[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Harta e re e qytetit te Poliçanit
Rreshti 50:
Popullsia  e  Bashkisë  Poliçan  përbën  rreth  4.7 %  të  popullsisë  totale  në  qarkun  e  Beratit. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011  ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit  të  njerëzve  nga fshatrat përreth.  Gjithashtu  vihet  re  dhe  një tendencë tjetër që  kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.  
 
Popullsia e Bashkisë  Poliçan do të ndryshoje per shkak të ndarjes  së re territoriale (Ligji nr. 115/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”) duke ju bashkangjitur ishnjesia komunatvendore Vërtop me fshatrat (Mbrakull, Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Vodicë, Fushë Peshtan,Peshtan, Drenovë, Lybeshë, Tomor i madh, Tomor i vogël, Bregas), dhe njesia vendore Tërpan Me fshatrat ( Tërpan, Teman, Paraspuar, Tozhar, Vokopolë, Dodovec, Rehovë, Zhapokikë, Çorogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas, Zhitom i Madh, Zhitom i Vogël).  
 
== Ekonomia ==
Rreshti 57:
Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si [[Çorovodë]] e [[Berat]], por edhe në [[Tirana|Tiranë]] në sasi modeste.
 
Aktivitetet komercialetregtare janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.
 
Aktivitetet bujqësore praktikohen në fushat e "Kullusmës", të cilat ndodhen rreth 2 km nga qyteti, terrene këto para rënies së regjimit në pronësi të shtetit dhe me rënien e këtij të fundit iu shpërndanë qytetarëve. Kultivohen më së tepërmi grurë, misër, fasule dhe perime të shumëllojshme. Në kodrat që rrethojnë qytetin kultivohen ulliri, gështenjat, arrat, fiqtë, qershitë dhe rrushi. Prej rrushit nxirret pikë së pari rakia, e cila konsiderohet më e mira në rang vendi. Gjithashtu në lagjen Kalluç ndodhet edhe një serë, edhe kjo e trashëguar prej regjimit komunist, me një sipërfaqe prej 0,5 km² e cila është në gjendje punë dhe administrohet nga fermerë lokalë.
Rreshti 74:
 
<references />
 
[[Kategoria:Qytete në Shqipëri]]