[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 31.171.152.118) dhe riktheu rishikimin 1591233 nga AXRL
U hoq permbajtja pa referenca
Rreshti 19:
 
'''Kardhiqi''' është një [[Fshati|fshat]] në [[Komuna Cepo|komunën Cepo]] në [[rrethin e Gjirokastrës]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]].
 
Fshatit Kardhiq rrënjët i shkojnë deri tejmi tek molosët në periudhën e Ilirisë... edhe pse zhvillimin më të madh e mori gjatë mesjetës, ku u fuqizua e lulëzoi si një qendër e zhvilluar që kishte shkolla, hane e mbi 18 lagje të banuara. 
 
Thuhet se në Kardhiqin e kohës kishte mbi 1 mijë shtëpi që ruheshin nga një fortesë e lartë e në pozicion dominues... Goditjen më të fortë Kardhiqi e pësoi kur Ali Pashë Tepelena vrau e masakroi mbi 700 burra si shenjë hakmarrjeje... Kardhiqi u dogj, njerëzit e tij u prenë e dhunuan, por nuk u shuan... Kardhiqiotët vazhduan të jetonin në këtë vend edhe më pas edhe pse të tkurrur në rreth 300 banorë. Rruga që ka rënë vende-vende si pasojë e rrëshqitjeve të tokës shkon tejmi në aksin aq shumë të reklamuar e që duhet të lidhte prej vitesh, nëse i referohesh premtimeve, Kardhiqin me Delvinën. Pas disa kilometrash rruga dredhon majtas e udhëtimi është i mundur vetëm përmes një makine të lartë si e vetmja zgjidhje, në të kundërt duhet ecur në këmbë. Dikur ka qenë një fshat hijerëndë me gjurmët që i rridhnin deri hershëm në thellësitë e historisë, Kardhiqi i mbijetoi betejave, përplasjeve, masakrave pa menduar se dikur gjithçka do të ndryshonte e nga fshati i dikurshëm do të mbeteshin vetëm mure të ftohtë e gurë të vetmuar. Atë që nuk e bën dot shekujt e bënë shpejt vitet e harresës e braktisjes 23-vjeçare, që e kthyen Kardhiqin në një vend sot të braktisur. Mjaftojnë pak minuta për të ndjerë ankthin e një qetësie mbytesë. Shtëpi të boshta, dritare të boshta, rrugica po aq të boshta e mes tyre një shkretërirë e plotë banorësh. Nuk është vështirë ta dallosh peshën që ka pasur dikur. Mjafton të shikosh shtëpitë që flasin për një të shkuar të ngritur e pozitë lartë. Ahmeti është pjesëtar i një prej dy familjeve të mbetura në fshat. Kaq janë sot frymëmarrjet e Kardhiqit, të tjerët vrapuan tej në kërkim të një jete tjetër.   “Me ardhjen e demokracisë cdo gjë u shpërbë, gjithë njerëzit vërshuan që të jetonin një jetë më të mirë të iknin. Fshati ka qenë pa ujë dhe me shumë është bërë sebep uji në fshat se s’ka pasur”, thotë ai.  Xhamia, të qetë e në krye kalaja e dikurshme. Është e njëjta me atë të historisë, por sot po bie  si një ngrehinë mbi vete. Për Kardhiqin nuk është kujdesur askush, as për të ndaluar largimin e banorëve, e as për të shpëtuar këto monumente kulture që po zhduken e po shpërbëhen ashtu si jeta në këtë vend pa rrugë, pa ujë, me një bujqësi që në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet, me mundësinë e vetme blegtorinë, edhe ajo me fitime minimale, njerëzit panë vetëm një rrugëzgjidhje; të largoheshin duke e kthyer kokën pas,por pa u ndalur. Të mbeturit kujtojnë me nostalgji kohën kur Kardhiqi kish një tjetër fytyre, kur vetmia nuk gjente vend në këto rrugica e shtëpi që sot po mbulohen nga ferrat.  Vitet kalojnë e asgjë nuk ndryshon pasi sot investimet në këtë vend janë bërë thuajse të pamundura për shkak të numrit të vogël të banorëve. Kjo pengon, sic thonë të mbeturit, që edhe banorë të tjerë të rikthehen, të paktën për të rregulluar banesat e për t’i dhënë pakëz dritë Kardhiqit.  Tejmi duket shkolla e dikurshme që dikur ka pasur 4 klasa fillore me nga 20 nxënës, pazari, vatra e kulturës, qendra shëndetësore, të gjitha valonin nga njerëzia, ndërsa sot mes tyre vrapojnë e livadhisin vetëm bagëtia e asgjë tjetër.   Kaq banorë kanë mbetur në Kardhiq. Në pak minuta mundemi t’i takojmë të gjithë përveç njërit që ka dalë malit me bagëtinë të tjerët janë këtu edhe Kardhiqi është ketu...edhe shtëpitë, edhe rrugicat, edhe kalaja... përveç banorëve...  Kardhiqi ka dy faqe njëra e të shkuarës hijerëndë dhe tjetra e të sotmes ku vetmia ka mbytur edhe historinë.
 
