[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
 
=== Kuptimësia ===
Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokseortodokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë. Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit, si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Kështu, në pagëzimin prej Joanit në Jordan, Jisui e identifikoi vetveten me mëkatarët, si "Qengji që ngre mëkatin e botës" (Joani 1:29), i "Dashuri" i Atit, detyra mesianike e të cilit është t’i çlirojë njerëzit prej mëkateve të tyre (Lluka 3:21; Marku 1:35). Dhe Ai është zbuluar si Njëri prej Trinisë së Shenjtë, i dëshmuar nga zëri i Atit dhe prej Shpirtit në formën e pëllumbit. Kjo është epifania qendrore, që lavdërohet në himnin kryesor të festës: Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot, për ne, ahere falja e Trinisë së Shenjtë kudo u shfaq, se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty! (Përlëshorja). U Shfaqe me lavdi, në tërë botën, edhe Drita Jote ndriçoi mbi ne sot, pra, të himnojmë me kuptim: Erdhe dhe zbulove vetveten, O Dritë e Paafruarshme (shkurtorja).
 
=== Rituali kishtar ===