[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
=== Këndvështrimi bio-mjekësor mbi shëndetin ===
 
Kufizimi i përkufizimit bio-mjekësor qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet si “negativi” i sëmundjes, ndërkohë që shumë autorë argumentojnë se shëndeti është shumë më tepër se kaq. Pra, koncepti i sëmundjes si “fenomeni i kundërt i shëndetit” është shumë i cunguar. Nga ky këndvështrim, probleme të tilla si, varfëria apo pa drejtësia sociale duhen marrë patjetër në konsideratë sa herë që i referohemi të “kundërtës së shëndetit”.
 
 
=== Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ===
 
Siç u përmend më lart, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është:
 
“Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjeve apo e pa fuqisë fizike të organizmit”
 
(Andrija Stampar, Presidenti i Parë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1946).
 
Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e mirëqenies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga këndvështrimi bio-mjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.
 
Ky përkufizim (deri diku) gjithë-përfshirës i shëndetit ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat, në njëfarë mënyre, janë të kundërtat e modelit bio-mjekësor.
 
Së pari, një gjendje mirëqenieje të plotë (fizike, mendore dhe shoqërore) është një koncept shumë ideal për t’u realizuar (përmbushur) në praktikë.
 
Kjo do të thotë se, sipas këtij koncepti, vështirë se mund të gjenden në popullatë individë plotësisht të shëndetshëm.
 
Nga ana tjetër, edhe nëse për një moment pranohet se një gjendje e tillë ideale (d.m.th. mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe shoqërore) ekziston, atëherë në më të mirën e rasteve kjo gjendje do t’i referohej thuajse ekskluzivisht subjekteve 20-30 vjeçarë të privuar nga çdo sëmundje, në kulmin e energjive dhe të aktivitetit të tyre fizik, si dhe me kushte të kënaqshme socio-ekonomike.
 
Mirëpo, me kalimin e viteve, thjesht si rezultat i moshimit njerëzit do të “devijonin” gradualisht nga kjo gjendje ideale (d.m.th. nga “shëndeti i plotë”).
 
Nga kjo, intuitivisht mund të konkludohet se, përftimi i një gjendjeje mirëqenieje të plotë sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do t’i referohej, në rastin më të mirë, vetëm subjekteve me moshë të re.
 
Pra, sipas këtij këndvështrimi, shëndeti i plotë është një nocion i lidhur pa zgjidhshmërisht me moshën “ideale” të individit, çka e bën atë (“shëndetin e plotë”) një fenomen shumë të pa qëndrueshëm dhe tejet kalimtar për jetën e njeriut.
 
Në fakt, një konotacion i tillë i përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ishte i gabuar, sepse shumë individë në moshë të mesme madje edhe në moshë të thyer mund të gëzojnë një gjendje mirëqenieje të kënaqshme fizike, mendore dhe shoqërore.
 
Madje, shumë autorë argumentojnë se, mirëqenia mendore, shoqërore, shpirtërore dhe emocionale në shumë raste “akumulohen” dhe përmirësohen me kalimin e viteve.
 
Prandaj, duket e gabuar që të konkludohet se, mirëqenia e plotë fizike në moshë të re mund të jetë e pa krahasueshme me mirëqenien psiko-emocionale, mendore dhe shpirtërore të “maturuar” në vite.
 
Kështu që, një mesazh i tillë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilit, “është e vështirë të gëzosh shëndet të plotë në moshë të thyer”, do të ishte shumë deprimues për individët e moshës së tretë.
 
Një kritikë e fundit e përkufizimit të shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të ishte shpërfillja e aspekteve shpirtërore dhe emocionale, si dy dimensione shumë të rëndësishme të mirëqenies së plotë të individit.
 
Shumë autorë argumentojnë se, mos konsiderimi i këtyre dy faktorëve përbën një cungim thelbësor të përkufizimit të shëndetit si gjendje “ideale” apo “mirëqenieje e plotë” e organizmit.
 
Koncepti i shëndetit si “funksionim normal i organizmit” kundrejt konceptit të shëndetit si “mirëqenie e organizmit”
 
Ndërlidhja mes këtyre dy koncepteve mbi shëndetin ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i një debati të gjerë në literaturën mbarë botërore në këtë fushë.
 
Në njëfarë mënyre, funksionimi normal i organizmit i përafrohet shumë ndjesisë apo perceptimit të “mirëqenies”. Një subjekt, organizmi i të cilit funksionon normalisht, në një sens socio-biologjik mund të konsiderohet si i privuar nga çdo sëmundje (pra, “fizikisht i shëndetshëm”), çka është edhe një parakusht themelor për mirëqenien e individit. Ky këndvështrim tenton, në njëfarë mënyre, që të përafrojë dy përkufizimet e parashtruara më lart mbi shëndetin.
 
Mirëpo, disa autorë, duke konsideruar problemin e raportit të shëndetit me mirëqenien, shtrojnë pyetjen:
 
“A është mirëqenia pjesë përbërëse e konceptit mbi shëndetin, apo mos vallë ajo (mirëqenia) është një koncept deri diku i ngjashëm, por megjithatë i ndryshëm nga shëndeti?”.
 
Ky është një problem shumë i rëndësishëm, sidomos për objektin e punës dhe sferën e aktiviteteve në fushën e promocionit shëndetësor.
 
Kështu, Downie (1990) pretendon që:
 
Kështu, Downie (1990) pretendon që:
“Koncepti i ‘shëndetit’ dhe ai i ‘mirëqenies’ kanë mbivendosje dhe janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin; megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një koncept të vetëm”.
 
“Koncepti i ‘shëndetit’ dhe ai i ‘mirëqenies’ kanë mbivendosje dhe janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin; megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një koncept të vetëm”.
Kjo ide, sa interesante aq edhe spekullative, e mbështetur edhe nga autorë të tjerë, argumentohet mbi bazat e mëposhtme:
 
Kjo ide, sa interesante aq edhe spekullative, e mbështetur edhe nga autorë të tjerë, argumentohet mbi bazat e mëposhtme:
• Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe, nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjendje mirëqenieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore).
 
• Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe, nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjendje mirëqenieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore).
Më lart u përmendën dy shembuj:
 
Më lart u përmendën dy shembuj:
a) rrethanat ku, një pacient me sklerozë multipleks (pra, subjekt i “sëmurë”, ose “fizikisht jo i mirëqenë”) mund të gëzojë, gjithsesi, një sens mirëqenieje të plotë mendore, psiko-emcionale dhe shpirtërore);
 
a) rrethanat ku, një pacient me sklerozë multipleks (pra, subjekt i “sëmurë”, ose “fizikisht jo i mirëqenë”) mund të gëzojë, gjithsesi, një sens mirëqenieje të plotë mendore, psiko-emcionale dhe shpirtërore);
b) rrethanat ku, subjekte “jo të sëmurë” (pra, me mungesë çregullimesh fizike) mund të mos gëzojnë megjithatë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore si rezultat i problemeve të mprehta socio-ekonomike, shpirtërore, apo psiko-emocionale.
 
b) rrethanat ku, subjekte “jo të sëmurë” (pra, me mungesë çregullimesh fizike) mund të mos gëzojnë megjithatë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore si rezultat i problemeve të mprehta socio-ekonomike, shpirtërore, apo psiko-emocionale.
Këto dy shembuj sugjerojnë faktin se, në një shkallë lineare, mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia mund të mos jenë dy komponentë të të njëjtit koncept.
 
Këto dy shembuj sugjerojnë faktin se, në një shkallë lineare, mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia mund të mos jenë dy komponentë të të njëjtit koncept.
Nga ana tjetër, nëse shëndeti nuk konsiderohet si një “shkallë lineare”, por “multi dimensionale” (shumë përmasore), atëherë “mungesa e sëmundjes” dhe “mirëqenia” mund të unifikohen në konceptin e “shëndetit”.
 
Nga ana tjetër, nëse shëndeti nuk konsiderohet si një “shkallë lineare”, por “multi dimensionale” (shumë përmasore), atëherë “mungesa e sëmundjes” dhe “mirëqenia” mund të unifikohen në konceptin e “shëndetit”.
Ndryshimi thelbësor i këndvështrimit “shumë përmasor” të shëndetit kundrejt atij “drejtvizor” konsiston në faktin e konceptimit të shëndetit si një fenomen shumë faktorial, d.m.th. si një gjendje e organizmit e influencuar jo vetëm nga prania (ose, mungesa) e sëmundjes, por edhe nga prania (ose, mungesa) e një sensi mirëqenieje mendore, psiko-emocionale, shpirtërore dhe shoqërore.
 
Ndryshimi thelbësor i këndvështrimit “shumë përmasor” të shëndetit kundrejt atij “drejtvizor” konsiston në faktin e konceptimit të shëndetit si një fenomen shumë faktorial, d.m.th. si një gjendje e organizmit e influencuar jo vetëm nga prania (ose, mungesa) e sëmundjes, por edhe nga prania (ose, mungesa) e një sensi mirëqenieje mendore, psiko-emocionale, shpirtërore dhe shoqërore.
Sipas këtij këndvështrimi, gjendja shëndetësore për një individ të dhënë në një moment kohor të caktuar do të përfaqësonte “shumatoren” (apo, “rezultanten”) e të gjithë dimensioneve apo komponentëve të parashtruar më lart (d.m.th. të komponentit fizik, mendor, psiko-emocional, shpirtëror dhe shoqëror).
 
Sipas këtij këndvështrimi, gjendja shëndetësore për një individ të dhënë në një moment kohor të caktuar do të përfaqësonte “shumatoren” (apo, “rezultanten”) e të gjithë dimensioneve apo komponentëve të parashtruar më lart (d.m.th. të komponentit fizik, mendor, psiko-emocional, shpirtëror dhe shoqëror).
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpjegohej “paradoksi” i perceptimit si “i shëndetshëm” i një individi me sklerozë multipleks dhe, nga ana tjetër, perceptimi si “jo i shëndetshëm” i një individi jo të sëmurë fizikisht, por “jo të mirëqenë” psiko-emocionalisht, ose jo të realizuar në jetë (p.sh. një subjekt shoqërisht i izoluar, apo i stigmatizuar).
 
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpjegohej “paradoksi” i perceptimit si “i shëndetshëm” i një individi me sklerozë multipleks dhe, nga ana tjetër, perceptimi si “jo i shëndetshëm” i një individi jo të sëmurë fizikisht, por “jo të mirëqenë” psiko-emocionalisht, ose jo të realizuar në jetë (p.sh. një subjekt shoqërisht i izoluar, apo i stigmatizuar).
Kështu, një person mund të ketë një shkallë të caktuar “shëndeti” dhe “sëmundjeje” në të njëjtën kohë, duke qenë ose jo “fizikisht i sëmurë”.
 
Kështu, një person mund të ketë një shkallë të caktuar “shëndeti” dhe “sëmundjeje” në të njëjtën kohë, duke qenë ose jo “fizikisht i sëmurë”.
Mirëpo, nëse mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia shihen si dy pole të kundërt në një shkallë drejtvizore, kjo përqasje nuk do të ishte e mundur për faktin se, për të gëzuar një gjendje “mirëqenieje” subjekti duhet të jetë patjetër i privuar nga çdo sëmundje.
 
Mirëpo, nëse mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia shihen si dy pole të kundërt në një shkallë drejtvizore, kjo përqasje nuk do të ishte e mundur për faktin se, për të gëzuar një gjendje “mirëqenieje” subjekti duhet të jetë patjetër i privuar nga çdo sëmundje.
Nga ana tjetër, nëse pranohet fakti se shëndeti është një koncept shumë dimensional, atëherë sëmundja dhe mirëqenia e individit mund të “bashkëjetojnë” përgjatë dimensioneve të ndryshme të shëndetit fizik, mendor, shpirtëror, psiko-emocional dhe shoqëror.
 
Nga ana tjetër, nëse pranohet fakti se shëndeti është një koncept shumë dimensional, atëherë sëmundja dhe mirëqenia e individit mund të “bashkëjetojnë” përgjatë dimensioneve të ndryshme të shëndetit fizik, mendor, shpirtëror, psiko-emocional dhe shoqëror.
• Arsyeja e dytë sipas së cilës shëndeti dhe mirëqenia janë të ndër-lidhura por megjithatë dy koncepte të ndryshme nga njëri tjetri, argumentohet me faktin se, mirëqenia e individit është një koncept më shumë i lidhur me dimensione të tilla si “kënaqësia”, “gëzimi”, apo “lumturia” sesa i lidhur me shëndetin e tij.
 
• Arsyeja e dytë sipas së cilës shëndeti dhe mirëqenia janë të ndër-lidhura por megjithatë dy koncepte të ndryshme nga njëri tjetri, argumentohet me faktin se, mirëqenia e individit është një koncept më shumë i lidhur me dimensione të tilla si “kënaqësia”, “gëzimi”, apo “lumturia” sesa i lidhur me shëndetin e tij.
Prandaj edhe, sipas këtij këndvështrimi, përftimi i një mirëqenieje të plotë shpirtërore, psiko-emocionale dhe shoqërore duhet të jetë objekt i punës jo vetëm të sektorit të shëndetësisë, por i të gjithë sektorëve të tjerë të shoqërisë, duke përfshirë sferën e edukimit, transportit, ekonomisë dhe bujqësisë.
 
Prandaj edhe, sipas këtij këndvështrimi, përftimi i një mirëqenieje të plotë shpirtërore, psiko-emocionale dhe shoqërore duhet të jetë objekt i punës jo vetëm të sektorit të shëndetësisë, por i të gjithë sektorëve të tjerë të shoqërisë, duke përfshirë sferën e edukimit, transportit, ekonomisë dhe bujqësisë.
 
=== Shëndeti si koncept “tërësor” ===
 
Sipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke j’u referuar shumë elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”.
 
Kështu, sipas këtij koncepti, “trupi”, “mendja”, “shpirti” dhe “emocionet” ndër-veprojnë dhe funksionojnë si “një e tërë”.
 
Gjithashtu, në këtë konceptim të shëndetit, theksohet edhe ndër-varësia (marrëdhëniet reciproke) mes individëve me njëri-tjetrin. Një vëmendje e veçantë i kushtohet të gjithë dimensioneve të shëndetit dhe të gjithë faktorëve përcaktues të shëndetit në mënyrë të tillë që, shëndeti fizik dhe ai mendor konsiderohen njëlloj të “çmuar”.
 
Koncepti “tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.
 
Sipas këtij konceptimi, fokusi qendror përqëndrohet në karakterin sinergjik të shëndetit, individit dhe shoqërisë, ku të gjithë elementët përbërës ndër-veprojnë në mënyrë sinergjike duke përftuar një “tërësi” që është më e madhe sesa shuma e të gjithë elementëve përbërës.
 
Prandaj, këndvështrimi “tërësor” i shëndetit është shumë i rëndësishëm përsa i takon evokimit të karakterit ndër-veprues të të gjithë komponentëve të shëndetit, individëve, shoqërisë, dhe botës në tërësi.
 
Kjo përqasje “tërësore” ndaj shëndetit është përqafuar nga shumë shkolla Perëndimore gjatë këtyre dekadave të fundit. Kështu, njerëzit po bëhen gjthnjë e më të ndërgjegjshëm për lidhjen e ndërsjellë mes “trupit” dhe “mendjes” mbi çështjet e lidhura me shëndetin.
 
Koncepti “tërësor” mbi shëndetin aludon gjithashtu për një ekuilibër mes të gjitha pjesëve përbërëse të shëndetit; nga kjo pikëpamje, “ekuilibri” i këtyre komponentëve, sipas shumë autorëve, është edhe thelbi i shëndetit.
 
Koncepti “tërësor” i shëndetit është i një rëndësie vendimtare për një shoqëri që pretendon të jetë progresive. Kështu, preokupimi i një shoqërie vetëm për sëmundje të karakterit fizik do të ishte shumë defektoz dhe i njëanshëm.
 
Ky ka qenë rasti i pothuajse të gjitha shoqërive në mbarë botën deri në dekadat e fundit, ku theksi i vihej vetëm trajtimit të sëmundjeve pas shfaqjes së tyre dhe/ose mënjanimit të faktorëve “klasikë” të rrezikut (p.sh. ndotjes mjedisore, apo përmirësimit të kushteve higjieno-sanitare).
 
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po i mëshohet studimit të faktorëve të tjerë përcaktues të shëndetit, përfshi nivelin e edukimit, të ardhurat materiale, strehimin, apo punësimin.
Line 130 ⟶ 127:
=== Përkufizimi i shëndetit publik ===
 
Përherë e më shumë, edhe në Shqipëri tashmë, po “zë vend” termi shëndet publik. Madje, në mesin e viteve 1990, të gjitha institucionet që zhvillojnë aktivitetet në këtë fushë e ndryshuan emërtimin në përputhje me këtë terminologji të “re”.
 
Kështu, Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë u riemërtua “Instituti i Shëndetit Publik”, Drejtoritë e Higjienës dhe të Epidemiologjisë në Tiranë dhe në rrethe tashmë quhen “Drejtori të Shëndetit Publik”, ashtu sikurse ish-Katedra e Higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë emërtohet “Departamenti i Shëndetit Publik”.
 
Duke lënë mënjanë terminologjinë, në mënyrë të natyrshme lind nevoja e përkufizimit të shëndetit publik.
 
Prandaj, më poshtë paraqiten në mënyrë sintetike disa përkufizime “madhore” të shëndetit publik, që nga zanafilla e përpjekjeve për artikulimin shkencor të këtij koncepti në fillimin e shekullit të 20-të.
 
Kështu, në vitin 1920, Winslow EE formuloi këtë përkufizim për shëndetin publik:
 
“Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promovimit të shëndetit fizik nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për pastrimin e mjedisit, parandalimin e sëmundjeve infektive, edukimin shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundejeve, si dhe zhvillimin e një ‘makinerie’ shoqërore për t’i mundësuar çdo individi të popullatës një standard jetese të përshtatshëm për të gëzuar një shëndet të plotë.
 
Shëndeti publik, pra, është organizimi i të gjithë këtyre shërbimeve në mënyrë të tillë që çdo individ të gëzojë të drejtën themelore të të qenit i shëndetshëm dhe të të jetuarit sa më gjatë”.
 
Vlen të theksohet se, ndonëse rreth 70 vjet më vonë nga ky përkufizim i dhënë nga Wislow, Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1998 nuk duket se bën ndonjë “hop” të madh cilësor në përkufizimin e saj mbi shëndetin publik:
 
“Shëndeti publik është një veprimtari shoqërore dhe politike me qëllim përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë popullatës përmes aktiviteteve të promocionit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, si dhe të gjithë shërbimeve të tjera shëndetësore”.
 
Siç shprehet qartë në të dy përkufizimet, thelbi i shëndetit publik qëndron në përqasjen komunitare, në ndryshim nga mjekësia klinike ku fokusi kryesor përqëndrohet në individë të veçantë. Ky argument eksplorohet më në detaje në rubrikën e mëposhtme.
 
Siç shprehet qartë në të dy përkufizimet, thelbi i shëndetit publik qëndron në përqasjen komunitare, në ndryshim nga mjekësia klinike ku fokusi kryesor përqëndrohet në individë të veçantë. Ky argument eksplorohet më në detaje në rubrikën e mëposhtme.
 
=== “Shëndeti publik” kundrejt “mjekësisë” ===
 
Disa nga ndryshimet mes “shëndetit publik” dhe “mjekësisë” paraqiten në tabelën e mëposhtme:
 
 
Disa ndryshime mes “Shëndetit Publik” dhe “Mjekësisë”
 
SHËNDETI PUBLIK
MJEKËSIA
 
Fokusi kryesor në popullatë
Line 166 ⟶ 161:
 
Theksi në promocionin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve
Theksi në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve
 
Inicianitiva ne shendetin publik eshte e specialisteve
Line 182 ⟶ 177:
=== Një “historik” i shkurtër i shëndetit publik ===
 
Historia “moderne” e shëndetit publik i ka fillesat diku nga mesi i shekullit të 19të me përpjekjet dhe veprimtaritë e organizuara për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, përmirësimin e kushteve të banimit dhe punësimit, me synim kryesor parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive.
 
Veprimtari të tilla u ndërmorrën në shumicën e vendeve të zhvilluara të asaj kohe, por veçanërisht impresionuese ishin zhvillimet në fushën e shëndetit publik në SHBA dhe në Angli.
 
Kështu, në Anglinë e epokës Viktoriane (gjysma e dytë e shekullit të 19të) disiplinat e shëndetit publik morën një hov të spikatur duke manifestuar një karakter të dukshëm “veprues” dhe me efikasitet të lartë.
 
Sipas kronikave të kohës, në të gjithë Anglinë, por sidomos në Londër, u vu re një lulëzim i ndjeshëm i programeve dhe aktiviteteve në fushën e shëndetit publik.
 
Kështu, mjekët në Londër apo në zona të tjera të Anglisë në atë periudhë aplikonin metoda inovative për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës të cilës ato i shërbenin.
 
Aktivitetet drejtoheshin rreth trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve duke përfshirë gjithashtu edhe vlerësime epidemiologjike të efikasitetit të vaksinimit ndaj lijës, apo sëmundjeve të tjera.
 
Dy institucionet madhore në Angli gjatë epokës Viktoriane ishin Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit dhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze.
 
Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit u themelua në vitin 1836, kohë në të cilën Parlamenti Anglez vendosi krijimin e një zyrë qendrore për regjistrimin e lindjeve, vdekjeve, dhe martesave.
 
Kjo zyrë mori një zhvillim të vrullshëm nën drejtimin e William Farr-it i cili e zhvendosi ndjeshëm fokusin e punës së këtij institucioni drejt shëndetit publik. Nëpërmjet informacionit rreth treguesve shëndetësorë të popullatës u mundësuan veprime konkrete për përmirësimin e situatës epidemiologjike.
 
Një shembull i shkëlqyer ishte analiza e fakteve të vdekshmërisë së popullsisë së Liverpulit. Farr-i konstatoi se, në Liverpul gati gjysma e popullsisë nuk jetone më shumë se 6 vjet në një kohë që mesatarja e jetëgjatësisë në pjesët e tjera të Anglisë ishte rreth 45 vjeç.
 
Si rezultat, Parlamenti Anglez vendosi zbatimin e Aktit Sanitar në Liverpul, në bazë të të cilit u themeluan autoritetet lokale të shëndetit publik, si dhe për herë të parë u krijua pozicioni i “zyrtarit të shëndetësisë”.
 
Farr-i, gjithashtu, formuloi edhe konceptin e survejancës së vdekshmërisë, sipas së cilit të dhënat e vdekshmërisë duhet të rishikoheshin dhe të analizoheshin periodikisht. Këto aktivitete të Farr-it përbëjnë aplikimet e para të statistikave jetësore dhe të dhënave të tjera demografike për qëllime epidemiologjike.
 
Prandaj, me të drejtë, këto aktivitete i dhanë një shkëlqim brilant shëndetit publik në Angli.
 
Nga ana tjetër, një tjetër institucion i rëndësishëm i epokës Viktoriane ishte edhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze. Anëtarët themelues të këtij institucioni ishin William Farr, William Augustus Guy, Thomas Addiosn (përshkruesi i sëmundjes me të njëjtin emër), dhe Richard Bright (i cili përshkroi për herë të parë sëmundjen renale terminale).
 
Qëllimi parësor i kësaj shoqate ishte përcaktimi i etiologjisë së kolerës, por aktivitetet u zgjeruan me shpejtësi në shumë drejtime të tjera.
 
Në vitin 1849, John Snow vëzhgoi se nivelet e kolerës ishin veçanërisht të larta në ato zona të Londrës që furnizoheshin me ujë nga kompanitë Lambeth dhe Southwark & Vauxhall, ku që të dyja e merrnin ujin nga lumi Tamiz në një vendndodhje shumë të ndotur nga shkarkimet e ujërave të zeza.
 
Në vitin 1854, kur ndodhi një tjetër epidemi e madhe kolere, një zonë prej afro dy të tretave të popullsisë së atëhershme të Londrës në Jug të Tamizit e merrte ujin nga dy kompanitë e përmendura më lart.
 
Snow përftoi të dhënat e nevojshme nga zyra e William Farr-it dhe, pas një vëzhgimi të kujdesshëm, konkludoi se ekzisonte një “helm” kolere që transmetohej nëpërmjet ujit.
 
Arritja e shkëlqyer e John Snow-t u bazua në logjikën organizuese të të dhënave, në vëzhgimin sistematik, si dhe në përqasjen kuantitative (sasiore) në analizën e sëmundshmërisë së popullatës së Londrës.
 
Ndikimi i publikimit të Snow-t qe shumë më i madh nga sa ç’u mendua fillimisht. Ky publikim çoi në filtrimin e detyrueshëm të ujit nga të gjitha kompanitë në vitin 1857, pra vetëm dy vjet pas publikimit të eksperiencës së kolerës në Londër.
 
Mëgjithëse shkaktari i kësaj sëmundjeje (vibrio cholera) u zbulua më vonë (në vitin 1883 nga Robert Koch), shembulli i John Snow-t është një mishërim i shkëlqyer i misionit final të Epidemiologjisë, si disiplina bazë (apo, “shtylla kurrizore”) e shëndetit publik: ndërmarrjes së masave parandaluese për përmirësimin e shëndetit të popullatës edhe në mungesë të evidencës shkencore përfundimtare të shkaktarëve të sëmundjeve.
 
Zhvillimet e mëvonshme në fushën e shëndetit publik i referohen revolucionit bakteriologjik që kulmoi rreth fund-shekullit të 19të. Sipas këndvështrimit bakteriologjik, shkaktarët e sëmundjeve lidheshin me praninë e bakterieve; ky nocion shënoi një kthesë shumë të rëndësishme pasi, për herë të parë, u dhanë shpjegime shkencore të etiologjisë së sëmundjeve duke mundësuar në këtë mënyrë ndërhyrje racionale në shëndet publik.
 
Megjithatë, revolucioni bakteriologjik shënoi edhe një sfidë të madhe për shëndetin publik. Kështu, me njohjen e shkaktarëve të sëmundjeve, sfida më e madhe epidemiologjike kishte tani të bënte me mënyrën e përhapjes së sëmundjeve në popullatë.
 
Në fund-shekullin e 19të dhe në fillimin e shekullit të 20të, epidemiologët u përpoqën të shpjegonin përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet identifikimit të personave të parë të sëmurë, me shpresën që të arrinin në burimin e vërtetë të përhapjes së sëmundjes në popullatë.
 
Kështu, theksi i erës bakteriologjike ishte kontrolli i përhapjes së sëmundjeve në popullatë nëpërmjet identifikimit të agjentëve etiologjikë. Në këtë mënyrë, u vu re një zhvendosje e fokusit të Epidemiologjisë nga popullata në tërësi në identifikimin e shkaktarëve apo faktorëve etiologjikë që ndikonin në zhvillimin e sëmundjeve.
 
Fokusi drejt popullatës në tërësi u shënjestrua sërish gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20të nëpërmjet aktiviteteve të demografëve, sociologëve dhe statisticienëve, gjë që i dha shëndetit publik një karakter multi-profesional dhe inter-disiplinar.
 
Gjithashtu, aktivitetetet e ndërmarra gjatë viteve 1930-1970 mundësuan zgjerimin e fokusit të shëndetit publik duke përfshirë edhe sëmundjet jo të transmetueshme.
Line 238 ⟶ 233:
=== Shëndeti publik i “ri” kundrejt shëndetit publik të “vjetër” ===
 
Historiku i shkurtër i parashtruar më lart i korrespondon asaj çka shumë autorë sot e konsiderojnë si shëndet publik të “vjetër” (apo, shëndet publik “tradicional”).
 
Gjatë 2-3 dekadave të fundit të shekullit të 20të, fokusi i shëndetit publik u zgjerua shumë duke përfshirë, përveç objektit tradicional të punës, edhe shumë aktivitete të tjera. Në këtë mënyrë, u artikulua edhe një “mision” i ri i shëndetit publik.
 
Ndryshimet në objektin e punës të shëndetit publik të “ri” dhe atij “tradicional” sintetizohen shkurtimisht më poshtë (burimi: Tulchinsky TH dhe Varavikova E, 2000):
Line 246 ⟶ 241:
“Shëndeti publik i ‘vjetër’ konsistonte në pastrimin e mjediseve të ndotura, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare, sigurinë ushqimore, përmirësimin e cilësisë së ajrit, dezinfektimin e ujit të pijshëm, zhdëmtimin e plehrave të lëngëta dhe të ngurta, si dhe në ‘asgjësimin’ e mbeturinave toksike.
 
Nga ana tjetër, shëndeti publik i ‘ri’ konsiston në sintezën e shëndetit publik tradicional me menaxhimin dhe administrimin e shërbimeve shëndetësore në nivel individual dhe komunitar sipas një përqasjeje ‘holistike’ (tërësore)”.
 
Nga ana tjetër, Frenk (1993) ka dhënë përkufizimin e mëposhtëm për shëndetin publik të “ri”:
 
“Shëndeti publik i ‘ri’ adreson përpjekjet sistematike për identifikimin e nevojave shëndetësore dhe organizimin e integruar të shërbimeve shëndetësore në një popullatë të caktuar.
 
Në këtë mënyrë, aktivitetet në fushën e shëndetit publik të ‘ri’ përfshijnë proçesin e mbledhjes së informacionit të nevojshëm për karakterizimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe mobilizimin e burimeve ekzistuese për përmirësimin e treguesve shëndetësorë.
 
Nga kjo pikëpamje, esenca e shëndetit publik është shëndeti i popullatës në tërësi, prandaj aktivitetet në këtë fushë përfshijnë përgatitjen dhe organizimin e personelit dhe të qendrave shëndetësore për t’i ofruar popullatës të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për promocionin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin fizik, mendor dhe social”.
 
Nga kjo pikëpamje, esenca e shëndetit publik është shëndeti i popullatës në tërësi, prandaj aktivitetet në këtë fushë përfshijnë përgatitjen dhe organizimin e personelit dhe të qendrave shëndetësore për t’i ofruar popullatës të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për promocionin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin fizik, mendor dhe social”.
 
=== Parimet bazë të shëndetit publik ===
Line 261 ⟶ 255:
Aktivitetet e shëndetit publik justifikohen nga parimet e mëposhtme, parime këto tashmë të pranuara gjerësisht dhe të reflektuara në të gjitha politikat publike:
 
• Shëndeti është një e drejtë njerëzore fondamentale.
 
• Shëndeti është një “e mirë publike”.
Line 267 ⟶ 261:
• Qeveritë e kanë për detyrë të garantojnë shëndetin e popullatës.
 
• Shëndeti duhet të konsiderohet si një qëllim i rëndësishëm shoqëror nga të gjithë individët, të gjithë sektorët, dhe të gjitha institucionet e një vendi.
 
• Shëndeti i popullatës mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të komunitetit dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë.
 
Dokumenti “Makro-ekonomia dhe Shëndeti: investim në shëndetësi për zhvillim ekonomik” (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 2001) ofron në mënyrë sintetike të njëjtin argument, të servirur në një mënyrë pak më racionale duke theksuar se:
 
“Shëndeti duhet të jetë një qëllim absolutisht prioritar, ashtu sikurse është një edhe një ‘input’ themelor për zhvillimin ekonomik të shoqërisë”.
 
“Shëndeti duhet të jetë një qëllim absolutisht prioritar, ashtu sikurse është një edhe një ‘input’ themelor për zhvillimin ekonomik të shoqërisë”.
 
=== Parimet etike bazë të shëndetit publik të “ri” ===
Line 280 ⟶ 273:
Disa nga parimet etike bazë të shëndetit publik të “ri” në mënyrë sintetike konsistojnë në sa më poshtë vijon:
 
• Barazia dhe solidariteti: një jetë e gjatë dhe e shëndetshme është objektivi kryesor i çdo individi; nga kjo pikëpamje, pa barazitë në shëndet konsiderohen si shoqërisht të pa drejta, të pa nevojshme dhe plotësisht të shmangshme.
 
Pa barazitë në shëndet krijojnë tensione sociale, të cilat nga ana e tyre, frenojnë zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Për më tepër, individët jo të shëndetshëm nuk mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në proçeset e vendim-marrjes lidhur me problemet më të rëndësishme shoqërore dhe, në raste ekstreme, as për problemet e lidhura drejtpërdrejtë me jetën e tyre.
 
Në traditën etike Europiane, solidariteti me individët jo të privilegjuar të shoqërisë është një vlerë morale themelore, jehona e së cilës vjen që nga Kristianizmi Mesjetar, Revolucioni Francez (“Liberté, Egalité, Fraternité”), deri në konfigurimin e shteteve moderne Perëndimore.
 
Prandaj, është në trashëgiminë Europiane që, shëndeti të konsiderohet si një e mirë e përbashkët, përftimi i së cilës është një përgjegjësi sa individuale, aq edhe kolektive.
 
• Qëndrueshmëria dhe vazhdimësia: një tjetër princip bazë etik i referohet qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së zhvillimit të shoqërisë që, gjithsesi, nuk duhet të kompromentojë shëndetin e brezave të ardhshëm.
 
Ky parim është me vlerë veçanërisht të madhe për shtetet në vështirësi ekonomike, siç janë ish-vendet komuniste, apo vendet në zhvillim.
 
• Pjesëmarrja: përgjegjësia kolektive për shëndetin nuk duhet të interferojë me autonominë individuale.
 
Parimi mbi të cilin mund të zgjidhet kjo “kontradiktë” në dukje është ai “pjesëmarrjes” i formuluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në shumë dokumente të dekadave të fundit:
 
“Pjesëmarrja e të gjithë individëve në vendim-marrje është një komponent themelor për përmirësimin e shëndetit dhe të kushteve të jetesës së popullatës. Prandaj, krijimi i mjediseve të shëndetshme të banimit dhe të punësimit duhet të mbështetet në vendim-marrjen e gjerë nga ‘poshtë’ (d.m.th. nga të gjithë individët e shoqërisë)”.
 
• Efiçienca: burimet në fushën e shëndetësisë janë, fatkeqësisht, kurdoherë të kufizuara, sepse aktivitetet dhe programet e promocionit shëndetësor si dhe avancimet teknologjike gjithnjë i tejkalojnë burimet në dispozicion të shoqërisë.
 
Kjo nënkupton se, çdo abuzim apo përdorim jo optimal i burimeve financiare është i pa moralshëm (jo etik), sepse kjo çon në pakësim akoma më të madh të burimeve disponibël.
 
Prandaj, shërbimet e financuara nga fondet publike (si: taksat, sigurimet e detyrueshme shoqërore apo shëndetësore) duhet të përdoren sipas prioriteteve të bazuara në evidencë dhe të formuluara në mënyrë racionale.
 
Prandaj, shërbimet e financuara nga fondet publike (si: taksat, sigurimet e detyrueshme shoqërore apo shëndetësore) duhet të përdoren sipas prioriteteve të bazuara në evidencë dhe të formuluara në mënyrë racionale.
 
=== Disa karakteristika “unike” të shëndetit publik ===
Line 315 ⟶ 307:
• Mbështetja dhe përqafimi i një filozofie të bazuar në drejtësinë shoqërore.
 
• Marrëdhëniet dhe ndër-veprimet me qeverinë dhe me politikat publike.
 
 
Funksionet kryesore të shëndetit publik të “ri”
Line 342 ⟶ 333:
• Udhëheqjen e punës kërkimore-shkencore në fushën e shëndetit publik.
 
• Reduktimin e impaktit negativ në popullatë të fatkeqësive dhe katastrofave natyrore dhe/ose njerëzore.
 
Fushat e veprimit të shëndetit publik të “ri”
Line 353 ⟶ 343:
• Adoptimin e një përqasjeje multi-faktoriale lidhur me shkaktarët e sëmundjeve në popullatë dhe përqafimin e një filozofie “tërësore” mbi konceptin e shëndetit të komunitetit.
 
• Forcimin e infra-strukturës së shëndetit publik në nivel lokal dhe qendror.
 
• Identifikimin e partnerëve dhe krijimin e aleancave të qëndrueshme ndërmjet të gjitha institucioneve dhe sektorëve të shoqërisë.
Line 361 ⟶ 351:
• Mbështetjen dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë.
 
• Forcimin dhe përmirësimin e sistemit të informacionit dhe komunikimit në të gjitha nivelet.
 
 
Sfidat më të fundit për shëndetin publik të “ri”
Line 374 ⟶ 363:
o Katastrofat terroriste, në veçanti bio-terrorizmi.
 
• “Rilindja” e sëmundjeve infektive:
 
o Kërcënimet e reja patogjenike (p.sh. SARS-i);
Line 394 ⟶ 383:
o Dëmtimi i infra-strukturës së shëndetit publik.
 
Por, në çdo rast, aktivitetet dhe programet në fushën e shëndetit publik të ndërmarra në ditët e sotme duhet të jenë në përputhje me maksimën:
 
“Zhvillim në përputhje me nevojat e së tashmes, pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”.
Line 402 ⟶ 391:
=== Përkufizimi i promocionit shëndetësor ===
 
Emërtimi “promocion shëndetësor” ka një origjinë relativisht të vonë, që daton nga fillimi i viteve 1980. Që në fillim duhet përmendur se, literatura lidhur me konceptet dhe praktikat e promocionit shëndetësor në këto njëzet vitet e fundit është shumë-kuptimëshe dhe nganjëherë e pa qartë lidhur me përkufizimin, parimet dhe praktikat në këtë fushë.
 
Në vitin 1985, Tones e përkufizoi promocionin shëndetësor si:
 
“Çfarëdo aktiviteti apo veprimtarie që synon garantimin e shëndetit”.
 
Tre vjet më parë (1982), në fakt, Dennis e kishte përkufizuar promocionin shëndetësor në mënyrë pak a shumë të ngjashme, duke nënvizuar se:
 
“Promocioni shëndetësor mbulon të gjitha aspektet e aktiviteteve dhe programeve që synojnë përmirësimin e gjendjes shëndetësore të individëve dhe komunitetit në tërësi”.
 
Karta e Otavës (Kanada, 1986) jep këtë përkufizim për promocionin shëndetësor:
 
“Promocioni shëndetësor është proçesi i aftësimit të individëve për të rritur kontrollin e tyre mbi shëndetin, si dhe për t’a përmirësuar atë (shëndetin)”.
 
Nga ky këndvështrim, arritja e një mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe shoqërore kërkon që individët të jenë të aftë të identifikojnë aspiratat dhe nevojat, në mënyrë që të aftësohen për arritjen dhe plotësimin e suksesshëm të tyre.
 
Shëndeti pra, shihet si një “kapital” në jetën e përditshme, dhe aspak si një “objekt” i të jetuarit. Sipas Kartës së Otavës, shëndeti është një “koncept pozitiv”, me theks drejt kapitalit fizik dhe mendor në nivel individual dhe shoqëror.
 
Prandaj edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të gjithë shoqërisë.
 
Prandaj edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të gjithë shoqërisë.
 
=== Parandalimi i sëmundjeve kundrejt promocionit shëndetësor ===
 
Promovimi i një mënyre jetese të shëndetshme nënkupton ndërmarrjen e veprimeve në dy linja kryesore: parandalimin e sëmundjeve dhe promocionin shëndetësor.
 
Ndonëse ka mbi-vendosje ndërmjet këtyre dy linjave, parandalimi fokusohet më shumë në sëmundje specifike dhe mbështetet kryesisht në punën dhe aktivitetet e drejtpërdrejta të punonjësve të shëndetësisë.
 
Në fakt, fatkeqësisht, ka akoma specialistë që pretendojnë se programet që synojnë parandalimin e sëmundejve nuk mund të jenë të efektshme, pasi është e vështirë që të ndryshohen sjelljet dhe mënyra e jetesës së individëve.
 
Ky koncept është natyrisht i gabuar: përvoja botërore ka dëshmuar qartë se me dhjetëra milion njerëz çdo vit ndryshojnë sjelljet dhe praktikat e tyre të jetesës.
 
Kështu, një përqindje e madhe e disa sëmundjeve kronike është parandaluar në mënyrë efektive në vendet e zhvilluara gjatë dekadave të fundit si rezultat i ndryshimit të stilit të jetesës së popullatës. Mjafton të përmendim uljen me rreth 50% të vdekshmërisë kardio-vaskulare në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) dhe në Europën Perëndimore pas viteve 1970.
 
Nga ana tjetër, promocioni shëndetësor përfshin sjelljet individuale, praktikat familjare, si dhe politikat publike në nivel komuniteti të cilat i mbrojnë individët ndaj shumë rreziqeve mbi shëndetin, si dhe gjenerojnë një sens përgjegjshmërie individuale për mbrojtjen e shëndetit.
 
Promocioni shëndetësor, ndonëse shpesh drejtohet dhe motivohet nga punonjësit e shëndetësisë, varet më shumë nga veprimet e individëve për mbrojtjen dhe garantimin e shëndetit të tyre, të familjarëve të tyre, të komunitetit në tërësi, si dhe avokatisë në nivelet politikë-bërëse dhe qeveritare për ndërmarrjen e programeve dhe aktiviteteve parandaluese në vazhdimësi.
 
Nutbeam (1986) në fjalorin e tij mbi promocionin shëndetësor jep përkufizimin e mëposhtëm për parandalimin e sëmundjes dhe për promocionin shëndetësor:
 
“Parandalimi i sëmundjes është, në thelb, një aktivitet në fushën mjekësore që lidhet me individë të caktuar apo nën-grupe të popullatës me rrezik të lartë për zhvillimin e një sëmundjeje.
 
Parandalimi synon që të ruajë shëndetin e individëve, dhe nga ky këndvështrim ai (parandalimi) nuk përfaqëson një koncept “pozitiv” mbi shëndetin d.m.th. nuk është një fenomen që sheh përpara (drejt përmirësimit), por synon thjesh ruajtjen e një ‘status quo-je’.
 
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, i ka rrënjët në popullatë në kontekstin e jetës së tyre të përditshme, duke mos përzgjedhur individë apo nën-grupe të caktuara të popullatës. Synimi i promocionit shëndetësor është përmirësimi i shëndetit”.
 
Një ndarje edhe më të theksuar të këtyre dy koncepteve e bën Departamenti i Shëndetësisë, Edukimit dhe Mirëqenies i SHBA-së:
 
“Parandalimi (i sëmundjes) fillon kur ka një kërcënim ndaj shëndetit – një sëmundje apo një faktor rreziku mjedisor – dhe synon që të mbrojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur ndaj pasojave negative të rrezikut që i kanoset.
 
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, fillon me popullatën që besohet se është e shëndetshme dhe synon zhvillimin e aftësive të individëve dhe të komunitetit për adaptimin e mënyrave dhe të një stili jetese të tillë që do t’i mundësojë përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit të tyre”.
 
Sipas logjikës së përkufizimeve të mësipërme, duket se parandalimi i sëmundjes është pjesë integrale e promocionit shëndetësor, i cili përveç mbrojtjes së individëve ndaj rreziqeve të mundshme, i ofron mundësi për të përmirësuar edhe cilësinë e jetës (mirëqenien).
 
Nga ky këndvështrim, parandalimi ka një konotacion “konservativ” që synon drejt ruajtjes së indvidëve të popullatës në mënyrë që mos të marrin apo zhvillojnë një sëmundje të caktuar.
 
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, ka një konotacion “pozitiv”, d.m.th. përveç parandalimit të sëmundjes synon edhe forcimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së individëve.
 
Një shembull ilustrativ lidhur me ndryshimin e parandalimit dhe promocionit shëndetësor do të ishte vaksinimi ndaj fruthit (parandalim i sëmundjes) kundrejt aktivitetit fizik (shembull tipik i një programi të promocionit shëndetësor që synon përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës të individëve të komunitetit).
 
Megjithatë, nuk mund të ketë një ndarje kaq të prerë mes këtyre dy koncepteve (parandalimit të sëmundjes dhe promocionit shëndetësor), përsa kohë që ushtrimi i aktivitetit fizik jo vetëm që përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, por gjithashtu parandalon edhe zhvillimin e p.sh. sëmundjes ishemike të zemrës.
 
Prandaj, disa autorë nuk bëjnë dallim mes parandalimit të sëmundjes dhe promocionit shëndetësor.
 
Kështu, Downie (1990) jep këtë përkufizim:
 
“Promocioni shëndetësor përfshin të gjitha përpjekjet që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet ndërthurjes së aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor, parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit”.
 
Ajo çka autorë si Downie dhe bp. përjashtojnë nga sfera e aktiviteteve të promocionit shëndetësor është trajtimi i sëmundjes pas zhvillimit të saj; pra, këta autorë preferojnë që promocioni shëndetësor mos të konceptohet brenda sferës së parandalimit tretësor (shih më poshtë tre nivelet e parandalimit të sëmundjes).
 
Ajo çka autorë si Downie dhe bp. përjashtojnë nga sfera e aktiviteteve të promocionit shëndetësor është trajtimi i sëmundjes pas zhvillimit të saj; pra, këta autorë preferojnë që promocioni shëndetësor mos të konceptohet brenda sferës së parandalimit tretësor (shih më poshtë tre nivelet e parandalimit të sëmundjes).
Logjika e këtij përjashtimi, sipas këtyre autorëve, është e dyfishtë: nga njëra anë, një përkufizim shumë i gjerë i promocionit shëndetësor do të ishte i pa dobishëm dhe nuk do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e problemeve më të mprehta shëndetësore të komunitetit, dhe nga ana tjetër, një përkufizim i tillë i promocionit shëndetësor që lë mënjanë trajtimin (mjekimin) e sëmundjeve pas zhvillimit të tyre do të mundësonte kërkimin e rrugëve dhe alternativave në një fushë të re siç është promocioni shëndetësor, në ndryshim nga fusha tashmë të konsoliduara dhe shumë të “fuqishme” siç janë shërbimet shëndetësore kurative (mjekuese).
 
Logjika e këtij përjashtimi, sipas këtyre autorëve, është e dyfishtë: nga njëra anë, një përkufizim shumë i gjerë i promocionit shëndetësor do të ishte i pa dobishëm dhe nuk do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e problemeve më të mprehta shëndetësore të komunitetit, dhe nga ana tjetër, një përkufizim i tillë i promocionit shëndetësor që lë mënjanë trajtimin (mjekimin) e sëmundjeve pas zhvillimit të tyre do të mundësonte kërkimin e rrugëve dhe alternativave në një fushë të re siç është promocioni shëndetësor, në ndryshim nga fusha tashmë të konsoliduara dhe shumë të “fuqishme” siç janë shërbimet shëndetësore kurative (mjekuese).
Pra, sipas këtyre autorëve, tentativa për të ndarë qartë sferat e “influencës” së shërbimeve kuruese dhe promocionit shëndetësor mund të ndihmojë për të thithur investime në fushën e parandalimit dhe promovimit të shëndetit në nivel komunitar.
 
Pra, sipas këtyre autorëve, tentativa për të ndarë qartë sferat e “influencës” së shërbimeve kuruese dhe promocionit shëndetësor mund të ndihmojë për të thithur investime në fushën e parandalimit dhe promovimit të shëndetit në nivel komunitar.
Kjo do të ndihmonte në balancimin e strukturës së investimeve në fushën e shëndetësisë, të cilat në të gjitha vendet dhe kulturat janë (fatkeqësisht) akoma të fokusuara drejt shërbimeve kurative.
 
Kjo do të ndihmonte në balancimin e strukturës së investimeve në fushën e shëndetësisë, të cilat në të gjitha vendet dhe kulturat janë (fatkeqësisht) akoma të fokusuara drejt shërbimeve kurative.
Gjithsesi, ky koncept i Downie dhe bp. mbi “divorcin” e promocionit shëndetësor nga shërbimet terapeutike është problematik, sespe aktivitetet dhe masat e promocionit shëndetësor mund të kenë efektin e dëshiruar në popullatë vetëm të ndërmarra përgjatë gjithë cilkit jetësor, përfshi edhe periudhat në mes të sëmundjeve.
 
Gjithsesi, ky koncept i Downie dhe bp. mbi “divorcin” e promocionit shëndetësor nga shërbimet terapeutike është problematik, sespe aktivitetet dhe masat e promocionit shëndetësor mund të kenë efektin e dëshiruar në popullatë vetëm të ndërmarra përgjatë gjithë cilkit jetësor, përfshi edhe periudhat në mes të sëmundjeve.
Prandaj edhe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shikon sferën e promocionit shëndetësor shumë të gjerë, duke arritur deri atje sa të përfshijë edhe elemente që lidhen me politikat e punësimit, strehimit, sigurisë ushqimore, apo shërbimeve sociale.
 
Prandaj edhe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shikon sferën e promocionit shëndetësor shumë të gjerë, duke arritur deri atje sa të përfshijë edhe elemente që lidhen me politikat e punësimit, strehimit, sigurisë ushqimore, apo shërbimeve sociale.
Megjithatë, pavarësisht nga fokusi gjithë-përfshirës, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se:
 
Megjithatë, pavarësisht nga fokusi gjithë-përfshirës, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se:
“Aktivitetet dhe programet e promocionit shëndetësor duhet të fokusohen kryesisht drejt shëndetit dhe mirëqenies së individëve, dhe jo ndaj shërbimeve terapeutike”.
 
“Aktivitetet dhe programet e promocionit shëndetësor duhet të fokusohen kryesisht drejt shëndetit dhe mirëqenies së individëve, dhe jo ndaj shërbimeve terapeutike”.
 
=== Promocioni shëndetësor kundrejt edukimit shëndetësor ===
 
Në plan të parë, pothuajse gjithkush mendon se promocioni shëndetësor dhe edukimi shëndetësor përfaqësojnë të njëjtin koncept. Madje, shpeshherë këto dy emërtime përdoren si sinonime të njëri-tjetrit.
 
Por në fakt, promocioni shëndetësor është një emërtim shumë më i gjerë, ç’ka i bën shumë autorë që t’a emërtojnë si “edukim shëndetësor plus”.
 
Edukimi shëndetësor është vetëm një nga metodat e përmirësimit të shëndetit të individëve.
 
Edukimi shëndetësor përfshin të gjithë ato aktivitiete që synojnë parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet “armatosjes” së individëve me dije dhe njohuri racionale për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
 
Ndërsa, promocioni shëndetësor është një koncept shumë më gjithëpërfshirës i cili, krahas edukimit shëndetësor, përfshin edhe shumë metoda, strategji dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së popullatës.
 
Prandaj edhe, sinonimi më i mirë i promocionit shëndetësor do të ishte emërtimi “edukim shëndetësor plus”, duke nënkuptuar një sferë shumë më të gjerë përqasjesh, metodash dhe aktivitetesh që synojnë promovimin e shëndetit të komunitetit.
 
