Lahuta e Malcís: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
[[Skeda:Lahuta.jpg|thumb|Ballina e "Lahutës" nxjerrë nga Kolana Françeskane. Me parathanje të Át [[Zef Pllumi]]t, dhe fjalorth të At [[Benedik Dema|Benedik Demës]] në fund]]'''Lahuta e Malcís''' konsiderohet si kryevepra e Át [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]] të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Fishta e ka mbajtur per 3645 vjet me radhe ne dore duke shkruajtur pa nderprerje.
 
Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga [[Hoti]], të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku [[Marash Uci]] i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht.
"Lahuta e malsise" eshte liber e shkruar nga at gjergj fishta eshte liber qe ka shume lexues
 
Shumica e këngëve trajton heroizmin e malcorëve, sepse edhe vetë vepra lidhet me një periudhë historike: duke filluar nga ngjarjet e mëdha të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes se Prizrenit]], kur mbahet [[Kongresi i Londrës]] e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje, të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht [[Mali i Zi]] dhe [[Serbia]]..