== Historia ==
Fshati dokumentohet që në mesjete. Është qe u hakmor [[Ali pashe Tepelen]]a.
Është fakt se Kardhiqi nuk përmendet vetëm në mesjete për që në periudhën Ilirike.
Kardhiqi ka pasur zhvillimet e veta që në kohën e molosëve.
Megjithatë zhvillimi dhe ngritja ne një zhvillim te vrullshëm i përket mesjetës qe u rrit deri ne një qytet me 18 lagje, me shkolla, hane dhe ka qene shume e vizituar edhe nga personalitete te kohës.
Në 1811, Aliu ishte në apogje të pushtetit të tij. Kjo ia kishte shtuar edhe më arrogancën. Një konflikt me bejlerët e Vlorës, bëri që krerët e Gjirokastrës, Delvinës, Labërisë të nxirrnin në pah pakënaqësitë e vjetra. Këta lidhen në një aleancë me krerët e Kardhiqit, të cilët prej kohësh nuk i ishin përulur pushtetit të Aliut. Ky mblodhi ushtrinë në Libohovë, ku asokohe jetonte e motra, Shanishaja, në gjendje depresive. Dy djem i kishin vdekur dhe kujtimi i çnderimit në Kardhiq nuk i fashitej. Në pallatin e saj nuk lejoheshin zbukurimet dhe ngjyrat. E gjithë Libohova duhej të mbante zi për motrën e Aliut. "Nuk do të jesh Vezir i vërtetë - i përsëriste vëllait - nëse nuk shkatërron Kardhiqin. Atëherë unë do të mbush dyshekët me flokët e femrave të tyre". Që nga pranvera e 1811 deri në fillim të 1812, Aliu i mposhti, ca me luftë, ca me dredhi të gjithë kundërshtarët e tij. Pasi mori Gjirokastrën rrethoi Kardhiqin. Qyteti rezistoi deri në mars 1812, pastaj u dorëzua. Krerët u thirrën në Janinë, ku në fillim u trajtuan si kundërshtarë të denjë.
Më 22 mars 1812, Aliu mbërriti në Libohovë. Thuhet se Shanishaja u bë si e çmendur nga gëzimi. Dita e saj po afrohej. Më 24 mars 772 burra kardhiqotë të paarmatosur u mblodhën në Hanin e Valaresë, në krahun e djathtë të Drinos, përballë Gjirokastrës. Aliu u kishte premtuar se do t‘u falte jetën dhe pasurinë. Me urdhrin e Aliut të gjithë u masakruan me grupe me nga pesëmbëdhjetë vetë. Në të njëjtën ditë në Janinë Myftar Pasha, djali i Aliut shkonte në thikë krerët që ishin dorëzuar më parë vullnetarisht. Pusi ku u hodhën trupat e tyre quhet ende edhe sot "Pusi i Kardhiqotëve". Pastaj ushtria iu kthye Kardhiqit dhe e rrënoi plotësisht. Gratë kardhiqote u dërguan në Libohovë, ku parakaluan me flokë të prera dhe fare lakuriq para Shanishasë së tërbuar. Me flokët e kardhiqoteve ajo mbushi dyshekët e saj, sikurse kishte thënë më parë. Gratë e martirizuara u endën për shumë kohë nëpër male. Askush nuk i strehonte. Urdhri i Vezirit ishte i prerë: Do ta hajë gjarpëri i zi atë që do të strehojë ndonjë banor të Kardhiqit !
 
