[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
v →‎Biografia: rregullim i sintaksës
 
Rreshti 3:
 
== Biografia ==
Ulug Begu ishte nipi i [[Timuri]]t (në perëndim i njohur Tamerlani), princit Tartar dhe udhëheqësit të Turkestanit. Ai ishte astronom dhe matematikan i dalluar i shekullit të XV. I lindur më [[1393]] në Sulltanija në Azinë [[Qendrore]], Ulug Begu ishte djali i mbretit [[Timurid Shah Rukh]]. Ai ka qenë hafiz i [[Kur'ani]]t, pra ka ditur Kur'anin përmendësh.
 
Ulug Begu e bëri [[Samarkandi]]n qytet me famë dhe një nga kryesorët në qytetërimin mysliman. Në vitin [[1428]] ai ndërtoi medresenë, institucion për studime të larta, ku u mësua edhe [[astronomia]]. Më pas, në vitin 1428, Ulug Begu filloi në qytetin Samarkand ndërtimin e observatorit madhështor tre katësh rreth [[90]] metra në diametër dhe [[40]] [[metra]] të lartë. Për drejtor të observatorit caktoi [[Ali Kudsin]], astronom i dalluar mysliman, ndërkohë që në të punuan mjaft astronomë dhe matematikanë të tjerë sikur [[El-Kashi]] dhe [[Kadizada]].
 
Ulug Begu e furnizoi observatorin me instrumentet më të mira dhe të sofistikuara të kohës. Aty gjendej edhe këndmatësi i cili u përdor për përcaktimin e pjerrësisë së eklipsit në ekuator, pikën e ekuinoksit të pranverës, gjatësinë e vitit tropikal si dhe konstante të tjera astronomike të matura gjatë vëzhgimit të diellit. Gjithashtu aty gjendej edhe një lartësimatës shumë i gjatë i cili i detyroi mirëmbajtësit të hiqnin një shtresë toke për ta zënë observatoriumi. Ndërmjet instrumenteve të tjera ishin edhe një trikuetram sëbashku me një sferë.
 
Në vitin [[1437]] botoi veprën e tij më me famë dhe më të qëndrueshme, katalogun e ri të yjeve të quajtur "[[Zidj-i Xhedid Sultani]]". Në të, Ulug Begu, rishikoi pozicionet dhe magnitudat e yjeve të vëzhguara nga Ptolomeu. Ai gjeti shumë gabime në llogaritjet e bëra nga Ptolomeu. Libri përfshin një koleksion të ndryshëm vëzhgimesh dhe llogaritjesh, pozicionin e yjeve fikse, rrugën e yjeve si dhe njohuri të tjera të kohës. Përkthimi anglisht i këtij libri është botuar në vitin 1917.
 
Ulug Begu bëri llogaritjen e gjatësisë së vitit e që është [[365 ditë]], [[5 orë]], [[49 minuta]] dhe [[15 sekonda]]. Përveç kësaj ai përgatiti tabelën planetare të lëvizjeve të cilat ishin shumë të njohura dhe të pranuara nga astronomët e asaj kohe. Ai studioi lëvizjet vjetore të pesë planetëve më të shndritshëm: [[Saturni]]t, [[Jupiteri]]t, [[Marsi]]t, [[Afërditë]]s dhe [[Merkuri]]t, të dhëna të cilat ende konsiderohen shumë të sakta. Më [[1437]], ai gjithashtu përpiloi katalogun e yjeve në të cilin përcaktoi pozicionin e [[992 yje]]ve.
 
Ulug Begu u vra në vitin [[1449]] në Samarkand mbas sundimit të tij tre vjeçar të [[Turkestani]]t. Kjo katastrofë solli neglizhimin e observatoriumit dhe Samarkandi gradualisht e humbi rëndësinë e tij si një qendër kryesore e astronomisë. Me kalimin e kohës observatoriumi u shkatërrua përfundimisht dhe vendndodhja e tij u konfirmua nga arkeologët rusë në vitin [[1908]]. Bir dhe Madler në librin e tyre të famshëm [[Der Mond]] ([[1837]]) përmendin një karakteristikë të sipërfaqes së hënës e cila është emëruar sipas Ulug Begut. Është pikërisht emri i një rruaze të rëndësishme eliptike në veriperëndim të seksionit të tetëmbëdhjetë.
Rreshti 18:
[[Kategoria:Matematikanë turq]]
[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:lindjeLindje 1393]]
[[categoryKategoria:vdekjeVdekje 1449]]