Dita Botërore e Mësuesit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Tetor → tetor (3) duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Dita Botërore e Mësuesit''' -
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, [[UNESCO]], në vitin 1994, ka përcaktuar 5 Tetorintetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 Tetortetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të [[UNESCO]]-së, pedagogu zviceran [[Robert Dottrens]] (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.
==Hyrje==
Sipas [[UNESCO]]-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. Pikërisht për këtë arsye Internacionalja e Arsimit (Education Internationale – EI), me seli në Bruksel të Belgjikës, ka disa vjet që ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për vlerësimin dhe propagandimin e kësaj Dite. Si rrjedhojë, sot 21 vende në botë (Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Kanada, Estonia, Gjermania, Lituania, Maqedonia, Maldivet, Mauritania, Moldavia, Holanda, Pakistani, Filipinet, Kuvajti, Katari, Rumania, Rusia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar) e festojnë 5 tetorin si ditë e vetme e mësuesit në vendet e tyre, ndërsa mbi 100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit, krahas ditëve të tyre kombëtare. Çdo vit EI me 401 organizatat e saj anëtare, nga 172 shtete dhe territore, ka ndërmarre fushata për ndërgjegjësimin publik në evidencimin e kontributit të profesionit të mësuesit. Më 5 tetor organizatat e mësuesve kudo në botë mobilizohen për të siguruar që nevojat e gjeneratës së ardhshme të merren në konsideratë në këtë botë komplekse, shumë kulturore dhe me një teknologji në rritje.
Rreshti 6:
Rekomandimet e ILO/UNESCO Lidhur me Statusin e Mësuesit janë standarde ndërkombëtare për profesionin e mësimdhënies. Rekomandimet e vitit 1966 mbulojnë të gjithë mësimdhënësit e nivelit shkollor, duke filluar nga niveli parashkollor e deri në nivelin e mesëm, në të gjitha institucionet publike ose private, të arsimit akademik, teknik, profesional, apo artistik.
 
Këto Rekomandime, më vonë do të plotësohen edhe me Rekomandimet e [[UNESCO]]-s në lidhje me Statusin e Personelit Arsimor të Arsimit të Lartë të vitit 1997, e të cilat mbulojnë të gjithë personelin e mësimdhënies dhe të kërkimit në nivelin e arsimit të lartë.
 
Lidhur me Ditën Botërore të Mësuesit është me rëndësi të veçantë edhe një dokument tjetër ndërkombëtar, i ashtuquajtur “Udhëzime për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme” (parashkollore), miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, në vitin 2014.<ref name="GB">[http://www.kokaj.net/arsim-kulture-detale/items/id-5-tetori-dita-boterore-e-mesuesit-cka-eshte-kjo.html G. Bullaku: 5 Tetoritetori - Dita Botërore e Mësuesit.] http://www.kokaj.net Vizituar më 5.10.2016.</ref>
==Rekomandimet e ILO/UNESCO nga 5 tetori 1966==
Përmbledhje
Rreshti 125:
 
===Porosia e përbashkët e shefave të UNESCO-së, ILO-së, UNICEF-it, UNDP-së dhe Internacionales së Arsimit-EI (Education Internationale) e 5 tetorit 2015===
"Sot, e mbarë bota është bashkuar për të mbështetur Agjendën e re 2030 të OKB - së, për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe ky rol kurrë s’ka qenë më me peshë,sesa tani ... Në Forumin Botëror të Arsimit, organizuar në maj të vitit 2015, në Incheon të Koresë së Jugut, nga ana e [[UNESCO]]-së e ku merrnin pjesë shefat e organizatave si UNICEF, Banka Botërore (World Bank), UNFPA, UNDP, UN Women dhe UNHCR, udhëheqësit u zotuan për të siguruar se mësuesit dhe edukatorët janë të fuqizuar, të rekrutuar në mënyrë adekuate, të trajnuar mirë, profesionalisht të kualifikuar, të motivuar dhe të mbështetur me resurse të mira, sisteme efikase dhe të qeverisura në mënyrë efektive ... Më tutje në porosi theksohet se:” Standarde dhe instrumente esenciale ndërkombëtare për profesionin e arsimtarit janë: Rekomandimet e ILO/UNESCO të vitit 1996, Rekomandimet e UNESCO - së të vitit 1997 si dhe Udhëzimet për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme, ILO 2014 ... Në ditën e parë të Ditës Botërore të Mësuesit në një agjendë të re të arsimit dhe zhvillimit global, ne apelojmë te komuniteti ndërkombëtar për të vlerësuar, mbështetur, dhe fuqizuar mësuesit e botës. Sepse janë ata që do të edukojnë një brez të ri të fëmijëve të cilët, do të çojnë përpara të gjitha qëllimet tona për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.”<ref>[http://www.unesco.org/new/en/unesco/events/prizes-and-celebrations/celebrations/international-days/world-teachersday-2015#.VtWgtn0rJdg. World Teacher`s Day: Empowering teachers, building sustainable societies. 5 October 2015, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization (UNESCO)]. Vizituar më 29.02.2016.</ref> <ref>[http://www.undp.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/bs/home/presscenter/message-from-the-heads-of-unesco--ilo--unicef--undp-and-educatio.html. Poruka šefova UNESCO-a, ILO-a, UNICEF-a, UNDP-a i Education International povodom Svjetskog dana učitelja, 5 oktobra 2015. Ujedinjene nacije u Bosni i Hercegovini.] Vizituar më 27.02.2016.</ref>
===Deklerata e Forumit Botëror të Arsimit===
“Ne sigurojmë që mësuesit dhe edukatorët do të jenë të fuqizuar, të rekrutuar në mënyrë adekuate, të trajnuar mirë, profesionalisht të kualifikuar, të motivuar dhe të mbështetur me resurse të mira, sisteme efikase dhe të qeverisura në mënyrë efektive. ...”<ref name="GB"/>
Rreshti 136:
==Referenca==
{{Reflist}}
 
[[Kategoria:Edukata]]
[[Kategoria:Arsim]]