Kristofor Kolombi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
=== Udhëtimi i dytë ===
[[Skeda:Columbus2.PNG|parapamje|350px|Udhëtimi i dytë]]
Me të arritur në [[Spanjë]] përgatiti një ekspeditë shumë ambicioze e cila përbëhej nga 17 anije, 1500 detarë, 700 kolonizatorë, 12 misionarë, dhe disa kafshë shtëpiake. Qëllimi i tij ishte ta kolonizojë [[Hispanjollën]] dhe ti gjejë 39 anëtarët e ekuipazhit të Sanata Marisë të cilët kishte qenë i detyruar t’i braktiste gjatë udhëtimit të parë. Në këtë udhëtim u nis nga [[Kadizi]] më [[25 shtator]] të vitit [[1493]]. Ujdhesën e parë që e zbuloi pas 21 ditëve që i brakrisi ujdhesat [[Ishujt Kanare|Kanare]], e emëroi [[Dezira]]. Më [[3 nëntor]] të vitit [[1493]] e zbuloi ujdhesën të cilën e emëroi [[Maria Galanta]], sipas emrit të admiralit të anijes së tij. Ujdhesën e tretë që e zbuloi e quajti [[Dominika]], ndërsa pas sajë e zbuloi [[Guadalupa|Guadelupen]]. Mandej u nis në drejtim të veriut [[Hispaniola]]. Gjatë rrugës i zbuloi ujdhesat [[Monserat]], [[Sh. Martini]] dhe [[Sh. Bartolomeji]]. Kur arriti në Hispaniolë themeloi koloninë [[Izabela]]. Mandej vazhdoi në perëndim dhe në [[prill]] të vitit [[1494]] zbuloi [[Portorikon]], pastaj edhe [[Xhamajkën]]. Pas këtyre ngjarjeve arrin sezoni i uraganëve nga të cilët humb gjashtë anije. Nga të mbeturat e anijeve ndërtoi anijen e parë në [[Botën e Re]] dhe e emëroi me emrin [[India]]. Në Kadiz arriti me [[11 qershor]] të vitit [[1496]] me anijen Santa Karla.