[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt (3) duke përdorur AWB
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 43:
 
== Historia ==
 
Topi i rrumbullakët është filluar të duket në kryeqendren e Veriut të Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar ndërsa futbolli në Shkodër si datë të fillimit të të luajturit, ka vitin 1908. Në atë vit një prift maltez, At Gut Ruter solli topin e parë të vërtetë të futbollit dhe ky moment konsiderohet si ai i nisjes së futbollit në Shqipëri.
 
Në vitin 1913 do të organizohej në Shkodër një ndeshje futbolli. Ajo ka hyrë në histori edhe si ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e futbollit në mes skuadrës vendase “Indipendenca” dhe një formacioni austro- hungarez që përbëhej nga pjestarë të ushtrive të këtyre vendeve që atë kohë kishin pushtuar qytetin. Për herë të parë ky takim zhvillohet sipas rregullores së kohës për 90 minuta, të ndarë me nga dy pjesë nga 45’. Skuadra “Indipendenca” përbëhej nga 11 lojtarë, kapiteni I të cilëve ishte Palok Nika. Këtij takimi iu ba një jehonë e madhe edhe në shtypin e huaj teksa u pasqyrua në gazeta të ndryshme të Europës. Futbolli do të vazhdohej të luhej në këtë mënyrë deri në vitin 1919 kur do krijohej shoqënia “Vllaznia”, e para edhe kjo në Shqipëri duke i shtuar qytetit të Shkodrës një tjetër krenari.
 
'''KS Vllaznia''' është klubi shqiptar i [[futbolli]]t nga [[Shkodra]], themeluar më [[16 shkurt]] [[1919]]. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se eshte ekipi më i vjetër në [[Shqipëri]]. Më [[1929]] klubi ndryshon emrin dhe quhet [[Vllaznia Shkodër|Bashkimi Shkodran]] dhe në [[Kategoria e Parë 1930|1930]] debuton në [[Kategoria e Parë|ligën kombëtare]] të [[Shqipëri]]së. Klubi rimerr emrin e vjetër më [[1935]]. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në [[1950]] klubi u quajt [[Vllaznia Shkodër|Shkodra]] ndërsa në [[1951]] mori emrin [[Vllaznia Shkodër|Puna Shkodër]]. Ndërsa që nga viti [[1958]] e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua, KS Vllaznia.
Line 53 ⟶ 57:
Pas vitesh heshtje, më në fund [[FSHF]] vendosi të emërojë një komision të përbërë nga 5 anëtarë, i cili duhej të siguronte prova dhe evidenca të mjaftueshme për këtë qëllim. Pasi një sasi e konsiderueshme provash u siguruan nga ky komision, Federata caktoi Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në shkurt, 2013, për shqyrtimin e njohjes zyrtare të këtyre 3 kampionateve.<ref>[http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2012/12/19/do-te-njihen-kampionatet-e-luftes/#comment-177840 Do të njihen Kampionatet e Luftës]</ref>
Në mbledhjen e saj Asambleja, edhe pse pranon se këto 3 kampionate janë luajtur korrektësisht dhe drejtësisht në fushën e lojës, sipas tyre nuk mund të quhen legjitime dhe nuk mund të njihen sepse nuk janë organizuar nga Federata por nën Regjimin Fashist.<ref>[http://www.partizani.net/files/news.php?readmore=8820 AFA's General Assembly: Kampionatet e Luftës nuk njihen nga Asambleja]</ref>
 
Vetëm pas krijimit të shoqnisë “Vllaznia”, do të fillojnë të organizohen edhe takime me skuadra të qyteteve të tjera. Takimet mes Vllaznisë dhe SK Tiranës kthehen në një traditë madje shkodranët nuk mbesin me kaq sepse organizojnë ndeshje të shumta miqësore edhe me ekipe të Malit të Zi. Rrjedhojë e këtij zhvillimi të futbollit, doli si domosdoshmëri edhe krijimi i Federatës Sportive Shqiptare më 6 qershor 1930, që njihet ndryshe edhe si data e themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Me krijimin e kësaj federate, do nisnin menjëherë kampionatet kombëtare, po atë vit.
* Në vitet 30’, Vllaznia do të merrte pjesë rregullisht në kampionatet kombëtare të futbollit, që nisin të organizohen në vend. Madje është ndër protagonistet kryesore në të shtatë kampionatet që zhvillohen teksa në shumë prej tyre renditet nënkampione. Në 7 kampionatet që janë zhvilluar para luftës, kanë spikatur emra të tillë futbollistësh si Muhamet Halili, Qazim Dervishi, Hil Staka, Paç Koliqi, Pjetër Gjoka, Kin Bushati, Myzafer Pipa, Ali Paçrami, Rexhep Krasniqì, Ibrahim Dizdari, Asim Golemi, Reshit Rusi, Feti Dizdari, Zef Hila etj.
* Në vitet ’40, sërish skuadra shkodrane do të shfaqej pretendente dhe madje do ta niste mbarë. Që në kampionatin e parë të Pasluftës, më 1945, ajo do shpallej kampione e vendit, sukses që do ta përsëriste edhe një vit më vonë. Emrat e atyre viteve janë të gjithë të bujshëm. Duke nisur nga Loro Boriçi, për të vazhduar me Dodë Tahirin, Muhamet Dibrën, Prek Gjeloshin, Beqir Osmanin, Muc Koxhjen, Ernest Halepjanin, Xhelal Jukën, Pal Mirashin, Zyhdi Barbullushin, Bimo Fakjen, Xhevdet Shaqirin, Met Vasinë, Latif Alibalin, Adem Smajlin, Pal Mirashin, Isuf çobën, Shaban Abdinë, Mustafa Nehanin etj.
* Në Vitet ’50 nuk do kishte trofe per rrjedhoje eshte gje jo e mirë që sportistë të tillë si Shefki Boshnjaku, Kol Gjoni, Qemal Cungu, Shuajp Keraj, Zyhdi Bakalli, Ali Tepelija, Lutfi Laçja, Ali Kullolli, Beqir Cungu, Buto Smaja, Daut Shkreli, Qamil Medja, Fejzi Rrjolli, Alush Bakalli, Esat Bushati, Zija Halluni, Shuajp Preza e ndonjë tjetër, e nisën dhe e mbyllën karrierën e tyre pa fituar një trofe.
* Në vitin 1965 gjërat fillojnë të lëvizin. Një brez I talentuar lojtarësh që po I vinte Shkodrës do t’I jepte asaj Kupën e Shqipërisë. Protagonistë të këtij suksesi ishin Paulin Ndoja, Frederik Çapaliku, Sadetin Zmijani, Ramazan Rragami, Nikoll Gjergji, Kol Gjoni, Esat Rakiqi, Hajrullah Lekaj, Osman Djepaxhia, Menduh Dedja, Selami Dani, Sabah Bizi, Halil Puka, Lekë Koçobashi, Mehdi Milla, Jonuz Teli, Zija Dani, Bep Çefa, Zyhdi Basha, Xhevdet Basha, Esat Egerçi, Ramadan Komi e Pjetër Dushaj të drejtuar nga trajneri tiranas Skënder Jareci.
* Në vitet ’70 do të kemi mbase periudhën më të ndritshme të futbollit shkodran. Ka qenë një dekadë e mbushur me suksese dhe trofe. Si asnjëherë tjetër. Në vitin 1972 Vllaznia do fitonte kupë e kampionat njëherazi, gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë asnjë skuadër tjetër shqiptare. Për të vazhduar me kampionatin sërish më 1973 dhe 1978 dhe pastaj kupën më 1979. Plot 5 trofe për Shkodrën dhe futbollin shkodran. Meritë kjo e padiskutueshme e një brezi të talentuar me emra të tillë si Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Medin Zhega, Paulin Ndoja, Lekë Koçobashi, Hajrullah Lekaj, Esat Rakiqi, Halil Puka, Rauf Çanga, Millan Vaso, Ismet Hoxha, Suad Durraj, Seit Çanga, Çesk Ndoja, Zyhdi Basha, Viktor Plumbini të cilët më vonë do pasoheshin nga të tjerë si Lutfi Basha, Ahmet Meta, Fatmir Axhani, Fatmir Lugji, Genc Boshnjaku, Astrit Hafizi, Luan Vukatana, Ferid Borshi, Ardian Arra, Selman Gruda etj. Mbi të gjitha meritën më të madhe në këtë periudhë suksesesh e ka ideatori I këtyre trofeve. Ai është trajneri Xhevdet Shaqiri, njeriu që duke e drejtuar këtë skuadër në pankinë, ka fituar më shumë se çdokush tjetër.
* Në vitet ’80, do vazhdojnë sukseset. Do ketë sërish trofe, teksa merren dy kupa në vitet 1981 dhe 1987 si dhe titullin kampion më 1983. Të tjerë sportistë e trajnerë kanë dalë në skenë në këtë dhjetëvjeçar. Janë edhe Gjergji Kushe, Hysen Dedja, Bep Pali, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Fatmir Paçrami, Roland Luçi, Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Ardian Bushati, Fasli Fakja, Viktor Briza, Kujtim Shaba, Arvid Hoxha, Isak Pashaj, Ilir Kepaj, Agron Lika, Lulëzim Bërshemi, Arjan Laçja, Astrit Semaj, Fejzi Shkenza. Trajnerë në këto suksese janë Ramazan Rragami, Medin Zhega, Esat Rakiqi e Astrit Hafizi.
* Në vitet ’90, Vllaznia do ta nisë mbarë. Merr titullin në vitin 1992 dhe protagonistë janë edhe emra të rinj kampionësh si Avenir Dani, Çlirim Basha, Zamir Shpuza, Astrit Premçi, Alban Noga, Azis e Bujar Gruda, Ramiz Bisha, Edmir Bilali, Ilir Keçi, Gjergj Fishta, Altin Halili, Dritan Nako, Vladimir Gjuzi etj.
Vllazninë është kampione edhe në vitin 1998 e më pas edhe në vitin 2001. Kuptohet me kontributin e madh të futbollistëve të tillë si Armir Grima, Vioresin Sinani, Edi Martini, Astrit Premçi, Alban Noga, Suad Lici, Luan Zmijani, Ilir Ymeri, Altin Xhahysa, Armando Cungu, Luan Jahja, Gjergj Shllaku, Alban Volumi, Ilir Dibra, Safet Osja, Edi Kraja, Ermal Dervishi, Brikeno Bizi, Kreshnik Osmani, Pjerin Martini, Arion Mustafa, Gaspër Ndoja, Oltion Osmani, Millosh Kërstaiç, Amarildo Belisha, Elvis Plori, Dorian Bylykbashi, Klodian Duro, Saimir Patushi, Albert Kaçi, Asim Gjokoviç e Elvin Beqiri. Trajnerët e këtyre dy sukseseve do ishin Hysen Dedja dhe malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Pa lënë aspak mënjanë edhe dy superkupat e fituara në vitet 1998 dhe 2001.
* Ndërkohë Vllaznia nën drejtimin e presidentit Valter Fushaj, do t’I dhuronte pas plot 21 vjetësh Shkodrës Kupën e Shqipërisë. Ndodhi pikërisht në sezonin 2007-08, teksa kuqeblutë triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Elbasanit. Trajner është sërish Haxhiosmanoviç ndërkohë që në fushë përveç emrave të njohur si Grima, Sinani, Lici, Osja, Kotrri, do ishin edhe emrat e tjerë të rinj si ato të Admir Telit, Sasha Delain, Albert Kaçi, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Edmond Doçi, Ilir Nallbani, Marenglen Kapaj, Erion Hoti. Në sukseset e viteve të fundit, natyrisht që nuk mund të lihet pa u përmendur edhe kalimi tre vite rradhazi i një turi në Kupat e Europës nga ekipi i Vllaznisë, gjë që se ka bërë asnjë ekip tjetër shqiptar.
* Kjo është një histori e shkurtër e skuadrës kuqeblu në 94 vite të formimit të saj por sigurisht që brezi aktual dhe ata që do vijnë më pas, do ta pasurojnë edhe më tepër muzeun e trofeve të futbollit shkodran. 9 titujt kampion, 6 kupat e Shqiperise dhe 2 Superkupat, me shume siguri kane per t'u pasuar edhe nga shume te tjera.
 
== Skuadra momentale ==