Lufta e Trojës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎top: rregullim i sintaksës
v Fix bold
Rreshti 1:
Në mitologjinë greke, '''Lufta e Trojës''' u zhvillua nga Akejtë (grekët) kundër qytetit të [[Troja|Trojës]], pasi [[Paridi]] (Princi i Trojës) mori Helenën nga Menelau, bashkëshorti i saj, mbreti i Spartës. Lufta është ndër ngjarjet më të rëndësishme në mitologjinë greke dhe është transmetuar në shumë vepra të letërsisë greke, duke përfshirë [[Iliada|Iliadën]] dhe [[Odisea|Odisenë]] të shkruara nga [[Homeri]]. Iliada lidhet me një pjesë të vitit të rrethimit të Trojës, ndërsa '''Odisea''' përshkruan udhëtimin e [[Odiseja|Odiseut]] në shtëpi, njërit nga udhëheqësit e fundit të Akejve. Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në një cikël poemash epike, prej të cilave kanë mbetur disa fragmente. Episode nga lufta kanë siguruar materiale për tragjedinë greke dhe vepra të tjera të letërsisë greke si dhe për poetët romakë si [[Virgjili|Virgjil]] dhe Ovid.
 
Sipas Legjendës shkaktar kryesor i kësaj lufte ishte një gosti perëndish ku nuk u ftua perëndesha e grindjes, Eris, e cila nga zemerimi mori një mollë të artë, e njohur edhe si '''molla e sherrit''', ku ishin gdhendur fjalët '''Më Të Bukurës''' dhe e hodhi mes perëndeshave të tjera, [[Afërdita|Afërditës]], [[Hera|Herës]], [[Athinaja|Athinasë]]. Këto të fundit nisën një sherr të madh për të caktuar se kush ishte më e bukura.