Kalaja e Gjirokastrës: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Shtova skrime Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
Men14 (diskuto | kontribute) v U kthye versioni 1580788 i bërë nga 79.106.109.130 (diskutimet) |
||
Rreshti 2:
'''Kalaja e Gjirokastrës''' si histori e lidhur me qytetin e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin [[1336]]. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të [[Ali Pashë Tepelena|Ali Pashë Tepelenës]]. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.
Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më [[1672]]: “
Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin [[1812]], Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.
|