== Kardhiqi, qyteti i masakruar nga Ali Pasha ==
Sikur historia të kishte marrë udhë tjetër, ne tani nuk do të ishim duke udhëtuar drejt një fshati të cilit i kanë mbetur vetëm rrëfimet e vjetra dhe njerëzit e shpërndarë në të katër anët, por drejt një qyteti. Porse historia luan "lojërat" e saj, të cilat në shumicën e rasteve janë të lyera me gjak. I tillë është edhe rasti i Kardhiqit, i bërë i njohur nga masakra e përgjakur e 15 marsit 1812. Autori: vetë Ali Pashë Tepelena. Numri i viktimave : 670 veta.
 
Deri në ditën e masakrës, fshati ishte një kryeqendër e rëndësishme me një kala të vjetër që kontrollonte të gjitha luginat rreth e rrotull tij, me 6 mijë banorë që banonin në shtëpi të forta guri, me vende kulti dhe me minare të larta, me banja publike, me një pazar të zhvilluar dhe me një aristokraci hijerëndë.
 
Zakonisht, nuk ndodh që të na shoqërojnë kryetarë komunash a bashkish apo zyrtarë të tjerë, porse këtë herë nuk kemi se nga të luajmë. Resul Llogo, kryetari i Qarkut të Gjirokastrës, do të jetë udhërrëfyesi ynë gjatë këtij udhëtimi. Këtë herë ai nuk do të merret me punët e tij të përditshme, por me pasionin më të madh të jetës së tij, historinë e vendlindjes. Resuli ka lindur në Kardhiq në 1946-ën. Më pas ka studiuar histori dhe është autor i një sërë punimesh shkencore që lidhen me fshatin. Shtëpia e tij e lindjes, diku në lagjen e poshtme, është nga të paktat që kanë mbetur të banueshme. E ëma e tij e moshuar aty kaloi muajt e verës duke i shpëtuar vapës që lëshojnë gurët e nxehur të Gjirokastrës. Një kardhiqot historian, që ende i ruan lidhjet me fshatin! A nuk kemi qenë vërtet me fat ?
 
Me "Mercedes"-in e thjeshtë, por të fortë të Resulit, kthejmë djathtas vetëm pak kilometra larg hyrjes së Gjirokastrës. Urës ku kryqëzohen disa rrugë të rëndësishme, vendasit ende i thonë "Ura e Kardhiqit". Është i pari emërtim që na kujton fshatin me histori të lashta. Ndërsa shijojmë peizazhin e gjelbër që na shfaqet para syve kemi do kohë për të shfletuar shënimet e Resulit.
 
== Hakmarrje për një përdhunim ? ==
Thuajse gjithçka që ne dimë sot, edhe fundi tragjik i një qyteze të zhvilluar, por edhe fama, lidhet me një emër të vetëm : Ali Pashë Tepelena. Hija e tij, të cilën e kemi hasur porsa kemi parë monumentin e bronztë në qendër të Tepelenës, do të na ndjekë pas ndër skuta të shtëpive gërmadha, ndër cepa kalldrëmesh, ndër biseda të thjeshta. Është ai që diskutohet : A bëri mirë, apo keq ? Ai ishte vërtet një njeri i madh, apo veçse një katil i etur për pushtet e për pasuri ? Është e vështirë që me përfytyrimet e sotme të japësh një mendim të prerë për këtë njeri të çuditshëm, të aftë që të ishte i urtë e i dashur si një manar dhe vetëm brenda pak çastesh të shndërrohej në një njeri që masakron me qindra vetë. Ajo kohë ka pasur rregulla të tjera, dhe me sa duket, edhe moral tjetër.
 
