Thomas Jefferson: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 55:
Si President, Xheferson vuri në plan të parë interesat e vendit në tregëtinë detare kundër piratëve të Barbarisë dhe politikave agresive tregtare britanike. Ai organizoi gjithasgtu Blerjen e Luizianës, që dyfishoi territorin e vendit. Si rezultat i bisedimeve të paqes me Francën, administrata e tij reduktoi forcat ushtarake. Ai u rizgjodh në mandatin e dytë në vitin 1804. Mandati i dytë i Xhefersonit u karakterizua më probleme, duke përfshirë gjykimin e ish-nënpresidentit Aaron Burr. Tregtia e jashtme amerikane u ul shumë, kur Xhefersoni zbatoi Aktin e Embargos në vitin 1807, duke iu përgjigjur kërcënimeve britanike ndaj anijeve të SHBA-së. Në 1803, Jefferson filloi një proces të diskutueshëm të largimit të fiseve indiane nga Territori i Luizianës i sapo organizuar. Ai nënshkroi gjithashtu Aktin e Ndalimit të Importimit të Skllevërve në vitin 1807.
 
Xheferson zotëronte shumë disiplina, si matjettopografia, matematika, frutikultura dhe mekanika. Ai ishte një arkitekt i provuar në traditën klasike. Interesi i madh i Xhefersonit në fe dhe filozofi i dha atij presidencën e Shoqatës Filozofike Amerikane. Ai iu shmang fesë së organizuar, por u ndikuar nga krishterimi dhe deizmi. Xheferson ishte i përgatitur mirë në linguistikë dhe fliste disa gjuhë. Ai themeloi Universitetin e Virxhinias pasi u tërhoq nga postet publike. Xheferson ishte një shkrues produktiv letrash dhe kishte letërkëmbim me shumë njerëz të shquar dhe të rëndësishëm gjatë jetës së tij. Libri i tij i vetëm i plotë Shënime mbi Shtetin e Virxhinias (1785), konsiderohet si libri më i rëndësishëm amerikan i publikuar para vitit 1800.
 
Xheferson kishte në pronësi disa plantacione në të cilat punonin nga qindra skllevër. Shumica e historianëve tani besojnë se, pas vdekjes së gruas së tij në vitin 1782, ai kishte një marrëdhënie me skllaven e tij Sally Hemings me të cilën kishte të paktën një fëmijë. Historianët kanë lavdëruar jetën publike të Xhefersonit, duke vënë në dukje autorësinë e tij kryesore të Deklaratës së Pavarësisë, gjatë Luftës Revolucionare, përpjekjet e tij për liritë fetare dhe tolerancës në Virxhinia, dhe Blerjen e Luizianës, kur ai ishte president. Studiues të ndryshëm modernë janë më kritikë ndaj jetës private të Xhefersonit, duke theksuar, për shembull, mospërputhjen mes zotërimit të skllevërve dhe parimeve të tij liberale politike. Dijetarët presidencialë vazhdimisht e renditin Xhefersonin ndër presidentët më të mëdhenj.
== Karriera politike ==
 
== Jeta e herëshme dhe karriera ==
 
Thomas Xheferson u lind më [[13 prill]] [[1743]], në shtëpi, në Shadwell të Kolonisë së Virxhinias. Ai ishte i treti nga dhjetë fëmijët. Xheferson ishte me prejardhje angleze dhe ndoshta Uellsi dhe u lindu një subjekt britanik. Babai i tij Peter Jefferson ishte bujk dhe topograf, i cili vdiq kur Thomas ishte katërmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij ishte Jane Randolph (Xhein Randolf). Peter Jefferson u zhvendos me familjen e tij në plantacionin Tuckahoe në vitin 1745 pas vdekjes së një miku të tij, që e kishte emëruar atë kujdestar të fëmijëve të tij. Xhefersonët u kthyen në Shadwell në vitin 1752, ku Peter vdiq në vitin 1757. Pasuria e tij u nda midis djemve të tij, Thomas dhe Randolph. Thomas trashëgoi rreth 5000 akre (2.000 ha) tokë, duke përfshirë edhe Monticello. Ai mori autoritet të plotë mbi pronën e tij në moshën 21 vjeçare.
 
=== Arsimimi ===
Xhefersoni i filloi mësimet e tij të fëmijërisë pranë fëmijëve Randolph me mësues në Tuckahoe. Në vitin 1752, ai hyri në një shkollë lokale të drejtuar nga një ministër skocez prezbiterian. Në moshën nëntë vjeçare, ai filloi të studionte latinisht, greqisht dhe frëngjisht. Ai mësoi të ngasë kuaj dhe filloi studimet e natyrës. Nga viti 1758 deri në 1760 atij i dha mësim Reverend James Maury pranë Gordonsville, Virginia, kryesisht histori, shkencë dhe klasikë, ndërsa jetonte në familjen e Maurit.
 
== Filozofia politike ==