Historia e Hasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Parsoid bug phab:T107675
rregullim i sintaksës
Rreshti 2:
 
==Historia e Hasit==
Hasi është një ndër krahinat etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë. Përveç shumë karakteristikave që e veçojnë nga krahinat e tjera shqiptare, është edhe ajo e kufizimit të saj. Hasi kufizohet pothuajse në të gjitha anët me lumenjë. Në veri dhe në lindje me [[Drini i Bardhë|Drinin e Bardhe]] dhe degën e tij ''Ernikun'' që e ndajnë nga ''Perdrinia'' dhe krahina e ''Rekes''. Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malëziut, me të cilat i ndan po ashtu Drini i Bardhë i bashkuar(tash [[Liqeni i Fierzës|liqeni i Fierzës]] ndërsa në veri-perëndim ''përroi i Skatinës'' e ndau nga krahinat e Bytyçit,përkatësisht nga ajo e Tropojës.
 
Hasi shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42 gradë 05'45'' nga fshati Brrut dhe 42 gradë 17'57'' në veri në majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20 gradë 13'11'' në Kosturr dhe 20 gradë 32'50'' në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393  km², gjatësia e vijës kufitare është 85,8  km, nga këta kufij tokësore 27,8  km me Hasin e Rrafshit, lumor 14  km me rrethin e Tropojës dhe 44  km kufij liqenor me rrethin e Kukësit.
 
'''Malësia e Hasit''' është një krahinë, që jetën e vet në të kaluarën, në etapa te caktuara historike, e ka bërë gjysmë të izoluar nga krahinat e tjera''.<ref>Çoçaj.Dr.Nexhat,''Hasi-enciklopedi etnokulturore V'', ''Pavarësia'',Durres,2012,fq.14.</ref>. ''Në [[Konferenca e Londrës 1912-1913|Konferencën e Ambasadoreve ne Londër]] në vitin 1913 u vendos ndarja e territoreve shqipëtare dhe gjysma e Hasit mbeti në pjesën e Kosovës. Dhe që prej 100 vjetësh kjo krahinë shqiptare vazhdon të quhet me dy emra: [[Hasi i Shqipërisë]] dhe [[Hasi i Kosovës]] dhe që në fakt është një, ashtu siç e thotë edhe kënga, se Hasi nuk ka qenë kurrë i ndarë, por ka qenë një krahinë e vetme . <ref>Muhadri.Dr.Besim "Mehmet Cena i Hasit",Pjeter Bogdani 2012, fq 14-15 ISBN 978-9951-445-22-1.</ref> Pikërisht për shkak të kësaj ndarjeje Hasi, tashmë i mbetur në pjesën administrative të Shqipërisë, nëpërmjet vijës kufitare të vënë në vitin 1913 kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht me vetveten, apo me pjesën e trungut të vet.'' ''
 
Për ekzistencën e krahinës së Hasit si një njësi e pandarë tregojnë edhe dokumentet e vjetra që në shek.XIII. Për herë të parë flitet për të rreth vitit 1208, për herë të dytë në krisobulën e Deçanit e më vonë, për herë të tretë edhe në krisobulën e Manastirit të Shën Arhanxhelit. Sipas krisobules së Deçanit i takonin këto fshatra: Vllahinja(Vlahnja), Rugova, Dollançi, Lipovaci(Lipoveci), Jabucna dhe kullosa dimërore "Modra Sllatina". Prej këtyre fshatrave, Modra Sllatina sot gjendet në territoret e Shqipërisë, ndërsa të tjerat në territorin e Kosovës. <ref>Mehmetaj Dr.Faton:''Monumentet e kultures iliro-shqiptare te pervetesuara me force nga kultura serbe 8,me nentitullin "Manastiri i Decanit i privilegjuar ne dem te shqiptareve", "Epoka e re",5 8.2005,fq.7.''</ref> Sipas një statistike gjysma e Hasit, me rreth 371 &nbsp;km² popullsi mbi 40.000 banorësh bën pjesë në Republikën e Kosovës, ndërsa gjysma tjetër e Hasit shtrihet brenda territorit të Shqipërisë, ka një sipërfaqe prej 374 &nbsp;km² dhe me një popullsi prej afër 21.500 banorësh. Duke shikuar në total, rezulton se i gjithë Hasi ka një shtrirje territoriale prej 745 &nbsp;km² dhe me një popullsi prej 61.500 banorësh, që do të thotë një ndër zonat apo krahinat me popullsinë më të madhe në verilindje.
 
