[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 1:
PSIKA (greq. Psyche, lat. Psyche) - dashnorja dhe gruaja e mëvonshme e Erosit, zotit të dashurisë.
Legjenda për Psiken dhe Erosin është me origjinë greke, por na është e njohur veçmas sipas versionit që është dhënë në veprën Metamorfozat ose Gomari i artë e Apuleut nga Madaura (shek. II para es.). Në të është shtojca e veçantë në formë të përrallës, të cilën njëfarë plake ia tregon vajzës që e kishin zënë rob cubat në mënyrë që ta argëtojë. Legjenda ka qenë njësoj e përhapur dhe e njohur si në botën antike ashtu edhe sot, dhe për të ende vlen ajo që pat shkruar ne librin e tij Apuleu: „Lexues, kujdes: do te argëtohesh!"
Dikur kishin qenë një mbret dhe një mbretëreshë që i kanë pasur tri vajza të bukura. Dy të parat i kishin martuar shumë mirë, mirëpo, te më e reja, '''Psika''', kurrsesi nuk vinte dhëndri, as princi dhe as kurrfarë burri. Psika, në të vërtetë, ishte aq e bulkur, sa që secili i admirohej si ndonjë skulpture apo hyjneshe. Së shpejti nisi të flitet se Psika, në të vërtetë, edhe nuk ishte princeshë e thjeshtë, por Afrodita e re, dhe shumë filluan t'i shprehin respekte hyjnore. Tregimet për bukurinë e saj filluan të përhapen gjithnjë e më tepër, ndërsa largësirat filluan të smadhohen dhe, më në fund, në tokën e babait të saj filluan të shtegtojnë adhuruesit nga mbarë Greqia. Filluan të zbrazen tempujt në Pfos, në Knid dhe Kiterë, kurse njerëzit në vend të Afroditës filluan ta adhuronin Psikën.
Për hirë të së vertetës, Psika nga ky adhurim nuk ka qenë aspak e ngazëllyer. Kuptohet se nga kjo edhe më pak ka qenë e ngazllyer Afrodita. Nga zemërimi ndaj bukurisë së palejueshme të një vdekatareje të thjeshtë vendosi t'i hakmerrej. I urdhëroi birit të vet, Erosit që ta plagoste zemrën e Psikës me shigjetën e dashurisë ndaj burrit më të keq në botë.
Në ndërkohë i ati i Psikës iu drejtua orakullit të Delfit për ta pyetur për këshillë se si t'ia gjente vajzës së vet burrin. E mori përgjegjen e trishtueshme: le ta çojë të veshur në kostum martesor në shkëmbin e lartë mbi greminë ku dhëndri do të vijë tek ajo. Ky do të jetë dragoi i vrazhdët me trup të mbuluar me guaca. Kundër profecisë që e shpalli vullnetin e zotërave nuk ka mundur të ndërmerret gjë dhe mbreti me zemër të thyer e çoi fjalen në vend. Kur e la vajzën në shkëmbin e lartë dhe shkoi, ndodhi mrekullia. Era e qetë e Zefirit e ngrati lehtë Psikën dhe e çoi në rrafshirën nën shkëmb. Këtë e bëri në lutje te zotit Eros, i cili fluturoi te shkëmbi për ta kryer urdhërin e nënës së vet, por që në shikim të parë u dashurua në Psikën.
Rreshti 19:
Erosi e mbajti fjalën e vet: e kërkoi zotin suprem, Zeusin dhe i premtoi se, poqese i lejon ta marrë Psikën grua legjitime, di t'ia gjejë dashnoren më të bukur në botë. Njëherit Zeusi e ngriti Psikën prej gruas vdekatare në hyjneshë dhe ne mënyrë solemne ia dorëzoi Erosit për grua të përhershme. Më në fund, me këtë' u pajtua edhe Afrodita, dhe kur pas martesës së Erosit dhe Psikës së shpejti u bë gjyshe e vajzës, vajza u quajt me emrin Hedona - Kënaqësi.
