[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Ktrimi991 zhvendosi faqen Zhan d'Arke tek Zhan d'Ark
No edit summary
Rreshti 1:
{{Dead end|date=qershor 2016}}
'''Zhan D’Ark''' (1412-1431) është heroina kombëtare e [[Franca|Francës]]. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire. Në vitin [[1909]] ajo u lumturua dhe u pranua si shenjtore në vitin [[1920]]. Zhan D’Ark pohonte se kishte vizione nga Zoti, të cilat i rrëfenin asaj të rimerrte vendin e saj nga dominimi anglez në fund të Luftës Njëqindvjeçare.
 
Në kohën kur zhvillohej Beteja e Harengave (Francë, 1428) një vit aspak i mirë për Francën, një vajzë fshatare në Shampanjë dëgjonte zëra dhe shihte vegime. Ishte tepër e shkujdesur, jashtëzakonisht fetare derisa mbushi 13 vjeçe - mosha kur filluan t’i flasin zërat. Ajo thoshte se zërat vinin nga Shën Mikeli, Shën Katerina dhe Shën Margarita, të cilët më vonë arriti t’i shihte.