Një shembull ilustrativ i ndryshimit mes edukimit shëndetësor dhe promocionit shëndetësor i referohet duhanpirjes: përvoja mbarë-botërore ka dëshmuar qartë se nuk mjafton vetëm ndërmarrja e aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor (p.sh. ndërgjegjësimi i popullatës për dëmet e shkaktuara nga duhani) për të bindur individët që t’a lënë duhanin, apo për të mundësuar që brezi i ri mos t’a fillojë duhanin; por, duhet që, krahas masave edukative të ndërmerren edhe aktivitete të tjera në fushën e promocionit shëndetësor në mënyrë që të arrihen rezutatet e dëshiruara (p.sh. rritja e çmimit të cigareve, rritja e aksisave për importin e duhanit, kufizimi i tregtimit të duhanit, ndalimi i tregtimit pranë mjediseve shkollore, etj.).
 
Ky shembull ilustron qartë karakterin shumë më të gjerë të promocionit shëndetësor i cili, krahas masave edukative, shoqërohet edhe me masa të karakterit legjislativ, ekonomik dhe financiar.
 
Nga ana tjetër, përvoja e SHBA-së ka treguar që, metoda të tilla si fortifikimi i bukës me vitaminë A (promocion shëndetësor) është një masë shumë më efektive sesa edukimi shëndetësor i popullatës lidhur me domosdoshmërinë e marrjes së produkteve që përmbajnë vitaminë A.
 
Pra, programe të tilla me karakter edukativ kanë rezultuar të mos jenë efektive në terma afat-gjatë, ndërkohë që fortifikimi i ushqimeve me disa mikro-elementë shumë të rëndësishëm për shëndetin mund të ofrojë një zgjidhje të shkëlqyer në terma afat-gjatë.
 
Esenca e këtij shembulli qëndron në faktin se, edukimi shëndetësor duhet parë si pjesë integrale e promocionit shëndetësor; promocioni shëndetësor nga ana e tij, krahas edukimit shëndetësor, konsiston në ndërmarrjen e shumë masave të tjera me karakter administrativ, ekonomik apo juridik, masa të cilat nganjëherë mund të jenë shumë më të efektshme sesa aktivitetet e edukimit shëndetësor.
 
=== Parimet e promocionit shëndetësor ===
Line 525 ⟶ 511:
• Megjithatë, punonjësit e shëndetësisë luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e promocionit shëndetësor.
 
Këto parime në fakt, ishin një thirrje për ndryshime në perspektivën dhe në pikëpamjet e përmirësimit të shëndetit të populaltës.
 
Dy parimet e para i mëshojnë një perspektive “holistike” mbi shëndetin: në vend që të fokusohen në individët e sëmurë apo në subjektet me rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të caktuara, punonjësit e shëndetësisë duhet të drejtojnë vëmendjen e tyre nga popullata në tërësi, me synimin kryesor parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në nivel komunitar.
 
Dy parimet e fundit, nga ana tjetër, theksojnë faktin se garantimi i shëndetit të popullatës nuk është as “privilegj” dhe as detyrim vetëm i punonjësve të shëndetësisë, por është “privilegj” dhe përgjegjësi e të gjithë individëve të komunitetit.
 
Ky parim, i pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit aktiv të të gjithë komunitetit, përbën edhe ndryshimin rrënjësor të perspektivës dhe strategjisë për përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mirëqenies së popullatës në tërësi.
 
Karta e Otavës mbi Promocionin Shëndetësor (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1986) i shqyrtoi akoma më në detaje parimet e parashtruara më lart dhe përcaktoi strategjitë dhe metodat e nevojshme për zbatimin efektiv dhe të qëndrueshëm të këtyre parimeve.
 
Kështu, Karta e Otavës evokoi drejtësinë shoqërore dhe barazinë e individëve si parakushte kryesore për përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit të popullatës duke theksuar se:
 
“Promocioni shëndetësor synon arritjen e barazisë në shëndet për të gjithë individët e komunitetit. Aktivitetet dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor synojnë reduktimin dhe zbutjen a pa-barazive në treguesit shëndetësorë të nën-grupeve të ndryshme të popullatës, si dhe në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë individët në mënyrë që ata të gëzojnë shëndet të plotë”.
 
Megjithëse një deklaratë e tillë i dha promocionit shëndetësor një karakter të spikatur moral dhe politik, vetë autorët e Kartës së Otavës pranuan se, diferencat në treguesit shëndetësorë në kategori të ndryshme të popullatës rezultojnë nga mungesa e shanseve të barabarta, si dhe nga cilësia e ndryshme e mjedisit në të cilin jetojnë dhe punojnë nën-grupe të ndryshme të popullatës.
 
Prandaj edhe, mundësimi i shanseve të barabarta në jetë si dhe garantimi i një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë individët ishin edhe piketat kryesore strategjike të axhendës së Konferencës së Parë në fushën e Promocionit Shëndetësor të mbajtur në Otavë (Kanada) në vitin 1986.
 
Nga ana tjetër, Karta e Otavës paraqet interes të veçantë edhe për faktin se përpiqet të shpjegojë qartë se çfarë nënkuptojnë veprimtaritë dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor:
 
• Hartim të politikave publike të shëndetshme;
Line 555 ⟶ 541:
• Riorientim të shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë drejt parandalimit dhe promocionit shëndetësor.
 
Esenca e aktiviteteve të parashtruara më lart qëndron në faktin se, promocioni shëndetësor nuk konsiderohet si një “program i ri” apo një “tufë aktivitetesh të reja”, por si një strategji dhe metodë që synon integrimin e të gjitha aktiviteteve drejtpërdrejtë dhe me pjesëmarrjen e plotë të popullatës.
 
 
=== Vlerat ekonomike dhe njerëzore të parandalimit dhe promocionit shëndetësor ===
 
Shëndeti është kapitali më i çmuar i individit dhe i shoqërisë. Shëndeti fizik, mendor dhe social i një popullate është burimi i saj natyror bazë. Nëse shëndeti i popullatës përkeqësohet, atëherë industria dhe bujqësia do të degradojnë gradualisht.
 
Nga ana tjetër, nëse shëndeti është privilegj vetëm i të pasurve, atëherë shoqëria do të ketë një të ardhme shumë të pa sigurtë. Të varfërit do të luftojnë për barazi, dhe të “kamurit” gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë realisht pasuritë e tyre.
 
Shëndeti është shtylla kryesore që garanton rritjen, zhvillimin, mirëqenien personale, arritjet dhe pasurimin e shoqërisë, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëjetesën paqësore.
 
Nga ky këndvështrim, vetëm nëpërmjet përmirësimit të shëndetit dhe mundësive të arsimimit të brezit të ri, mund të ndërtohet infrastruktura më e çmuar për të ardhmen e një shoqërie.
 
Prandaj, parandalimi i sëmundjeve dhe promocioni shëndetësor marrin një rëndësi të dorës së parë për të garantuar rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të brezit të ri.
 
Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe promocionale synojnë edhe mbrojtjen e shëndetit të të rriturve, çka mundëson një produktivitet ekonomik nga ana e tyre deri në moshën e pensionit.
 
Programet parandaluese dhe të promocionit shëndetësor mund të zbatohen me kosto-efektivitet në të gjithë popullatën. Këto programe bartin potencialin e ndalimit të zhvillimit të sëmundjeve, ose së paku të pakësimit të shpeshtësisë së tyre.
 
Programet efektive të mbrojtjes së fëmijëve nga aksidentet dhe dhuna do të mundësojnë një krah pune të shëndetshëm për të ardhmen, duke pakësuar në këtë mënyrë numrin e personave me pa-aftësi fizike që do të kërkojnë medoemos shërbime shëndetësore të vazhdueshme dhe me një kosto të lartë për shoqërinë.
 
Gjithashtu, ndërsa proporcioni i të moshuarve rritet gradualisht në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që të garantohet një shëndet sa më i mirë edhe për individët e kësaj grup-moshe (“mosha e tretë”).
 
Tashmë pranohet gjerësisht se, është më mirë që të parandalosh sesa të trajtosh një sëmundje pas zhvillimit të saj. Parandalimi i kursen individëve dhe familjarëve të tyre dhimbjet, vuajtjet, çrregullimet fizike, pa-aftësinë afatgjatë, apo vdekjen e parakohshme.
 
Disa programe parandaluese kursejnë gjithashtu edhe para, në varësi të tipit të aktiviteteve, sëmundjes, si dhe popullatës. Për shumë sisteme shoqërore ky është një mesazh i çmuar sepse kostoja e shërbimeve shëndetësore po njeh një rritje marramendëse në këto dekadat e fundit.
 
