bashku me shokët: [[Rexhep Uka]], [[Selim Haziri]], [[Naim Hyseni]], [[Lulëzim Podvorica]], [[Naim Haziri]], [[Bejtush Llugaliu]] dhe [[Shaip Haziri]], themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin ''“Shqiponjat“'', i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: ''“Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”''. Ky grup, në vitin [[1993]] (qershor), bie në kontakt me [[LKÇK]]-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit [[1993]] dhe fillimi i vitit [[1994]].
Rreshti 31:
[[Kategoria:UÇK]]
[[Kategoria:Dëshmorë]]
[[categoryKategoria:Urdhri Hero i Kosovës]]
[[Kategoria:Lindje 1969]]
[[Kategoria:vdekjeVdekje 1998]]
[[Kategoria:Podujevë]]