[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoria:Shkrimtarë romakë
rregullim i sintaksës
Rreshti 11:
Jul Çezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i [[Caius Marius|Caius Marius-it]], Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të [[Lucius Cornelius|Lucius Cornelius-in]] Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin [[82 p.e.s.]], kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.
 
Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne [[74 p.e.s.]], ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të [[Pompei]]t. Çezari u bë oficer, në vitin [[70 p.e.s.]] dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në [[69 p.e.s.]]. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Rome në vitin [[68 p.e.s.]] dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.
 
=== Martesa ===
Në vitin [[63 p.e.s.]], Jul Çezari u emërua "pontifex maximus" [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga kontributet e tij më të mëdha për historinë. Në vitin [[62 p.e.s.]], Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Çezarit, Pompeia, u përfshinë në një skandal, i cili përfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Çezari ndahet. Ai tha: "E shoqja e Çezarit, s’duhet të dyshojë për asgjë."
 
Meqenëse Jul Çezari ka shërbyer në Spanjë si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin [[60 p.e.s.]], Çezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisë, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur në Romë. Kjo nuk ishte një triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Çezari të ndiqte Luftën në Gali.
 
Në vitin [[59 p.e.s.]], Çezari martohet me Calpurnian. Po të njëjtin vit si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili siguronte tokë bujqësore për 20,000 qytetar dhe veteran të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e të pasurve, duke reduktuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë, drejtues të një koalicioni ndërmjet popullit dhe plutokratëve.
Rreshti 39:
=== Kthimi në Romë ===
 
Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi të reformonte kushtet e jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare si dhe konditat shtëpiake. Jul Çezari, gjithashtu bashkoi planet e ndërlikuara, për të konsoliduar mbretërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e [[46 p.e.s.|46]] - [[45 p.e.s.]], Çezariishte në Spanjë, ku zhduki partine e fundit senatoriale të Gaeus Pompeusit, të birit te Pompeit.
 
Jul Çezari kthehet ne Romë në Shtator të [[45 p.e.s.]], dhe u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.
Rreshti 53:
Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Çezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike. Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Çezari deri më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e raporteve ushtarake.
 
Si shkrimtar Çezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico" ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.
 
Çezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të [[Iliri]]së në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë.