Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Referenca: Ndryshimet e Anetaresise dhe Kryetareve te KQZ-se.
vNo edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 4:
== Kompetencat e KQZ ==
 
Kompetencat e KQZ përcaktohen në nenin 21 të Ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" dhe janë:
- Nxjerr, në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe brenda sferës së juridiksionit të saj, vendime dhe udhëzime me fuqi juridike të përgjithshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Merr vendime për njësimin e praktikave zgjedhore.
- Drejton dhe kontrollon kolegjialisht, nëpërmjet çdo anëtari ose strukturave të saj, procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor.
- Miraton kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor.
- Propozon ndarjen e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend.
- Regjistron pjesëmarrjen në zgjedhje të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend.
- Shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore.
- Shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi.
- Kryen, me shpenzimet e veta, kurse trajnimi jo më vonë se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të KZAZ-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse. Për anëtarët e KQVve kryen, me shpenzimet e veta, sesione kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZ-ja merr masa dhe organizon edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve.
- Kryen trajnime për administrimin zgjedhor jashtë periudhës zgjedhore dhe në mënyrë periodike për të gjithë të interesuarit dhe shpërndan dëshmitë përkatëse. Trajnimet mund të jenë të përgjithshme dhe të specializuara për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve.
- Emëron dhe shkarkon, anëtarët e KZAZ-së dhe i mbikëqyr ata në përmbushjen e detyrave të tyre.
- Boton buletinin e zgjedhjeve, i cili përmban rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore dhe qendër votimi, raportin për shpenzimet zgjedhore, si dhe publikon raportet, sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor.
- Paraqet në Kuvend, brenda muajit shkurt të çdo viti, raportin vjetor për veprimtarinë e vitit të kaluar.
- Përgatit projektbuxhetin vjetor, sipas ligjit përkatës, për funksionimin e institucionit dhe, pas miratimit me ligj të buxhetit, përcakton strukturën e shpenzimeve buxhetore.
- Ushtron kontrollin mbi financimet e fushatës zgjedhore.
- Përgatit projektbuxhetin për zgjedhjet e pritshme dhe administron fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme në shërbim të zgjedhjeve, duke marrë vendim për strukturën e shpenzimeve buxhetore dhe donacioneve të ndryshme për zgjedhjet.
- Shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore për zhvillimin e procesit zgjedhor.
- Harton dhe shpërndan modelet për ankimet zgjedhore.
- Cakton masën e shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarët e grupeve të numërimit.
- Vendos sanksione administrative kundër personave, që kryejnëkundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet, si dhe bën kallëzim penal për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.
- Miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave të administratës së KQZ-së me kohë të plotë pune dhe asaj me kohë jo të
plotë.
- Ngre zyra rajonale të përhershme apo të përkohshme, me qëllim zbatimin e detyrave që burojnë nga ky Kod dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
- Mban dhe përditëson regjistrin e administratës zgjedhore, ku përfshihen trajnimet dhe masat disiplinore të marra ndaj tyre.
- Emëron [[Sekretari i Përgjithshëm i KQZ|Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së]] dhe Zëdhënësin e KQZ-së.
- Miraton Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të KQZ-së, duke përfshirë edhe mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.