===Etimologjia e emrit "Has"===
Konfiguracioni i krahinës së Hasit është i ndarë në aspekte etno-kulturore, "me pasuri kulturore, me interes për kërkime shkencore, me rëndësi jo vetëm krahinore, por edhe kombëtare". <ref>Mark Tirta, "Hasi në shekuj e popullsia e tij","Tradita kulturore e Hasit",IAP,Prishtine, 2007,f.111.</ref> . Nuk është e përcaktuar qartë prejardhja e emrit të Krahinës së Hasit. Duke folur për Hasin dhe rëndësine e tij në fushën e etnokulturës, studiuesi prof. [[Mark Tirta]] ,thotë:"Dëshmitë na afrojnë kujtesa popullore, përfituar me anë te eksplorimeve në terren, kjo e ndihmuar edhe nga burimet e shkruara të kohës së pushtimit Osman dhe kohëve para pushtimit." <ref>Çabej.Dr.Eçrem,Studime etimilogjike në fushë të shqipes,(botuar në Studime gjuhësore I),"Rilindja",Prishtine 1976,fq.236</ref>[[File:Buka_e_misrit_dhe_buka_pogaçe.jpg|thumb|Buka e bardhë e dorës së parë|320x320px]]Ndonëse flet për etimologjinë e fjalës ''has'' apo''Hase'', por jo në kuptimin e emërtimit të krahinës së Hasit, studiuesi i fushës së gjuhësisë dhe të albanologjisë, Dr.Eçrem Çabej, ndër të tjera konstaton se fjala ''hase'' rrjedh nga turqishtja dhe ka kuptimin e ''bukës së bardhë të dorës së parë''. Ndërkaq, duke e zbërthyer me tutje etimologjinë e kësaj fjale:" '''hasi''' nenkupton, ''Kryengritës, i pabindur, i pashtruar''. Sipas Çabejt një gjë të tillë e pohojnë edhe albanologët Pedersen, por edhe Lotti e Lambertzi, që e nxjerrin me kuptim turk që do të thotë ''rebel, kryengritës''. E njëjta fjalë turke na del edhe bullgarisht ''asija'' që do të thotë ''i pabindur''.
Mirëpo emërtimi Has del në pah në shek.XVI, përkatësisht në një dokument të vitit 1570. Shumë kronistë të fillimit të shek.XVII në argumentimin e origjinës së Kastriotëve, Hasin e përmendin me emrin ''Az'' apo ''Ass'' dhe popullinë si Askol, që në të vërtetë nga mungesa e përdorimit të (h),(s) në latinisht nënkupton emërtimin Has. Ndërkaq, në vitet e para të shek.XVII Hasi njihej edhe me emrin ''Shullaa'' që në latinisht do të thotë ''Vendi i thatë'', e që për shkak të natyrës së tij këtë e ka ruajtur edhe në ditët e sotme duke u quajtur ''Hasi i Thatë''. Në lidhje me Hasin, interes paraqet relacioni i Pjetër Mazrrekut, arqipeshkv i Tivarit(1586-1637). Ky arqipeshkv shkruan se Hasi përfshin shumë katunde të cilat janë të banuara me shqiptarë të besimit mysliman. Në studimet e Çabejt, Pjetër Mazreku njihej, përveç si nje klerik edhe si shkrimtar dhe relator, ai ishte nga fshati Mazrrek i Hasit. Vet hasjanët emrin ''Has'' e ndërlidhin me traditat dhe zakonet të kësaj zone, por edhe për besën dhe bujarinë e përhershme që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë tek banorët hasjanë. Dikush e ndërlidh me fjalën ''vërtetësi'', ''origjinalitet'' etj., që të shpie te konstatimi apo zbërthimi i kësaj fjale nga ana e Çabejt dhe ndërlidhja e saj me kuptimin e ''bukës së dorës së parë''.
 
Mikpritja, buka dhe malli i dorës së parë janë disa nga elementet e traditës hasjane e që mund të çojne te saktësia e etimologjisë së fjalës ''Has'' .
Rreshti 20:
==Krahina e Hasit==
 
Krahina e Hasit i përket Dardanisë së lashtë. Nga kjo krahinë e kanë prejardhjen:[[Skënderbeu]], Pal Hasi , Andre, Gjon e Lukë, [[Pjeter Bogdani]], pastaj Pjetër Mazrreku, Dervish Salihu e deri te shkrimtarët e artistët e shek.XX e të XXI, si [[Anton Pashku]], Katarina Josip etj., të cilët në historinë dhe kulturën shqiptare kanë lënë gjurmë. Mirëpo, sipas burimeve të ndryshme, mendohet se Hasi është edhe vendi i origjinës së Kastriotëve. Kastriotët ishin një familje feudale. <ref>Historia e klasës 9, ''Ideart'' fq.25 ISBN 978-9928-128-15-7.</ref> Në Shqipëri ka disa fshatra me emrat, Kastri(Mirditë), Kastra (Shkodër dhe Tropojë) etj. Burime të pavarura nga njëri-tjetri siç janë shkrimtarët shqiptar [[Frang Bardhi]], kronisti P.Lukari (1605) dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan në Hungari dhe i botuar nga studiuesi E. Fermenxhin, pohojnë se Skënderbeu edhe prindërit e tij quheshin Kastriotë, sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazrrek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahinën e Hasit. Një figurë e rëndësishme historike me prejardhje nga Hasi është Pjetër Bogdani, i lindur në Gur të Hasit dhe i vdekur në [[Prishtinë]]. Ai me veprën e tij [[Çeta e profetëve]] është autori i parë i prozës së mirëfilltë shqipe.
===Ndarja në bajraqe===
[[File:Harte.jpg|thumb|Hartë e vjetër e Dardanisë|left|320x320px]]
 