Historia e përmbledhur është pak a shumë kështu. Në të ritë e tij Ali Pashai i mëvonshëm, ishte një njeri, që i nxitur nga e ëma, Hankoja, synonte të shtinte në dorë sa më shumë territore. Dy ishin rivalët e tij më të afërt, hormovitet e krishterë dhe Kardhiqi. Duke përfituar nga një mungesë e Aliut hormovitë e kardhiqotë i rrëmbejnë dy femrat e familjes së Aliut, të ëmën Hankon dhe motrën fare të re, Shanishanë, që do bëhet më vonë zonja e Libohovës. Mendimi më i përhapur është se për 40 ditë e 40 net të dyja femrat vuajtën çnderimin më të rëndë. Aliu i gjeti ato me një fytyrë që shkrimtarët e quajnë "të bardhë si shkumësi" dhe të etura për hakmarrje. Nuk vonoi shumë dhe u dëgjua hakmarrja e tij. E para e pësoi Hormova, burrat e së cilës u zhdukën krejt. Nuk dihet përse në atë kohë Aliu nuk u mor me Kardhiqin, mbase sepse ai mbrohej nga bejlerë rivalë, apo mbase nga se ishte shumë i fortifikuar. Sido që të jetë, ai vazhdoi rrugën drejt Janinës atje ku e priste pushteti i vërtetë.
 
Vonë, shumë më vonë, në kohën kur ishte bërë njeriu që sfidonte Padishahun, tashmë gjysh me flokë të thinjura dhe në kulmin e pushtetit mbi një territor të gjerë, rasti do ta sillte që të çonte në vend amanetin e së ëmës, e cila kishte kohë që kishte vdekur. Në 1811-ën bejlerë të fuqishëm nga Delvina, Gjirokastra dhe Kardhiqi nisën të komplotonin kundër tij. Atëherë Aliu mobilizon ushtrinë e tij. I kishte ardhur rasti që priste. Me një ekspeditë edhe vendoste pushtetin e tij absolut në këto krahina kryengritëse, edhe vinte në udhë hakmarrjen e tij. Me Gjirokastrën e Delvinën mbaroi punë shpejt, ato thuajse u dorëzuan fare pa luftë. Kardhiqi, si duket e dinte mirë se ç\‘e priste, ai rezistoi gjatë, por i ranë fuqitë në fundin e dimrit të 1812-ës. Një natë marsi, Aliu mbërriti në Libohovë në kështjellën ku jetonte e motra ende e brejtur nga një hak i pamarrë që prej shumë e shumë vjetësh. "Erdhi dhe dita e Kardhiqit". Kështu thonë se i është shprehur të motrës së nxirosur. Tri ditë më pas, 670 burra kardhiqotë u masakruan në një han aty afër. Aliu urdhëroi edhe shkatërrimin e shtëpive dhe të kalasë. Kishte nisur rrënimi i pakthyeshëm i Kardhiqit. Nderi i nënës dhe i motrës ishte paguar me gjakun e 670 burrave dhe vendi ishte nënshtruar duke u frikësuar nga era e rëndë e gjakut.
 
I kemi përshkuar shpejt dhjetë kilometrat që e ndajnë Kardhiqin nga xhadeja e madhe e Gjirokastrës ku punohet pa pushim. Si një kardhiqot i mbarë, miku ynë, Resul, ka një teori tjetër: "Masakra u bë vetëm për të zgjeruar pushtetin, sepse në Kardhiq Hanko dhe Shanishaja ishin vërtet robina, porse u trajtuan si s\‘ka më mirë".
 
Mbi kalanë e harruar
 
Tani kemi nisur t\‘i ngjitemi një kodre që duhet të jetë e lartë aty diku te 600 metrat. Rruga, e ndërtuar në 1970, ka nisur të pluhuroset ca nga dielli që ka nisur të djegë ca si tepër për këtë muaj të pranverës. Nga Resuli mësojmë se fshati pas masakrës së Aliut, pak nga pak nisi "t\‘i lëpijë plagët e tij". Banorë të ardhur nga zonat malore ngjitur nisën të ndërtojnë shtëpi të reja apo të rindërtojnë ato të përzhiturat nga masakrat e Aliut. Kardhiqi nisi pak nga pak t\‘u ngjante fshatrave të tjerë që kish rreth e rrotull, me të njëjtin stil jetese dhe me të njëjtat zakone. Gjatë Rilindjes, shumë kardhiqotë u bashkuan me Çerçiz Topullin, i cili këtu kishte një nga bazat e tij më të sigurta. Më pas, gjithçka vazhdoi pa ndonjë ndryshim të madh nga krahinat e tjera të Jugut: pjesëmarrës në luftën e Vlorës, hapin shkollën në 1925 dhe një tjetër në 1939-ën, pjesëmarrës shumë aktivë në krah të partizanëve dhe me shumë të rënë në luftë. Pas 1944-ës nis të ndodhë ikja e dytë e madhe, ajo që shoqëroi fitoren e PKSH. Më shumë ushtarakë, por edhe mësues, kardhiqotët u shpërndanë në të katër anët e Shqipërisë, më së shumti në qytetet e mëdha. Kishte ndodhur tkurrja e dytë, që gjithsesi ishte e kontrolluar nga lart, për të mos e lënë fshatin - që do mbahej nga një kooperativë - krejt të braktisur. Megjithatë, në Kardhiq dhe në rrethinat e tij, deri në 1990 jetonin ende 44 familje me 167 frymë. Sot shtëpitë e banuara i numëron me gishta.
 
"Ky këtu është Barçi i Grave - bën shenjë Resuli nga një vijë e hollë uji që kalon përmes një pylli të vogël të harlisur - këtu mbushnin ujë gratë e fshatit dikur. Kishte dhe një burim tjetër atje matanë, por atje u lejohej të shkonin vetëm burrave. Këta mblidheshin në hije, e hidhnin ndonjë gotë dhe e kishin ujin me vete". Kemi nisur pak nga pak t\‘u afrohemi historive të vjetra. Ca më lart, në një kthesë të fortë, që i ngjan më shumë një sheshi të vogël, mësojmë se pikërisht këtu ishte vendi ku fshatarët që vinin për pazar linin qetë. Dhe ja ku e shohim kullën e rëndë të Kalasë së Kardhiqit. Tani jemi fare afër saj. Kulla është ruajtur vetëm në gjysmë të lartësisë, por duket se në kohën e saj ka qenë shumë hijerëndë. Muret e kalasë kanë nisur të shkasin pak nga pak drejt fushës. Vetëm disa rrënoja banesash që rrethojnë një shesh të gjerë në majë të saj dhe disa fragmente muresh na lejojnë të krijojmë një ide mbi madhësinë e saj. Nga muret e vjetra shikojmë poshtë në fushën rreth e qark. Pikërisht në këto vende kardhiqoët u ndeshëm me ushtrinë e hekurt të Ali Pashës.
 
Qëkurse kemi mbërritur këtu lart, një qen jo edhe aq trupvogël nuk pushon se lehuri frikshëm. Si e shikojmë se është i lidhur me një zinxhir bëhemi të guximshëm dhe i afrohemi ca më tepër qenit që vazhdon të protestojë pa pushim. Duke na përjashtuar ne, është i vetmi frymor që vërtitet në këto mure të vjetra. Kur ne marrim shtegun e ngushtë mes shkëmbinjve për t\‘u kthyer në fshat, e lehura shndërrohet në një angullimë si e qarë. Qeni tani ndihet i vetmuar, nuk do të ketë më kujt t\‘i lehë edhe për shumë kohë.
 
Rrënojat dhe tërmeti i Tiranës
 
Kardhiqi nuk është gjë tjetër veçse një rrënojë e madhe, një grumbull i stërmadh gurësh të grinjtë që dikur ka qenë shtëpi. Kudo ka mure të shembura, gurë që rrokullisen poshtë, kalldrëme të vjetra ku kalon vetëm ndonjë kalimtar i rastit. Rrënojë, është minareja që dikur duhet të ketë qenë fort krenare, rrënojë është shkolla, që ka për banorë tani vetëm një tufë dhensh, që po mërzejnë trishtueshëm dhe një dhi me dy kecat e saj që shohin si me habi disa njerëz që nuk i ngjajnë edhe aq shumë çobanit të tyre, rrënojë janë shtëpi të vjetra e të reja, rrënojë është vatra e kulturës e ndërtuar në kohë të komunizmit, rrënojë…
 
Resuli në çon drejt lagjes së vjetër, asaj që ka mbetur ende dëshmitare që nga koha e masakrës së Aliut. Këtu termi "rrënojë" nuk na duket se është më i përshtatshmi. Gurët janë të nxirosur aq shumë sa që duket sikur nuk e kanë marrë më veten nga marsi i përgjakshëm i 1812-ës. Kanë një ngjyrë gri që shkon më shumë nga e zeza, ngjyra e fundit pa kthim. Rrimë do kohë mes gurëve dhe copave të mureve që kush e di se si mbahen ende në këmbë duke u përzier me ferrat që kanë nisur të bëhen padronet e vërteta të këtij vendi. E ndërsa jemi duke imagjinuar se çfarë mund të ketë ndodhur këtu e 185 vjet më parë një zile telefoni, që këmbëngul të marrë përgjigje na kthen befas në të sotmen: "Si jeni, a e ndjetë tërmetin që ra pak më parë? Ne këndej na kanë nxjerrë të gjithëve jashtë në rrugë". Miq e shokë janë vënë në merak duke e ditur se jemi mes gurëve të Kardhiqit. E vëmë buzën në gaz, pasi i kemi qetësuar se jemi fare mirë. Asnjë tërmet nuk mund t\‘i bëjë më shumë se kaq Kardhiqit. Rrëmeti i historisë tashmë i ka dhënë dorën e fundit fshatit me të cilin krenoheshin dikur banorët e tij. Shumë-shumë një tërmet mund t\‘ia afrojë edhe më fundin rrënojave të nxirosura dhe të shtojë grumbullin e gurëve që vazhdojnë pa reshtur të shkasin drejt fushës, e cila njohu betejën më të përgjakshme mes shqiptarëve.
 
Nënë Liria e Shehajve
 
Zyrtarisht, në Kardhiq, në të gjitha lagjet e tij, banojnë ende 18 familje. Shifra duhet të jetë disi optimiste. Të paktën kështu na duket neve të rrethuar sikurse jemi nga heshtja që vjen që nga shtëpitë e pabanuara e gjysmë të shkatërruara. Duket se në to nuk banon më njeri prej kohësh. Por ja se nga një grumbull gurësh të përzierë me kërcunj të hedhur shfaqet një figurë njerëzore, e para dhe e fundit që do të takojmë në Kardhiq. Është Liri Shehu, një nga të paktët njerëz që këmbëngulin ende të mos e lënë fshatin. Trupimët, duke u mbajtur fort në shkopin e saj, ajo afrohet disi me hezitim drejt njerëzve që ka parë papritur. Pastaj njeh Resulin dhe qetësohet.
 
Kur kishim hyrë në fshat na kishte bërë përshtypje kontrasti mes varrezave të mbajtura fare mirë në anë të një vendi të shenjtë bektashi dhe pjesës tjetër të fshatit që dukej sikur po rrëshqiste poshtë. Resuli na kishte shpjeguar se për vendin e shenjtë dhe për varrezat është kujdesur e kujdeset edhe sot veçanërisht familja Shehu, që e ka traditë brez pas brezi këtë punë. Nënë Liria, dikur vajzë e re nga Zhulati, është martuar pikërisht me një nga Shehajt. Fëmijët e saj të shumtë janë shpërndarë thuajse në krejt vendin. Ajo ka preferuar gjithnjë që të qëndrojë këtu, në shtëpinë prej guri në këmbë të kalasë së vjetër, aty ku hyri nuse këtu e shumë vjet më parë. "Nga këtu do të ik vetëm e dekur", thotë ajo në dialekt duke tundur kokën fort në shenjë të vendosmërisë së saj. E rrufisim me ëndje të madhe një gotë qumësht të atyre deleve që na kishin parë më parë me habi. Ndahemi me nënë Lirinë e Shehajve nën hijen e rëndë të kullës së kalasë së Kardhiqit. Poshtë, në fushë, dielli ka nisur të mos ndriçojë më aq fort si kur erdhëm. Për ne ka ardhur koha që të mbyllim blloqet tona të mbushura histori të vjetra të përgjakura.
 
1812, një lumë gjaku
 
"…Asgjë nuk e prishi qetësinë në tri ditët e para. Selim Bej Koka me të shoqen kishin vrarë veten. Krerët e tjerë të Delvinës, Gjirokastrës e Kardhiqit me Mustafa Pashën e Demir Dostin me familjet e tyre, nja gjashtëdhjetë veta, Aliu i nisi për në Janinë… Të nesërmen doli rrëzë kalasë së Shën Triadhës. Do të kalonin para tij meshkujt gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart nga Kardhiqi, Delvina e Gjirokastra të zënë rob, tetëqind veta. Ashtu si në Prevezë katërmbëdhjetë vjet më parë, i pa robërit një për një në fytyrë. Një pjesë, më të vjetrit në moshë, i njihte falë kujtesës tij të përbindshme. Të tjerët i pyeti për emrin dhe për fisin. Në krye të tri orëve, gjatë të cilave qëndroi në këmbë pa ndier lodhje, veçoi njëqind e tridhjetë veta, nga më të rinjtë në moshë dhe që nuk i përkisnin ndonjë fisi të shquar. Të tjerët, gjashtëqind e shtatëdhjetë burra, i lidhi e i nisi për te Hani i Bariagës në Valare. Sikur të shtrohej ndonjë gosti, ashtu do t\‘i kishte ndarë qehajai mysafirët: parinë e madhe në Janinë, burrat e sërës së dytë në han, të tjerët, ata që s\‘kishin ndonjë vlerë, jashtë në fushë, të shkonin nga të donin. Ata që po shkonin te hani, ecën në varg, të heshtur. E dinin mirë ç\‘i kishte gjetur hormovitët kohë më parë…
 
…Veziri iu soll hanit rrotull, si për të parë lartësinë e fortësinë e mureve dhe erdhi qëndroi prapë para portës si Veziri i çdo dite, ndërsa rreth e qark rrinte ushtria pa lëvizur, U dëgjuan zëra që prapa mureve, dikush thirri fort: "Ç\‘është kështu?! Ne u dorëzuam, pse na mbyllin këtu si cjeptë?!" Po shtohej trazira, mbase po lironin duart t\‘u ngjiteshin mureve e të hapnin portën. U duk sikur Aliu atë po priste. U kthye nga rojat dhe i tha njërit:
 
- A e dëgjon trazirën? Pse nuk shtie me armën që të kanë dhënë?
 
Roja nuk foli. Heshtja sundoi në radhët e ushtarëve e u shtri edhe brenda në han. U afrua me dorën në zemër kapedani i rojave mirditase dhe foli me zë të ulët:
 
-Nuk mundemi me vra njerëz të lidhur, o Vezir i Lartë. Jepu atyre armët dhe na po grihemi me ta në sytë e tu.- Ndenji i përkulur, me dorën prapë në zemër. - Ti na paguen rrogën e të kemi borxh bukën, veç jepu armët, - tha duke kërkuar pajtim me zërin e nënshtruar.
 
Më shumë se fjalët, folën sytë e tij. Ndenji me mjekrën varur në gjoks, i gatshëm të pranonte edhe vdekjen, po nuk do të prapsej nga lutja që bëri.
 
…Aliu u kthye nga karroca dhe u ul me derën hapur, mori karabinën në duar, e pa nga të dyja anët dhe thirri fort:
 
- Bëni detyrën! Të pushkatohen me grupe nga pesëmbëdhjetë, te hendeku!
 
E zbrazi karabinën në erë, duke treguar se nuk do të lejonte një fjalë më tej dhe se ai që nuk do të zbatonte urdhrin, do të linte kokën. Çuhadarët, rojat dhe armatolët, të drejtuar nga Thanasi, Tahiri e Griva, që u quajt "Kardhiqoti", hapën portën e hanit dhe filluan të nxirrnin të dënuarit në grupe nga pesëmbëdhjetë. Në oborr dhe në kthinat e hanit po bëhej trazirë. Një pjesë u vranë aty brenda duke u mbrojtur me duar. Ushtria jashtë rrinte në heshtje. Të gjithë ndiheshin pjesëmarrës në atë që po ndodhte, sepse s\‘ka ndonjë ndryshim të madh ndërmjet atij që zbraz pushkën dhe atij që rri duke parë…"
 
== Shih edhe ==