Rrethanat kur parandalimi i sëmundjes mund të jetë më i kushtueshëm sesa trajtimi i saj mund të përmbushen vetëm kur sëmundja është shumë e rrallë, si dhe kur ajo (sëmundja) ka një dekurs shumë të shpejtë negativ (d.m.th. çon në vdekje të shpejtë të individëve të prekur).
 
Por, argumentimi i parandalimit dhe i promocionit shëndetësor nuk mund dhe nuk duhet të bëhet nga këndvështrimi ekonomik.
 
P.sh. edhe pse vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës ka pësuar një rënie të ndjeshme që nga vitet 1970 (nga 30 deri në 50% në disa vende të Europës Perëndimore), kostoja e trajtimit të çdo rasti me infarkt miokardi është rritur sepse teknologjitë e reja kanë mundësuar ekzaminime dhe proçedura trajtimi të reja të cilat janë shumë të kushtueshme.
 
Gjithashtu, fakti që në çdo shoqëri vihet re një rritje graduale e numrit të kardiologëve, e bën të pa përfillshëm përfitimin (potencial) ekonomik të parandalimit të sëmundjes ishemike të zemrës.
 
Prandaj, pa u nisur aspak nga principe ekonomike, argumentimi dhe logjika e parandalimit dhe e promocionit shëndetësor është fakti se, ato pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet, ulin pa-aftësinë afatgjatë, zgjasin shumë moshën e zhvillimit të sëmundjeve në subjektet e popullatës, duke mundësuar kështu zgjatjen e jetës si dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.
 
Prandaj edhe, një figurë e shquar e mjekësisë parandaluese, Prof.Goffrey Rose, ka thënë se:
 
“Është më mirë të jesh i shëndetshëm sesa i sëmurë apo i vdekur. Ky është fillimi dhe fundi i argumentit të vetëm (të qenësishëm) përsa i takon parandalimit. Dhe ky argument është i mjaftueshëm!”.
 
Politikë-bërësit duhet të kenë parasysh gjithashtu se, shumë sëmundje edhe në Shekullin e 21të nuk trajtohen me sukses, ndërkohë që janë krejtësisht të parandalueshme.
 
Disa sëmundje të tilla përfshijnë AIDS-in, disa lloje tumoresh, aksidentet automobilistike, si dhe shumë sëmundje të tjera dhe vdekje të parakohshme të shkaktuara nga duhanpirja, konsumi i ekzagjeruar i alkoolit, apo përdorimi i drogave.
 
Prandaj, politikë-bërësit në të gjitha nivelet duhet t’a kenë të qartë mirë se, për sëmundje të tilla, parandalimi është “mjekimi” i vetëm.
Line 605 ⟶ 590:
=== Historia natyrore e sëmundjes ===
 
Historia natyrore e sëmundjes (ose, siç emërtohet ndryshe, spektri i sëmundjes) mund të përkufizohet si sekuenca e ngjarjeve që ndodhin në organizmin e njeriut që nga momenti i ekspozimit ndaj një agjenti etiologjik (“shkaktari” i sëmundjes) deri në pasojën përfundimtare shëndetësore, ashtu siç paraqitet në diagramën e mëposhtme:
 
Siç shihet nga diagrama, spektri i sëmundjes ka dy komponentë të rëndësishëm: fazën sub-klinike dhe atë klinike.
 
Nëse një individ i caktuar përshkon të gjithë spektrin e sëmundjes të paraqitur në diagramën e mësipërme, kjo varet nga disponueshmëria dhe efikasiteti i masave parandaluese, diagnostikimi i hershëm, si dhe mjekimi adekuat i sëmundjes.
Siç shihet nga diagrama, spektri i sëmundjes ka dy komponentë të rëndësishëm: fazën sub-klinike dhe atë klinike.
 
Megjithatë, për sëmundje të caktuara, pavarësisht nga disponueshmëria e masave parandaluese, shfaqja e sëmundjeve mund të jetë e pa shmangshme. Ky është rasti i shumë tumoreve, apo proçeseve aterosklerotike të enëve të gjakut.
Nëse një individ i caktuar përshkon të gjithë spektrin e sëmundjes të paraqitur në diagramën e mësipërme, kjo varet nga disponueshmëria dhe efikasiteti i masave parandaluese, diagnostikimi i hershëm, si dhe mjekimi adekuat i sëmundjes.
 
Në rastin e sëmundjeve infektive, spektri i sëmundjes njihet edhe me emrin “gradient infeksioziteti”, i cili reflekton sekuencën e manifestimeve të sëmundjes në varësi të përgjigjes së organizmit ndaj agjentit infeksioz. Në këto raste, spektri varion nga infeksione të “heshtura” (ose, latente) në njërën anë, deri në raste fatale (vdekje) në ekstremin tjetër.
Megjithatë, për sëmundje të caktuara, pavarësisht nga disponueshmëria e masave parandaluese, shfaqja e sëmundjeve mund të jetë e pa shmangshme. Ky është rasti i shumë tumoreve, apo proçeseve aterosklerotike të enëve të gjakut.
 
Në rastin e sëmundjeve infektive, spektri i sëmundjes njihet edhe me emrin “gradient infeksioziteti”, i cili reflekton sekuencën e manifestimeve të sëmundjes në varësi të përgjigjes së organizmit ndaj agjentit infeksioz. Në këto raste, spektri varion nga infeksione të “heshtura” (ose, latente) në njërën anë, deri në raste fatale (vdekje) në ekstremin tjetër.
 
Megjithatë, për shumicën e patologjive humane, epidemiologët akoma edhe sot kanë njohuri vetëm për një fraksion të kufizuar të spektrit të sëmundjeve.
 
Megjithatë, për shumicën e patologjive humane, epidemiologët akoma edhe sot kanë njohuri vetëm për një fraksion të kufizuar të spektrit të sëmundjeve.
 
=== Tre nivelet e parandalimit ===
 
Njohja e spektrit të sëmundjes merr një rëndësi vendimtare në aktivitetet parandaluese të shëndetit publik. Kështu, në varësi të stadit në të cilin ndërhyhet në spektrin e sëmundjes, dallohen edhe tre lloje të parandalimit shëndetësor. Këto shpjegohen me hollësi më poshtë:
 
• Parandalimi parësor: konsiston në ndërmarrjen e masave parandaluese para momentit të “instalimit” të sëmundjes. Masat parandaluese parësore konsistojnë në:
 
o Masa të përgjithshme: edukim dhe promocion shëndetësor; programet e promocionit shëndetësor synojnë, në thelb, parandalimin parësor të sëmundjeve.
 
Në shumë raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të shëndetshme do të shoqërohet me parandalim të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme.
 
P.sh. parandalimi i duhanpirjes në moshat e reja dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të shoqërohet me ulje të ndjeshme (rreth 90%) në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit të mushkërive në popullatë, një ulje prej 30-40% (në varësi të strukturës moshore të popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të nivelit të shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga duhanpirja.
 
o Masa specifike: imunizimi dhe vaksinimi i individëve kundrejt agjentëve specifikë të njohur që shkaktojnë sëmundje në popullatë (p.sh. poliomieliti, lija, tuberkulozi, etj.).
 
• Parandalimi dytësor: konsiston në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve. Synimi i masave parandaluese dytësore është që sëmundjet të identifikohen në fazën sub-klinike, pra kur nuk janë shfaqur akoma simptomat apo shenjat klinike në individët e prekur.
 
Prandaj, shembulli më tipik i parandalimit dytësor është udhëheqja e aktiviteteve depistuese direkt në popullatë në mënyrë që të identifikohen dhe të trajtohen në kohë sëmundje të ndryshme, të cilat nëse diagnostikohen me vonesë mund të jenë fatale për individët e prekur (siç është rasti i shumë tumoreve).
 
• Parandalimi tretësor: synon trajtimin sa më të plotë të kuadrit klinik të sëmundjes në mënyrë që të shmangen komplikacionet, kronicizimi, pa-aftësia afatgjatë, apo vdekja e të sëmurit.
 
Megjithë masat prandaluese parësore dhe dytësore, shpeshherë shumë sëmundje diagnostikohen vetëm në fazën klinike, gjë e cila kërkon trajtim agresiv në mënyrë që të arrihet mundësisht shërimi i plotë i individëve.
 
== '''Detyre e shendetit publik eshte qe te menaxhoje dhe te shfrytezoje burimet materiale dhe njerezore me eficense te larte''' ==
Line 649 ⟶ 632:
 
tu krijohen kushte specialisteve(baza maeterile,vlersim te punes se tyre"pagesa") te sh.p qe te kryejne punen e tyre per promocionin e stileve te shendetshme jetesore dhe kerkimet shkencore per parandalimin e semundjeve.
 
 
 
 
[[Kategoria:Sociologji]]