Nga antika janë ruajtur vepra të shumta figurative me pamjet nga legjenda e Erosit me Psikën. Kopjet më të lashta që i njohim janë të artistëve helenistikë (d.m.th. për nga koha përafërsisht pesëqind vjet para Apuleut). Më të fundit e ndeshim edhe në artin kristian (në pikturën murale nga katakombet e Domitillës nga gjysma e parë e shek. IV të e.s.). Përveç plastikës së imtë, mozaiqeve dhe pikturave, janë te njohura edhe ansamblet skulpturale, në përgjithësi të quajtura Amori dhe Psika në Luvër të Parisit (me siguri kopja romake e origjinalit helenistik e shek. III-II para e.s. sot në Muzeun Kapitolian në Romë (me siguri nga fillimi i erës sonë) dhe në Muzeun Popullor në Napoli (nga shek. II të e.s.). Prej veprave skulpturale të kohës më të re më i njohuri është ansambli Amori dhe Psika i Antonio Kanovës, i vitit 1796, sot në Ville Carlota në Tremez (Valla Karlota në Tremezë), versioni origjinal është në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Amori dhe Psika e Berthel Thorvaldsenit (e vitit 1806), gjendet në Muzeun e Thorvaldsenit në Kopenhagë, ndërsa i Ogyst Rodenit- disa shembuj nga vitet 1900-1910, (sot në Muzeun e Rodenit në Paris dhe në Filadelfi të tjerët në Metropolitan Muzem në Nju Jork). Relievi me të njëjtin titull i Ivan Mestrovicit (Ivan Meshtroviqit), i vitit 1918, sot gjendet në Ateleun e Meshtroviqit ne Zagreb. Prej skulpturave të tjera po i përmendim Psikën e Adrien de Vriesit prej luftës tridhjetëvjeçare në vend që të gjendet në Pragë, ajo është në Stokholm dhe ansambli i tij Merkuri dhe Psika (i vitit 1593, sot në Luvër të Parisit, pastaj Psika e braktisur e Auguste Pazouit (Ogyst Pazhuit), e vitit 1791, sot gjendet në Luvër të Parisit dhe Psika me kandil e Ogyst Rodenit, sot në Muzeun e Rodinit në Paris. Prej pikturave para së gjithash duhet përmendur pikturën murale të Raffaelit që e paraqet Amorin dhe Psikën, e viteve 1514-1515, në Villa Fardel Te na Mantovë (rreth viteve 1524-1527), të Jacopo Zucchiut (Jakopo Cukiut), rreth vitit 1580, sot në Villa Borgeze në Romë, dhe e François F. Picotit (Fransoa F. Piktorit) e vitit 1817, sot në Luver të Parisit, pastaj Zefiri e sjell Psikën, dhe Gjumi i Psikës e Pierre Paul Prodhonit (e para e vitit 1808, gjendet në Luvër të Parisit, dhe pak më vonë në Koleksionin e Wallaceit në Londër). Perveç të tjerëve duhet permendur pikturën Psike e Georg Frederick Watsit (e vitit 1880, sot në Galerinë Tate në Londër). Vlen të permendet edhe seria prej katër pikturave nga Legjenda për Psikën e Maurice Denisit (e vitit 1907, sot në Muzeun e Arteve Moderne në Paris).
Sa u përket poetëve dhe prozatorëve të cilët sërish e kanë përpunuar legjendën e Apuleut për Erosin dhe Psikën ose janë frymëzuar me të do të kënaqemi vetëm me zgjedhjen e shkurtër të emrave: prej francezëve: Fontaine dhe Cornellei (La Fonteni dhe Korneji), prej gjermanëve: Wielandi (Vielandi), H. G. Meyeri (Majerimajeri) dhe Hamerlingu; prej anglezëve: Tennysoni (Tenisoni),ndërsa prej rusëve Bogdanovic (Bogdanoviçi). Prej veprave muzikore po e përmendim Psikën, këngën simfonike të Cesare Franekut (Qezare Frankut), 1882. Shumë trajtues dhe historianë të letërsisë legjendën e Apuleut e kuptojnë si alegori. Në këtë kanë paraardhës në kohen antike. Me siguri edhe vetë Apuleu, deri diku, me këte ka llogaritur (greqisht Psyche në përkthim do të thotë ,yShpirti"), por mendimi mbi „pastrimin moral të shpirtit me vuajtje", siç e shpjegojnë disa teoricienë këtë legjendë, për Apuleun është koncept i huaj.
 
Përzgjodhi dhe përgatiti: Valentin Batalaku – Slloveni, të cilin e falënderojmë shumë për këtë bashkëpunim me faqen syri3.