[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta: zgjidhem rebusin e fjales buffer, qe ne shqip eshte veshtiresisht e perkthyeshme per ata qe s'jane fizikante
Rreshti 4:
Niketa ishte biri i [[Karl Topia|Karl Topias]]. Nëna e tij është e panjohur. Pas vdekjes së Karl Topias (1388), Marco Barbarigo mori në trashëgimi Krujën përmes martesës së tij me Helena Topian, motrën e madhe të Niketës, ndërsa vëllai i madh i Niketës, Gjergj Topia u bë zot i Durrësit. Ndërkaq Niketa mbajti një territor në jug të Durrësit.
 
Pas vdekjes së Sulltan [[Bajaziti I|Bajazitit I]] (në 1402), shumë shqiptarë iu nënshtruan Venedikut, si përshembull Niketa Topia, [[Gjon Kastrioti]] dhe [[Koja Zaharia]].<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=DXcRAQAAMAAJ|title=The Encyclopaedia of Islam|author=Hamilton Alexander Rosskeen Gibb|publisher=Brill|year=1967|page=654}}</ref> Venedikasit ishin të interesuar të kishin ca zona mes tyre dhe osmanëve në mënyrë që të amortizonin konfliktin që vinte nga osmanët, të cilët po avanconin drejt Evropës Perëndimore. Në 1403, Niketa Topia arriti t'ia merrte [[Kruja|Krujën]] motrës së tij, Helena BarbarigosTopias (Helena Barbarigos nga martesa), duke rifituar një territor, që më parë mbahej nga familja e tij, Topia, dhe përkohësisht i kishte shkuar Barbarigo-ve.<ref name="Anamali">Anamali, Skënder and Prifti, Kristaq. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Botimet Toena, 2002, {{ISBN|99927-1-622-3}} p.251-252</ref>
 
Niketa Topia ish i martuar me të bijën e [[Komnen Arianiti]]t.<ref>{{cite book|title=Aranitët: Historia- Gjenealogjia-Zotërimet|last=Shuteriqi|first=Dhimitër|publisher=Toena|year=2012|isbn=978-99943-1-729-5|editor=Zana Prela|page=97}}</ref> Vajza e tyre, Mara Topia, u martua me [[Balsha III|Balshën III]] në 1407 dhe pati me të një vajzë, Jelena Balshaj, e cila mori emrin e gjyshes së saj.<ref>{{harvnb|Spremić|2004|pp=73–108}}</ref> Nëpërmjet kësaj martese Balsha III dhe Niketa hynë në një aleancë, në mënyrë që të përzinin venedikasit nga Shqipëria.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=BIlpAAAAMAAJ|title=Problems of the formation of the Albanian people, their language and culture|author=Aleks Buda|publisher=8 Nëntori|year=1984|page=317}}</ref> Niketa pastaj filloi të jetë ndërmjetës në mes Balshajve dhe venedikasve gjatë [[Lufta e Parë e Shkodrës|Luftës së Parë të Shkodrës]].<ref>{{harvnb|Fine|1994|p=512}}</ref> Në fund të vitit 1411, Niketa Topia pësoi një humbje të rëndë nga forcat e [[Teodor II Muzaka|Teodor Muzakën II]] gjatë një beteje. Ai vetë u mbajt i burgosur, po me ndërhyrjen e [[Republika e Raguzës|Republikës Raguzane]] u lirua, gjithsesi vetëm pasi u dha disa territore rrotull [[Shkumbini|Shkumbinit]] [[Muzakajt|familjes Muzaka]]. Pas vdekjes së tij, në vitin 1415, kalaja e Krujës ra në duart e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].