[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 4:
 
Tek termi ''sunna'' bëhet fjalë për një fjalë të arabishtes së vjetër që njihej që në kohën para-islamike (''[[Xhāhilijja|gahilīya]]''). Kuptimi jepet zakonisht me "praktikë (''zakon'') e ngulitur" ose "mënyrë sjelljeje". Me kalimin e kohës kanë ndodhur disa zhvendosje në kuptimin e këtij termi, të cilat janë të vështira të rekonstruohen ''("rindërtohen")'' në veçanti.
Fjala ''sunna'' përmendet 16 herë në kuran dhe është përdorur (me përjashtim të periudhës së parë [[Mekka|mekkanasemekka]]nase) gjatë gjithë kohës së [[Zbulesa|zbulesës]] (''së kuranit''). Ajo figuron aty shpesh si pjesa e togfjalëshit në rasën gjinore, psh. ''sunnat allāh'' ose ''sunnat al-ʾavvālīn''. Vetëm një herë (sure 17:77) i referohet në kontekst më të ngushtë profetit por kjo pa ngjyrim normativ (''ligjor''). Për nga përmbajtja, në gati gjithë pasazhet, bëhet fjalë për një veprim "të pandryshueshëm" model të zotit (sure 33:62) i cili del në pah gjithnjë atëherë kur njerëzit janë bërë me faj për shkak të gabimeve të caktuara, sidomos në mosrespektimin e profetëve të mëparshëm.
Në këtë mënyrë mund të konsiderohet si e padyshimtë se sunna si koncept fetar ka lindur vetëm në krijim e sipër të fesë islame pra pak a shumë duke u adaptuar dhe zhvilluar nëpërmjet fesë islame.
 
Një kuptim tjetër i ''sunna''-s është „përdorim“, „zakon“ në përgjithësi, me shumë ndryshime rajonale. Që në ''muvaṭṭaʾ''-n e [[Malik ibn Anas-i]]t „''sunna'' e medinasve“ është pjesë përbërëse udhëprirëse e jurisprudencës islamike. Në të gjithë qendrat e botës islamike, që në fillim të shekullit të dytë islamik (shekulli i 8-të), bëhej fjalë për „''sunna-n'' tek ne“ (''al-sunna ʿindanā'') ose për „''sunna-n'' sipas kuptimit tonë“ (''al-sunna fī raʾyinā''), pa nënkuptuar këtu referimin tek ''sunna'' e profetit.<ref>Joseph Schacht (1967), f. 61ff</ref> Antonimi i ''sunna''-s është ''[[bid'a]]'' (herezia).
Rreshti 40:
:Shih edhe suren 5, vargun 92; suren 24, vargun 54 dhe suren 64, vargun 12.
 
Ai njeri, i cili respekton dhe ndjek ''sunna''-n e profetit, vlen si ''ṣaḥib al-sunna'', duke ruajtur në këtë mënyrë unitetin e bashkësisë së myslimanëve. Që në shekullin e dytë islamik (shek. i 8-të pas Kr.) janë cilësuar në këtë mënyrë përfaqësues të shumtë të shkencave të [[hadith-i]]t si ''ṣaḥib as-sunna val-xhamāʿa'' (arabisht صاحب السنة والجماعة = ṣaḥibu ʾs-sunna va-ʾl-gamāʿa).<ref>M. Muranyi: ''Fiqh'', në: Helmut Gätje: Grundriß der Arabischen Philologie. ''(Skicë e filologjisë arabe)'' Vol. II: Literaturwissenschaft. Wiesbaden 1987. f. 300-301 </ref>
 
Tradita islamike i bashkon kuranin dhe ''sunna''-n në një kriter që duhet të respektohet si garant për unitetin e myslimanëve duke gjetur shprehjen në rrëfimin mbi fjalimin e fundit të Muhametit gjatë të ashtuquajturit pelegrinazhit të ndarjes:<ref>Për një variant të trashëguar shih: Yasin Dutton:''The Origins of Islamic Law.'' The Qurʾān, the Muwaṭṭaʾ and Madinan ʿamal. Cruzon Press, Richmond 1999. f. 180. Gjithashtu shih edhe: M. Muranyi, në: Die Welt des Islam ''(Bota e fesë islame)'' Vol. 44,1 (2004), f. 133-135</ref>
Rreshti 54:
 
== Propozimet për reformim ==
Propozimet për reformimin e ''sunna''-s janë të shumëllojshëm. Ato fillojnë nga kërkesa për abrogimin (''heqjen'') rigoroz të saj dhe arrijnë deri tek ndryshimet pothuaj të papërfillshme, psh. përfshirjen më të madhe të komponentit të përmbajtjes së një ''ḥadīṯ''-i për të vlerësuar autenticitetin (''origjinalitetin, vërtetësinë'') e tij, i cili tradicionalisht matet tek qualiteti i ''[[Isnad-i|isnad]]-it''.
 
Në mënyrën më radikale është shprehur hedhja poshtë e sunna-s nga i ashtuquajturi ''ʾahl al-kurʾān''-i, i cili aplikimin (''zbatimin'') e sunna-s e ka konstatuar si një ndër arsyet kryesore për gjendjen e vështirë të vendeve islamike në shekullin e 20-të. Ky grup u formua në [[Lahore]] (''[[Pakistani|Pakistan]]'') me në krye ''ʿAbd Allāh Ğakrālawī'', por u copëtua shpejt sërish në disa grupime. Ata përpiqeshin të vërtetonin se të gjitha pikat krysore të besimit rrjedhin vetëm nga kurani. Përhapje dhe ndikim më të madh kanë gjetur kritikët, të cilët në fakt e pranojnë domosdoshmërinë e ''sunna''-s vetë por kërkojnë ta vendosin atë mbi baza të sigurta ose ta dobësojnë atë pak në rëndësinë e saj.<ref>Daniel, Brown W. (1996), f. 64.</ref>
 
Një rrymë me influecë, e cila ndër të tjera është përpjekur të gjejë përgjigje edhe për këtë çështje, ka qenë ''[[Salafijja|salafīya]]''. Edhe pse ajo ishte në vete shumë e diferencuar (''e ndryshme'') qëllimi i përbashkët megjithatë ishte zhvlerësimi i ''[[Taklid-i|taklīd]]''-it përballë ''[[Ixhtihād-i|igtihād]]''-it. Lidhur ngushtë me këtë ishte vlerësimi i konsiderueshëm skeptik (''mosbesues, kritik'') i autenticitetit të pjesës më të madhe të materialit të ''ḥadīṯ''-it dhe në fund të fundit si pasojë ngritja e vlerës së kuranit. ''[[Rashīd Ridā|Rašīd Riḍa]]'' rezervon për vete për shkak të ''igtihād''-it të drejtën e të vlerësuarit të burimeve duke arritur në përfundimin se vetëm ''aḥadīṯ ʿamalīya''-t janë me vlerë ligjore, të cilat duhet të jenë gjithashtu të trashëguara në rrugën e ''[[Hadith-i#Sipas numrit të trashëgimive|mutavātira]]''-s.