Karadaku (mal): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
v rregullim i sintaksës
Rreshti 6:
Struktura e relievit është mjaft e copëtuar. Këtë e bëjnë luginat e lumenjve si pjesët më të ulëta dhe majat e maleve si pjesët më të larta të relievit. Sedimentet e reja në pjesën perëndimore, mesozoike në pjesën e mesme dhe ato të vjetra të paleozoikut në lindje tregojnë një larmi në ndërtimin gjeologjik. Në formimin e relievit kanë ndikuar rrjedhat e lumenjve që i kanë dhënë kësaj pjese një strukturë të copëtuar. Ata, duke zbritur prej zonave të larta, kanë thelluar shtratin e tyre dhe kanë kanë bartur material të eroduar me vete. Lumenjtë më të rëndësishëm të kësaj krahine janë: Golemareka, Letnica, Karadaku, Lashtica, Pasjani, Llapushnica etj. Të gjithë këta derdhen në [[Morava e Binçes|Moravën e Binçës]].
 
Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut ai është i hapët. Zona e Karadakut të Shkupit ka një izotermë vjetore 9 º °C ose 10 º °C ndërsa reshjet mesatare vjetore janë ndërmjet 700 e 800  mm.
 
Kushte të tilla natyrore kanë ndikuar në fizionominë e pejsazhit. Sipërfaqet më të mëdha janë pyjet, të cilët përfshijnë më shumë se gjysmën e territorit të trevës. Sipërfaqet e shfrytëzuara nga bujqësia përfshijnë 31% të territorit dhe janë sa gjysma e atyre në Drenicë. Kullotat dhe livadhet përbëjnë rreth 11 % të sipërfaqeve të tokave. Një strukturë e tillë e tokave ka kushtëzuar që popullsia të merret me shfrytëzimin e tokave të punës dhe të sipërfaqeve pyjore. Blegtoria është për shkak të bazës së vogël ushqyese më e kufizuar.
Rreshti 24:
{{KO-gjeo-cung}}
 
[[categoryKategoria:Gjeografia e Kosovës]]
 
 
[[Kategoria:Male në Kosovë]]