[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB
Udha (diskuto | kontribute)
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 217.73.143.138 dhe Mr Robot) dhe riktheu rishikimin 1601094 nga 46.7.116.40: vandalizëm
Rreshti 1:
'''Medea''' ({{lang-la|Μήδεια}}, {{lang-la|Medea}}) - bija e E etitEetit, [[mbreti]]t të Kolhidës dhe e gruas së tij, Eidës, magjistare e fuqishme.
 
Dhuratën e magjistarisë e ka fituar prej hyjneshës Hekata dhe me të ka hyrë në mit nga që hyjneshat Hera dhe Athena e kanë zgjedhur për t'i ndihmuar mikut të tyre, Jazonit, i cili me pesëdhjetë trima të zgjedhur grekë, ka arritur në Kolhidë që ta marrë leshin e artë. Ky lesh i ka takuar babës së Medesë, Eetit dhe ishte i lëkurës së dashit të artë, i cili Friksin e ri, të birin e Atamantit, mbretit të Orhomenës dhe të Nefelës, hyjneshës së reve, e ka sjellë para shumë kohërave në Kolhidë. Jazoni ka dashur ta marrë këtë lesh për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jazoni t'iu sjellë këtë lesh të arteeeartë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete. Kuptohet se, për ta sjellë atë ka qenë detyrë tejet e rëndë, sepse edhe rruga për në Kolhidë ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga që mbreti Eet, që postajen të mos ta vjedhë askush, ndërmerr masa tejet të ashpra sigurie. E vari në lis të lartë, në zabelin e shenjtë të zotit Ares dhe për roje e vë dragoin e vrazhdë i cili kurrë nuk ka fjetur gjume.
 
Kur arriti Jazoni në Kolhidë, u paraqit te Eeti dhe në mënyrë të njerëzishme e luti që t'ia japë postajën e artë. I premtoipremptoi se për këte do t'ia plotësoi çdo gjë që do të kërkohet prej tij. E etiEeti, kuptohet, mendonte se Jazoni dëshiron t'ia marrë fronin e tij dhe se lutja për dorëzimin e postajës së artë është vetëm pretekst që të nxisë konflikt. Prandaj në çastin e parë deshti ta vrasë trimin e ri, por nga kjo e ndal prania e pesëdhjetë shokëve të tij. I premtoi se do tia dorëzojë postajën e artë, por vetëm me kusht po qese e lavron fushën e zotit të luftës me pllug prej hekurit, me dema të zjarrët dhe ta mbjellë atë me dhëmbët e dragoit të gjarpërit të shenjtë të Aresit, pastaj të presë deri sa nga këta dhëmbë të rriten ushtarët dhe, më në fund, poqese i vret të gjithë këta ushtarë. Për ta kryer një detyrë të tillë, kuptohet, se nuk ka qenë një trimëri e rëndomtë, por këtu ka mundur të ndihmojë vetëm magjistarja e fuqishme. Me një magji të tillë ka qenë e pajisur pikërisht Medea.
 
I biri i Friksit, Argu e sjell Jazonin te Medea për të kërkuar ndihmë. Në çastin kur Jazoni paraqitet para Medesë, Hera dhe Athena u kujdesën që Erosi, zoti i dashurisë, t'ia qëllojë zemrën me shigjetat e dashurisë. Medea u dashurua në Jazonin në shikim të parë. Pa nxitje dhe bindje ia dha yndyrën e mrekullueshme e cila njeriun e bënte të paplagosur dhe për një ditë jashtëzakonisht të fuqishëm, ia kumtoi përbetimet me të cilat ka mundur ta fitojë ndihmën e hyjneshës Hekata dhe në fund e këshilloi që në mesin e ushtarëve që do të rriten nga dhëmbët e dragoit ta hudhë gurin e madh. Ata menjëherë do të përleshen rreth tij dhe në luftën e zjarrtë nuk do ta shohin kështu që do t'ia vrasë me lehtësi. Në këtë mënyrë do ta plotësojë kushtin e Eetit dhe do ta fitojë postajën e artë, e cila do t'i ndihmojë që sërish ta fitojë pushtetin në Jolk.
Rreshti 9:
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. Vendosi që t'i shmanget në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
 
Gjatë tërë kësaj kohe Medea dëshironte vetëm një gjë: që të martohet për Jazonin sikur që në çastin e falënderimit i premtoi që në Kolhidë. Mirëpo, Jazoni këtë nuk e dëshironte. Tek e fundit nuk ka qenë i vetmi kreshnik mitik, të cilët i shmangeshin martesës me gratë të cilat u kanë ndihmuar dhe u jepnin përparësi atyre të cilat kurrë nuk i kanë parë deri sa ishin të kapluar nga frika. MegjithatëeeMegjithatë, në ujëdhesën e feakasve Jazoni vendosi të martohet.
 