Trojet shqiptare, edhe territori i Hasit u nda pas luftërave ballkanike në fillim të shek.XX. Ndarja e trojeve shqiptare u sanksionua në [[Konferenca e Londrës 1912-1913|Konferencen e Londres]] në vitin 1913.
Këtë e tregojnë dhe faktet historike të depertuara përmes kanaleve të ndryshme, siç janë kronikat, shënimet kadastrale, dëfteret osmane etj. Si pasojë e kësaj trysnie në Has, gjatë shek.XVI u vendosën malësore nga fiset Kastrat-Morinë, Shale, Bytyç, Gash, Thaç, popullsi e cila u rrit edhe u konsolidua në mënyrë të vazhdueshme. Në fund të shek.XVII dhe në fillim të shek.XVIII Hasi u përfshi në sistemin e bajraqeve. Në Has kemi krijimin e Bajraqeve :të [[Rrethi i Hasit|Bajrakut te Madh]] që ishte në Vlahen dhe të [[Rrethi i Hasit|Bajrakut të Vogël]] që ishte në Helshan. Bajraku i Madh, pra ai i Vlahnës përfshinte fshatrat nga Përroi i Rosmanit (Golaj) e deri në fshatrat e [[Drini i Bardhë|Drinit te Bardhe]], ndërsa Bajraku i Vogël përfshinte fshatrat nga Përroi i Skatinës e deri të Perroi i Rosmanit. Pakënaqësia e madhe e shkaktuar nga pushtimi Turk u bënë shkak i shpërthimit të kryengritjeve të shumta dhe pjesëmarrjes aktive të hasjanëve në kryengritje. Në këtë kohë shquhet kryengritja e vitit 1837 [[Reforma e tanzimatit]], kohë kur Hasi shkëputet përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë.
 
===Lufta kundër forcave të Vesel Pashës===
 
Në gjysmën e dytë të shek.XIX nga [[Lidhja e Prizrenit]] e pastaj edhe në luftërat që u zhvilluan deri në shuarjen e Lidhjes në Gjakovë, në shtator të vitit 1878, kundër forcave të Mehmet Ali Pashë Maxharit, por edhe për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i hasjanëve. Deri më tani kemi informacione se në këtë kuvend kishin marrë pjesë perfaqësues nga Hasi si: ''Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Dervish Salihu, Syl Liman Peka, Shaban Spahia(Cahani) '' etj, ndërkohë që për trojet e veta dhe shpëtimin e tyre nga copëtimi ishin edhe shumë hasjanë të tjerë.
 
Hasjanët morën pjesë edhe në luftën kundër forcave të Vesel Pashës në vitin 1885, ku dhanë kontributin e tyre luftëtarë nga Helshani si:Musli Isufi, Zek Ademi dhe Murat Sadiku. Mirëpo kontribut të madh në këto luftëra dha edhe familja Kurpali, nga gjiri i së cilës vijnë:Hazir Syla, Bajram Syla, Zymer Kurpali etj., të cilët, jorastësisht, kanë mbetur në këngë dhe histori.
 
===Kuvendi i Krumës===
Rreshti 45:
* Amnistimi i të burgosurve politike
* Shqiptarëve t'u kompensohen dëmet e bëra nga ushtria turke gjatë këtyre viteve.<ref>Shalla Dr.Shaqir,"Kronika e Rugoves se Hasit,Rogove,2004 ".</ref>
Këto kërkesa të dala nga Kuvendi i Krumës u pranuan edhe nga Kuvendi i Junikut të mbajtur më 21-28 maj 1912, të cilave iu shtuan edhe kërkesa të tjera, që kishin të bënin me caktimin e kufijve, pastaj fillimi i kryengritjes së madhe e cila do të çonte deri në largimin përfundimtar të turqve nga tokat shqiptare. Kjo rezultoi me fillimin e kryengritjes nën udhëheqjen e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]], [[Bajram Curri|Bajram Currit]]t, [[Isa Boletini|Isa Boletinit]]t e trimave të tjerë, që sulmuan garnizonin turk në Qafë të Prushit, aty ku i priste edhe trimi i Kurpalit,Bajram Syla.
 
