Betejat shqiptaro-osmane të viteve 60: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 3:
Pas humbjes së rëndë që pësuan në betejën e Ujëbardhës të vitit 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Në vitin 1460, para se [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeu]] të dërgonte grupin e parë të luftëtarëve të tij në ndihmë të mbretërisë së Napolit, ndërmjet tij dhe oborrit osman u nënshkrua një armëpushim që vazhdoi dy vjet. Pas kthimit të Skënderbeut më 1462 nga ekspedita ushtarake e [[Italia|Italis]]ë, luftimet me ushtritë osmane rifilluan me intensitet.
 
Ndërkohë sulltan Mehmeti ndërmori veprime intensive për zgjerimin e pushtimeve osmane në [[Gadishulli Ballkanik|Ballkan]] dhe gjatë vitit 1463 i udhëhoqi vetë trupat për nënshtrimin e [[Bosnja dhe Hercegovina|Bosnjës]] dhe të Moresë (Peloponezit). Madje, për rivendosjen e zgjerimin e pushtimeve në Fushë-Dardani, Rrafshin e Dukagjinit, Jeliçe (sanxhak), etj., qysh gjatë viteve 1458-1462 ushtritë osmane u futën në Rrafshin e Dukagjinit dhe, ndoshta përkohësisht, morën Prizrenin (1458), Pejën (1463) dhe qendra të tjera të rëndësishme. Sipas dokumenteve autentike, kur ushtritë osmane pushtuan Bosnjën më 1463, po këtë vit në kështjellat e Fushë-Dardanisë, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Jeliçes (sanxhaku), si mbrojtës të tyre u caktuan persona të tjerë, sepse nuk ekzistonte më asnjë nga mbrojtësit që ishin vendosur në vitin 1455. Ato rajone kishin qëndruar të lira. Edhe pas vitit 1463 pushteti osman mbeti formal dhe i pakonsoliduar në rajonet e Shqipërisë së Epërme.
 
Gjatë viteve 60 sulltan Mehmeti II angazhoi në luftime kundër shqiptarëve komandantët e zonave kufitare, duke i përforcuar ato edhe me trupa të tjera.
 
Gjatë vitit 1462, sipas M. Barlecit, shqiptarët shpartalluan njëra pas tjetrës tri ushtri osmane. Së pari ato u ndeshën në të njëjtën kohë me dy ushtri osmane. Ushtria e parë e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri në Mokër, u sulmua befasishëm në të gjitha drejtimet, prej ushtrisë së Skënderbeut dhe u shpartallua. Pa humbur kohë, shqiptarët iu drejtuan ushtrisë së dytë, të komanduar nga Hasan Beu, që ishte vendosur në afërsi të qytetit të Ohrit, e goditën atë në befasi dhe e thyen, duke zënë rob edhe komandantin e saj. Kur luftëtarët shqiptarë po merrnin rrugën e kthimit për në Krujë, ata u njoftuan se një ushtri e tretë e komanduar prej Isuf Beut po marshonte nga Shkupi në drejtim të Shqipërisë. Skënderbeu vendosi të hynte menjëherë në betejë dhe ta sulmonte ushtrinë osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtësi luftëtarët shqiptarë largohen nga rajoni i Ohrit, i drejtohen Kërçovës dhe vijojnë rrugën që kalonte përgjatë lumit Treska për të arritur në afërsi të Shkupit, ku e sulmojnë befasishëm ushtrinë osmane dhe e shpartallojnë atë.
Rreshti 16:
 
Pas këtyre disfatave sulltan Mehmeti II, sipas M. Barlecit, ngarkoi Ballaban Beun që të drejtonte ushtritë osmane për mposhtjen e qëndresës shqiptare. Nisur nga posti real ushtarak i tij, Ballaban Beu duhet të ketë qenë shoqëruesi kryesor dhe krahu i djathtë i komandantëve të ushtrive osmane, sepse si vendas ai njihte mjaft mirë rrugëkalimet nëpër viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar.
Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfimit të M. Barlecit, me titullin pashë (Ballaban Pasha), ishte shqiptar dhe kishte një karrierë ushtarake të gjatë në shërbim të Perandorisë Osmane. Në regjistrin kadastral osman të Sanxhakut Shqiptar të vitit 835 h. (1431-1432) ai përmendet si timarli i katër fshatrave të vilajetit të Krujës, kurse dy vjet më pas emërohet dizdar i saj dhe gjatë viteve 1437-1439 do të ishte vartës i Skënderbeut kur ky u emërua si subash i Krujës. Ballabani përmendet aty si "gulam-i mir" dhe me cilësimin "i vogël" (Ballaban-i kyçyk), që është në përshtatje me përshkrimin që M. Barleci i bën fizikut të tij: "nga shtati ishte i shkurtër dhe i pakët". Pas çlirimit të Shqipërisë në vitin 1443 Ballaban Beu emigroi familjarisht. Në mesin e viteve 60 dy djem të tij, Hamzai dhe Hiziri, përmenden si timarlinj në Maqedoninë Lindore (në lindje të Serezit). Ballabani përmendet ndërkohë si "ish-dizdar i Krujës", gjë që tregon se sulltani, kur e ngarkoi me detyrën që të shkatërronte forcat e Skënderbeut, i kishte premtuar së paku edhe postin që kishte pasur në vitet 30. Më pas, në tetor të vitit 1466, Ballabani përmendet si zotërues i një timari të madh në rajonin e Tetovës. Para se të vendosej këtu, Ballaban Beu duhet të ketë pasur në zotërim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do të zhvillonte luftimet me forcat e Skënderbeut.
 
Ballaban Beu ishte njohës shumë i mirë i terrenit, prandaj atij iu besua shoqërimi, ndoshta për raste të veçanta edhe drejtimi i forcave osmane për shkatërrimin e Skënderbeut, ish-epror i dikurshëm i tij. Ai u përforcua vazhdimisht me trupa të freskëta dhe në luftimet e pandërprera përdori gjerësisht sulme të befasishme dhe dredhi të shumta. Si detyrë kryesore ai duhet të ketë pasur pushtimin e qytetit të Ohrit.
Rreshti 33:
Me kohë erdhën në Shqipëri njoftimet për përgatitjen që po bënte oborri osman për organizimin e një fushate ushtarake shumë të fuqishme kundër Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët ndërmorën masa energjike për fuqizimin e mbrojtjes së vendit, përforcuan kështjellat, fortesat etj. Kujdes të veçantë ata i kushtuan mbrojtjes së qytetit të Krujës. Garnizoni i kështjellës u vu nën komandën e Tanush Topisë dhe u pajis me mjete të shumta luftarake dhe me ushqimet e nevojshme për të përballuar një rrethim sa më të gjatë. Popullsia e paaftë për luftë, bagëtitë, pasuritë e ndryshme u vendosën nëpër malësi e vende të sigurta.
 
Në pranverë të vitit 1466, në krye të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, sulltan Mehmeti II mori rrugët në drejtim të Krujës. Pasi arriti në fillim të muajit maj në Manastir, iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke marshuar nëpër Rrugën Mbretërore (Egnacia). Kur ushtria osmane hyri në viset e lira u gjend nën sulmet e pandërprera të çetave të shumta shqiptare, të cilat kishin zënë grykat dhe shtigjet. Me vështirësi të mëdha e me humbje të ndjeshme, ajo arriti të vendosej në fushën pranë Krujës.
 
Përballë taktikës së Skënderbeut, sulltani e ndau ushtrinë e vet në dy pjesë. Njëra e pajisur me të gjitha mjetet luftarake të kohës, duke përfshirë edhe topa, rrethoi Krujën. Tjetra mori urdhër të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare që vepronte jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut, si dhe çetat e shumta që sulmonin karvanet e furnizimit.
Rreshti 45:
Në korrik të vitit 1466 sulltan Mehmeti II bashkë me pjesën më të madhe të ushtrisë mori rrugën e largimit nga Shqipëria. Në fund të korrikut ata ishin në Manastir dhe vijuan rrugën në drejtim të Përlepit, Shtipit e Plovdivit për të arritur në Stamboll. Pas largimit nga Elbasani ushtria osmane pushtoi përfundimisht qytetin e Ohrit. Banorët e tij luftuan për mbrojtjen e qytetit të tyre, prandaj sulltan Mehmeti II arrestoi dhe i internoi në Stamboll kryepeshkopin e Ohrit, Dorotheun, bashkë me shumë fisnikë e klerikë të tjerë të qytetit. Me premtimin se nuk do t'i trazonte, sulltan Mehmeti II arriti të shtinte në dorë me mijëra e mijëra njerëz që ishin strehuar në një rajon malor të quajtur Kidna. Gjithnjë sipas rrëfimit të M. Barlecit, si hakmarrje për disfatën e pësuar, sulltani masakroi barbarisht afro 8 mijë veta të strehuar në atë rajon malor. Por edhe masakra të tilla nuk i ligështuan shqiptarët. Këta i vazhduan luftimet edhe pas largimit të sulltanit, duke mbrojtur Krujën dhe u përpoqën të shtinin në dorë kështjellën e Elbasanit, e cila bashkë me Ohrin u krijoi mundësi osmanëve të kontrollonin lëvizjet nëpër Rrugën Mbretërore (Egnacia). Gjendja ekonomike e vendit ishte përkeqësuar dhe uria po i kërcënonte shqiptarët. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, në armë etj.
 
Luftimet e vitit 1466 në Shqipëri, ishin të përmasave të mëdha dhe të një rëndësie të veçantë edhe për fatin e Italisë e të vendeve të tjera evropiane. Prandaj ato tërhoqën vëmendjen e tyre, sepse, siç thuhej ato ditë, trupat osmane "ishin në dyert e Italisë" dhe po të binte qëndresa shqiptare, ajo do të ishte viktimë e tyre.
 
Në këto rrethana, në fund të majit 1466 u mblodhën në Romë ambasadorët e shumë shteteve italiane. Me këtë rast Papa u kërkoi që të bashkoheshin jo vetëm forcat e shteteve italiane, por edhe të vendeve të tjera evropiane, për të përballuar sulmin e mundshëm të ushtrisë osmane mbi Italinë. Kjo situatë e rrezikshme për shtetet evropiane duhej t'i nxiste ato që t'u dërgonin shqiptarëve ndihma ekonomike dhe ushtarake.
Rreshti 59:
=== Rrethimi III i Krujës (1467) dhe Vdekja e Skënderbeut (17 janar 1468) ===
 
Në mars të vitit 1467, kur Skënderbeu gjendej në Itali, nëpunësit osmanë kryen regjistrimin e popullsisë e të tokave në një rajon të kufizuar të viseve të shkelura prej tyre për të vendosur në to sistemin feudal ushtarak të timareve. Ky regjistrim dëshmon mirë për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në luftë. Sipas tij, dhjetëra fshatra ishin shkatërruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave të tjera kishin mbetur me pak banorë dhe kishin nga një familje deri në dhjetë. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrënimet e luftës dhe masakrat e pushtuesve. Ajo lidhej edhe me largimin e popullsisë shqiptare, të paaftë për luftë, në vende të sigurta e të paarritshme për armiqtë, ndërkohë që të tjerë gjendeshin në radhët e njësive luftarake të Skënderbeut. Për më tej dhuna e pushtuesit dhe uria detyroi të emigronin nga Shqipëria në vendet e tjera, kryesisht në Itali, me mijëra e mijëra shqiptarë.
 
Regjistri tregon se osmanët kishin arritur përkohësisht të shtinin në dorë një numër kështjellash të Skënderbeut, që kontrollonin rrugët e komunikimit të Krujës me viset që shtriheshin në lindje të saj, si Stelushin, Gurin e Bardhë, Koxhaxhikun e Rahovnikun (Dibrën). Gjithashtu ai dëshmon se, në atë kohë, ndërmjet shqiptarëve dhe osmanëve ishin zhvilluar luftime të ashpra në tri rajone kryesore: në atë të Krujës, të Koxhaxhikut (në luginën e Drinit të Zi dhe në juglindje të Dibrës) dhe të Rekës (në verilindje të Dibrës). Në këto rajone shumë fshatra ishin braktisur tërësisht nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra që ishin zhvilluar pranë tyre. Ndërkohë osmanët u përpoqën të vinin nën kontrollin e plotë të tyre edhe rajone të tjera, prandaj vijuan riregjistrimin kadastral të tyre, në rajonet e Tetovës, të Kërçovës etj. Krahas premtimit për postin e dizdarit të Krujës, në tetor të vitit 1466 sulltani i kishte dhënë në zotërim Ballaban Beut një timar të madh në rajonin e Tetovës, me qëllim që të luftonte sa më energjikisht për nënshtrimin e atyre viseve.
 
Në ditët e para të prillit të vitit 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe nga Italia. Në gjirin e popullit të vet, si gjithnjë, ai gjeti besimin e patundur, dashurinë e pakufishme dhe gatishmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e vendit të tyre.
Skënderbeu organizoi menjëherë një ushtri të fuqishme prej 16 mijë luftëtarësh. Rradhët e saj vazhdimisht shtoheshin, sepse, siç tregonte një raguzan, “arbërit vërshonin drejt Skënderbeut”.
 
Me këto forca, më 19 prill 1467, Skënderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi krejtësisht një ushtri që shkonte në përforcim të trupave osmane që mbanin të rrethuar Krujën. Komandanti i saj, i cili ishte vëllai i Ballabanit, Jonima, bashkë me të birin, ranë rob në duart e shqiptarëve. Pas katër ditësh, më 23 prill, luftëtarët e Skënderbeut marshuan me shpejtësi në drejtim të Krujës. Këta, duke bashkërenduar veprimet e tyre me kundërsulmet e garnizonit të kështjellës, e futën ushtrinë osmane ndërmjet dy zjarreve dhe e shpartalluan keqas. Gjatë betejës Ballaban Beu u vra nga një mbrojtës krutan i kështjellës, Gjergj Aleksi. Ai u varros në Petrelë.
 
Trupat osmane u tërhoqën të shpartalluara dhe shqiptarët çliruan kështjellat që u pushtuan gjatë rrethimit të dytë të Krujës. Skënderbeu rrethoi edhe kështjellën e Elbasanit, por, duke mos pasur artileri, nuk e mori dot.
 
Me këto fitore shqiptarët i dhanë fund rrethimit të dytë të Krujës, duke u shkaktuar humbje të rënda forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Megjithëkëtë sulltan Mehmeti II nuk hoqi dorë nga synimi i tij për ta mposhtur sa më shpejt qëndresën shqiptare.
Rreshti 98:
Ballafaqimi i parë i shqiptarëve të Peloponezit me osmanët u bë në vitin 1432. Komandanti turk i Thesalisë, Turhan Pasha, kreu atë vit një inkursion që preku deri viset qendrore të Peloponezit. Ndërkohë që despotët bizantinë dhe sundimtarët e tjerë të Peloponezit nxituan të binin në ujdi me Turhan Pashën, shqiptarët i bënë këtij një qëndresë të ashpër. Qendra e saj u bë Davi, lokaliteti i Arkadisë së banuar nga popullsi e dendur shqiptare. Pas betejash të përgjakshme, forcat osmane mundën të fitojnë epërsi e t'i thyejnë shqiptarët në një sulm vendimtar. Shumë prej këtyre mbetën të vrarë. Turhan Pasha urdhëroi të thereshin deri tek i fundit kryengritësit shqiptarë, që u zunë rob e që ishin rreth 800 veta, dhe me kokat e prera të tyre u ngritën pirgje.
 
Në vitin 1444 shënohet një tjetër moment i rëndësishëm i qëndresës antiosmane të shqiptarëve të Moresë. Kësaj radhe kundër osmanëve u ngrit edhe despoti Konstantin Paleologu, i cili shpresonte të shfrytëzonte rastin për të shtrirë sundimin e tij në krejt Peloponezin, madje edhe përtej tij. Në fakt tentativa e tij gjeti përkrahje jo vetëm te shqiptarët e Peloponezit, por edhe tek ata të Beocisë, Atikës e Thesalisë. Autoriteti i sulltanit në këto vende u godit rëndë dhe në fund të vjeshtës vetë sulltan Murati II u nis me një ushtri të madhe kundër kryengritësve. Pasi shkatërruan murin mbrojtës të istmit të Korintit (Eksamilin) që ndante Peloponezin nga kontinenti, ushtritë osmane u derdhën duke e shtruar vendin në zjarr e hekur. Despoti Konstandin i trembur nga reagimi i egër i Sulltanit nxitoi të kërkojë ujdi me të, duke pranuar të bëhej vasal i tij si dhe duke dhënë një tribut tepër të rëndë. Sidoqoftë edhe pas kësaj fushate, osmanët ende nuk vendosën të instalonin garnizone ushtarake në Peloponez, në Atikë e në Beoci, siç kishin bërë në Thesali e Maqedoni.
 
Ballafaqimi me osmanët nxori në pah edhe kontradiktat midis shqiptarëve dhe sundimtarëve greko-bizantinë të Peloponezit. Ndërsa të parët i tërhiqte në qëndresën antiosmane dëshira për të ruajtur lirinë dhe pronat e veta, të dytët bashkoheshin me të për të ruajtur e zgjeruar privilegjet e zotërimet e tyre. Qëllimet egoiste i shtrëngonin këta të kërkonin me rastin më të parë kompromis me pushtuesin.
Rreshti 148:
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Stratiot]]
 
[[Kategoria:Historia ushtarake e Shqipërisë|Krujë]]
[[Kategoria:Beteja që përfshihet Shqipëria]]