Didaktika: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Faqe e re |
v gabim drejteshkrimi |
||
Rreshti 1:
'''Didaktika''' është disiplinë shkencore e pedagogjisë.<ref>Grup autorësh: Didaktika. Instituti i Studimeve Pedagogjike. Tiranë. 1986. 348 faqe.</ref> Shkurtimisht ajo përkufizohet si teori e mësimit dhe e mësimdhënies. Didaktika nënkupton bazën teorike të mësimit dhe mësimdhënies, paraqitja e së cilës është e kushtëzuar nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore. Vetë fjala ''didaktikë'' rrjedh nga greqishtja e vjetër: ''didaskein'', ''didaktikos'', ''didaskalos'', e cila në trajta të ndryshme të shqiptimit ka pasur gjithnjë kuptimin e të mësuarit, mësimit ose të mësuarit dhe të aftësuarit. Këto fjalë greke, si domethënie e gjërë e një veprimtarie të veçantë shoqërore, marrin kuptim të njëjtë edhe në gjuhën latine (didactica), gjë që ka të bëjë me një transformim terminologjik dhe, me zhvillimin e teorisë dhe praktikës mësimore, u afirmua si term pedagogjik në kuptimin e një veprimtarie të caktuar, që ka të bëjë me mësimin dhe me problemet e mësimdhënies.
Ndër të parët që është marrë me formulimin e problemeve didaktike është pedagogu [[Wolfgang Ratke]]
==Referenca==
|