Atje, në të vërtetë, arriti anija kolhidase, komandati i së cilës kërkonte dorëzimin e Medesë. Sipas ligjeve e bija i takonte babës, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feakasve, Alkinou e ftoi Jazonin që të vendosë: poqese deri në ora dymbëdhjetë martohet me Medenë, nuk do t'ia dorëzojë, por nëse nuk martohej do t'ua dorëzonte kolhidasve.
Rreshti 23:
Pas këtyre vuajtjeve të tmerrshme Medea shkoi te Egjeu, mbreti i Athinës dhe për mbrojtjen e ofruar i premtoi se do t'ia kthejë rininë. Kur [[Tezeu]], i biri i Egjeut, erdhi në Athinë, u përpoq që ta helmojë. Ky krim nuk i shkoi për dore dhe Egjeu e dëboi nga Athina. Në qerre që e ngrehnin dragoit me krihë u zhduk kah lindja. Lajmet për fatin e saj të mëtejshëm janë kontradiktore. Sipas një versioni kthehet në Kolhidë, ku gjatë mungesës së saj në pushtet vjen Perzeu, vëllau i Egjeut. Mirëpo, ajo sërish e ktheu babën e vet në fron. Sipas versionit tjetër u vendos në tokën matanë Tigrisit, e cila e fiton sipas saj emrin Medea.
 
Tregimi i Medesë është pjesë përbërëse e mitit për argonautët dhe është ruajtur në versione të ndryshme. Kuptohet se shembulltyra e Medesë në to paraqitet në mënyra të ndryshme. Mirëpo, ajo është përherë figure qendrore e mitit. Fama e trimit Jazon tek e fundit bazohet në atëeeatë që i shkon për dore ta fitojë mirësinë e Medesë dhe se ka vepruar pikë për pikë sipas këshillave të saj. Nga miti për argonautët Medea ka hyrë edhe në mitin për [[Tezeu]]n, Njëherë Medea paraqitet si vrasëse e vrazhdë, herën tjetër si grua e cila do kuptohet se sërish me ndryshime të shumta, veçmas ato kronologjike. Më të ndërlikuara janë ndryshimet dhe kundërthëniet lidhur me karakterin e saj dhe vuan me pasion për shkak të dëshpërimit.
 
U bë heroinë e dy tragjedive të Euripidit: më e vjetra Bija e Peliut (e vitit 455 para e.s.) nuk është ruajtur, më e reja, Medea (e vitit 431 para e.s.) e cila, kinse në premjerën që u çfaq në Athinë falimentoi pa zhurm, sot me të drejtë konsiderohet njëra prej veprave më të njohura të dramaturgjisë greke. Tragjedinë Medeu e shkroi edhe Ovidiu. Bashkëkohanikët janë shprehur për të jashtëzakonisht mirë, prandaj edhe na vjen më tepër keq që ka humbur. Prej autorëve romakë tragjedinë me të njëjtin emër e ka shkruar edhe Seneka (kah mesi i shek. I të e.s.), dhe, siç ka shkruar edhe kritiku i atëhershëm" ... Kjo Mede e ka lexuar Medenë e Euripidit".Prej trajtimeve të reja të fatit të saj, e veçmas të hakmarrjes së saj, po e cekim Medenë e Robinson Jeffersit (Gjefersit) e cila me vetëdije është mbështetur në "udhëzimet e Euripidit" (1946).
 
Njësoj sikurse poetëve dhe dramaturgëve Medea u ka interesuar edhe artistëve figurativë. Pamjet me figurën e saj i njohim nga afër dyzet piktura në vaza prej të cilave më e lashta është e fillimit shek. VI para e.s. ({Jazoni dhe Medea në Kolhidë; Medea dhe bijat e Peliut, Medea i vret fëmijët e vet etj.). Në Herkulanum është zbuluar piktura murale Medea e cila e shpreh luftën e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot tjetër e ngjashme, në të cilën djemt e saj Mermeri dhe Feri luajnë me zare nën mbikëqyrjen e edukatores së vjetër, rrjedh nga e ashtuquajtura Shtëpia e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot gjenden në Muzeun Kembëtar në Napoli; modeli i tyre me siguri ka qenë piktura Medea e Timomakut (nga shek. I para e.s.). Prej veprave klasike duhet përmendur Sarkofagun romak me Medenë nga koleksioni Borghese (Borgeze) në Luvër të Parisit.
Prej veprave të artistëve modern, në mesin e më të rëndësishmve hyjnë: Martesa e Medesë ose e Kreuzinës, gravurë në bakër e Rembrandtit, e vitit 1648.; pastaj Medea e Eugen Delacroixit (Ezhen Delakroa) e vitit 1838., Shkuarja e Medesë e Auselm Feuerbachut (Anzelm Fojerbahu) për nga koha e rreth viti 1870, dhe Halucinacioni i Medesë i J.M. Turnerit (J.M. Tarner) e vitin 1832, dhe sot gjendet në Galerinë e Tatrit në Londër. Prej punimeve muzikore në rend të parë po e përmendim melodramën e Jiri Bendes Medea (premjera është mbajtur në Gotha, në vitin 1775, operën e njohur të Luigi Charubinit (Luigji Kerubini) Medea (1787) dhe komponimin dramatik Medea të Ernest Kfenekut (Kzheneku) e vitit 1953. '''KUSHTUAR LOVES TIME (L)'''
 
[[Kategoria:Mitologjia greke]]