[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Rregullime markup-i duke përdorur AWB
Rreshti 70:
{{Wide image|TallinnPan.jpg|900px|Panorama e qendrës së Talinit}}
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, [[Liqeni Ülemiste]] ([[Gjuha shqipe|sq.]]Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku, si dhe ishullin Aegna. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prej 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Nõmme është dhe pjesa më e gjelbëruar e qytetit, me kodra të veshura dendur me pisha, mështekna e panja.
Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Parqe për të përmendur janë Kadriorg, ku gjendet dhe kopshti japonez dhe pallati veror i careshës Katerina, kopshti botanik, dhe Muzeumi i hapur estonez. Qyteti ka një mori parqesh më të vegjël të shpërndarë në të gjithë qytetin. Në plazhin publik të Stroomit gjendet Merimets (Pylli i detit), një pyll prej 2  km i gjatë e 1,5  km i gjerë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë. Talini ka 3 plazhe publike brenda vijës administrative të qytetit.
 
== Ekonomia ==
Rreshti 103:
[[Skeda:TTTK 502 in Pärnu highway.JPG|parapamje|Tramvajet e rinj në Talin]]
Gjithashtu Talini është dhe pikëtakimi i të gjitha linjave hekurudhore të Estonisë, dhe trenat mund të përdoren gjithashtu falas brenda kufirit administrative të Talinit. Transporti ujor përbëhet nga një anije që shkon nga Talini në ishullin Aegna, ishull pjesë e territorit administrativ të Talinit.
Transporti ujor ndërkombëtar operohet nga Viking Line, Linda Line Express, Tallink dhe Eckerö Line që lidhin Talinin me Helsinkin, Mariehamnin, Stokholmin, dhe Shën Pjetërsburgun. Udhëtimi Talin-Helsinki (83  km) zgjat 2–3 orë në varësi të anijes e motit.
Transporti ajror sigurohet nga Aeroporti i Talinit, "Lennart Meri". Aeroporti ndodhet 4  km nga qendra e qytetit,
Qyteti gjithashtu lidhet me rrugë biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.
== Politika ==