==Pushtimi Austro-Hungarez==
Rreshti 51:
''Shpallja e Krumës qendër Prefekture''.
[[File:Aleatet Ne Has.jpg|thumb|left|'''Pushtuesit Austro-Hungarez ne Has''']]
Gjatë Luftës së Parë Botërore, pushtimi Austro-Hungarez e ktheu Krumën si qendër të Hasit, e cila u bë një qendër e madhe adminitrative, ku u vendosën komanda ushtarake dhe disa institucione të kohës e deri dhe te gjykatat krahinore,ndërkaq kishte nën administrimin e saj pjesën që nga Zhuri deri në Tropojë. Pas kësaj kohë, në vitet 1918-1921 Hasi bie nën pushtimin e Serbisë, e cila në vitin 1921 tërhiqet dhe kalon në kufinjtë e vendosur më 1913. Në këtë kohë(1921) [[Kruma|Kruma]] shpallet qendër e Prefekturës së Kosovës, që përfshinte Hasin, Lumën dhe Tropojën. Ky akt erdhi pasi më parë krerët hasjanë, me Hysen Selmanin e Qarrit në krye, bajraktarët Mehmet Alia e Rexhep Syla, Brahim Didën, Tahir Hoxhën, Avdi Sahitin e Muhadrit, Ali Haxhinë, Zenel Peçakun etj.,kishin kërkuar një gjë të tillë, madje, nëse nuk do të ndodhë një akt i tillë, ata kishin kërcënuar edhe me bojkotimin e zgjedhjeve të vitit 1921. Dhe në rast se hasjanët nuk do të dilnin në zgjedhje, parlamenti shqiptar rrezikonte t'i humbiste tre deputetë. Këtë e dëshmon edhe letra e krerëve hasjane dërguar Këshillit të Lartë të Shtetit, në të cilën në mes tjerash thuhet : "...s'kena me i dhanë zarat(votat)për deputetët për Prefekturën e Drinit,e kështu ka me i hup 2-3 deputet Shqypnia".<ref>AQSH, F. 418.D. 14, fl.1.</ref> [http://itsh.edu.mk/?wpdmdl=1065]
Ata kishin kërkuar që Kruma të bëhej Prefekturë, sepse lënia e Hasit nën Prefekturën e Drinit ishte e padrejtë dhe e papranueshme nga hasjanët. Duke e parë rrezikun e humbjes së tre deputetëve kërkesa u realizua menjeherë, ndërsa Prefekturës së Kosovës, me qendër në Krumë iu dhanë nën administrim 20 qendra kryesore të Hasit si: Kruma, Vlahna, Golaj, Nikoliqi, Tregtani, Qarri, Demjani, Rugova, Gjonaj, Krushnini, Romaja, Gërqina, Planeja, Guruzhupi, Kishaj, Helshani, Kosturri, Perollaj, Shigjeqi(Zgjeci) dhe Letaj. Siç shihet, edhe në atë kohë (1921)nuk kishte ndarje të Hasit dhe se prefektura në fjalë mbulonte tërë territorin hasjan. Edhe në ditët e sotme, kur Kosova dhe Shqipëria ende vazhdojnë të jenë të ndara, hasjanët ende e konsiderojnë Krumën si qendër të Hasit, ashtu sikurse kishte qenë dikur.<ref>Nexhat Çoçaj, "Hasi-enciklopedi etnokulturore V", "Pavaresia"Durres,2012-14.</ref>
 
==Zhvillimi kulturor==
 
Gjatë kësaj kohe në Krumë kemi një zhvillim kulturor, ku më 1923 krijohet shoqëria kulturore "Shkelzeni", e cila përbëhej nga patriotë dhe intelektualë të asaj kohe. Në kuadër të kësaj shoqërie kemi formimin e bandës frymore të Krumës, pastaj rrethin letrar si dhe teatrin amator, që luajtën një rol të rendësishëm në edukimin e masës dhe të të rinjve të asaj kohe, por edhe në aspekte të tjera të jetës ekonomike e politike. Kontributi i Hasit dhe i hasjanëve do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Kruma dhe Hasi u bënë qendër e lëvizjes antifeudale dhe të atyre kundër qëndrimeve të qeverisë së [[Tirana|Tiranës]] së atëhershme, që mbështetej nga politika jugosllave. Veprimtarë dhe luftëtarë luftuan kundër kësaj politike, për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për bashkimin e tokave shqiptare të ndara padrejtësisht, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të [[Azem Galica|Azem Galicës]], Sadik Ramës, Zefit të Vogël etj., vazhdimisht gjetën mbështetje tek Hasi dhe hasjanët.