[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Sistemim kategorish
No edit summary
Rreshti 12:
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i [[Shekulli XVI|shek. XVI]] Andrea Engjëlli, gjyshi i [[Skënderbeu]]t quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer ([[Shekulli XIX|shek. XIX]]), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane", një princ shqiptar me emër Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e [[Kosovë]]s më [[1389]]. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
 
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, [[Pal Kastrioti]] kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, [[Sinja|Sinjën]] dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e [[Drini]]t, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i [[Peshkopia|Peshkopisë]]. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.
 
Biri i Palit, [[Gjon Kastrioti]], e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të [[Shekulli XIV|shek. XIV]], në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të [[Shekulli XV|shek. XV]] doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.